Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,365 kg

Çmimi

Çmimi

  • 6 Lekë - 10 000 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: LINDDITA AE
  • Marka: Naimi
  • Marka: Plejad

Botuesi: Plejad

Vajzat e Olimpit, Lotët e kristaltë, Elena Kedros, libri i parë

Sidi, Luçe dhe Hëni ndjekin së bashku shkollën e mesme. Sidi merret me skermë dhe është kampione, Luçe është shumë e bukur dhe di se si ta bëjë për vete një djalë, ndërsa Hëni është thjesht një gjeni. Duhen, grinden dhe kalojnë orë të tëra në telefon, si të gjitha moshataret.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Mitet e historiografisë arbëreshe, Matteo Mandala

Libri "Mundus vult decipi" i dijetarit arbëresh Matteo Mandalà është një libër që "u tregon vendin" pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçan në shekujt XVIII e XIX.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Shqipëria dhe Jugosllavia (1945 – 1948), Ledion Krisafi

Studimi i këtyre të dhënave të nxjerra nga autori nga arkivat e ish – Jugosllavisë në Beograd, jo vetëm që hedhin dritë të re mbi marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave të asaj periudhe, por ri – interpretojnë politikën e jashtme të Shqipërisë në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore dhe qëllimin e Enver Hoxhës në politikën e jashtme jo vetëm në lidhje me...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

50 ide rreth arkitekturës që duhet t'i dijë çdo njeri, Philip Wilkinson

Ky libër flet rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore që nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash – që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifi kimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mëhyra si të interpretojmë të kaluarën deri se si të ndërtojmë për të ardhmen.
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Baza e moralit, Arthur Schopenhauer

Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Bota si vullnet dhe përfaqësim, Artur Shopenhauer, vol. 3-4

Për Tolstojin, Shopenhaueri ishte mendimtari më I madh i botës. Ky pohim, në vetvete bombastik, fiton akoma më shumë spikatje edhe për faktin se Tolstoji e gjykon Niçen, të konsideruar nga shumica si "superuesin" e Shopenhauerit, një ojnatar feuilletoniste. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.
2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Kodikët kronografikë të Shqipërisë, Shaban Sinani

Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
2 000 Lekë
More
Në gjendje