• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kosova mon amour, Klara Buda

Në qershor 1998, Klara Buda, së bashku me gazetaren Marie – Françoise Allain, do të ideojë dhe redaktojë në Paris peticionin: "The fate of Kosovo common declaration on basic principles" (Fati i Kosovës deklaratë e përbashkët mbi parimet themelore), i cili i drejtohej opinionit publik, qeverisë franceze dhe institucioneve ndërkombëtare.

Çmimi 720 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Larg dhe afër, saga e një familjeje, Ismet Toto

Brenda një jete të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

Çmimi 7 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje