Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 250 kg

Çmimi

Çmimi

  • 5 Lekë - 7 500 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Dituria
  • Marka: Saltabooks

Referenca: SKU000983

Botuesi: Dituria

Fjale e shprehje latine, Taras Begeja

Latinishtja u bë gjuha mbizotëruese në të gjithë Europën Perëndimore duke u përdorur jo vetëm në shkolla, por edhe në diplomaci deri në shek. 18. Sot, ajo vazhdon të përdoret në përgjithësi në liturgjinë kishtare. Mësohet nga grupe të veçanta në shkolla e universitete.
400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000982

Botuesi: Dituria

Europa Ballkanike, Bernard Lory

Vendet ballkanike nuk është se i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000980

Botuesi: Dituria

Eksodi, Leon Uris

“Eksodi” është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar. 
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000977

Botuesi: Dituria

Foleja e neperkave, Francois Mauriac

Jo, nuk ishte paraja që ai koprrac donte aq shumë; nuk ishte dëshira e fortë për hakmarrje që e tërbonte atë. Qëllimin e vërtetë të dashurisë së tij, ju do ta njihni, në qoftë se do të keni fuqinë dhe kurajën që ta dëgjoni atë burrë nderi në pohimin e fundit, që ia ndërpreu vdekja...
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000976

Botuesi: Dituria

Fjalor Frengjisht-Shqip, Shqip-Frengjisht, Drita Hadaj

Fjalori jep fondin themelor të gjuhës, disa nga termat më të zakonshëm, nga fushat më kryesore të jetës. Shkurtimet, shtojca e foljeve të parregullta, emrat gjeografikë e bëjnë këtë fjalor të nevojshëm për një përdorues të frëngjishtes.
1 250 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000975

Botuesi: Dituria

Dy vjet pushime, Jules Verne

Djemtë e një kolegji gjenden të vetëm në bordin e anijes Slougi - përfundojnë, për shkak të një shtrëngate në Oqeanin Paqësor, në një ishull të shkretë ku do të qëndrojnë dy vjet... për pushime të detyruara!
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000973

Botuesi: Dituria

Dashnoret, Padraig Standun

Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij.
500 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000972

Botuesi: Dituria

Dymbëdhjetë tregime pelegrine, Gabriel Garcia Marquez

Mundi për të shkruar një tregim është po aq intensiv sa mundi për të nisur një roman. Sepse në paragrafin e parë të romanit duhet të kesh përcaktuar gjithçka: tonin, stilin, ritmin, gjatësinë dhe madje karakterin e ndonjërit prej personazheve.
500 Lekë
More
Ka mbaruar