Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lufta qe i dha fund paqes, Margaret MacMillan
  • Lufta qe i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Plejad

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.

21,40 CHF
19,26 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lufta që i dha fund paqes
Origjinali: The war that ended peace
Gjinia: Histori
Autori: Margaret MacMillan
Shqipëroi: Ilirjana Angoni
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2016
Fq. 652
Pesha: 0.833 kg.
ISBN: 978-9928-18-32-17

Fragmente nga libri

Austro – Hungaria kërkonte një Shqipëri të fortë për të bllokuar hyrjen e sllavo – jugorëve në Adriatik (fatbardhësisht, shqiptarët nuk ishin sllavë); Rusia nuk donte... Në fund mund të shfaqej një Shqipëri me kufij në Adriatik dhe nën mbrojtjen austro – hungareze.

Shqiptarët, të cilët sipas gjasave ishin populli më i vjetër në Ballkan dhe që flisnin një gjuhë të ndryshme nga ajo e fqinjëve sllavë, po fillonin në mënyrë të volitshme të zhvillonin nacionalizmin e tyre të pavarur.

Trazira në Ballkan vazhdonte të ziente. Serbisë, e cila tashmë kishte nën kontroll provincën osmane të Kosovës dhe një pjesë të Maqedonisë, menjëherë iu desh të përballej me një revoltë midis popullsisë së re të madhe të saj, atë të muslimanëve shqiptarë.

Megjithëse, qeveria serbe e shtypi me ashpërsi çdo rezistencë, kjo akumuloi një traditë urrejtje dhe mllefi midis shqiptarëve, të cilët ende po shkaktonin shqetësime në fund të shekullit.

Kufijtë e Shqipërisë u debatuan nga Greqia në jug dhe Serbia në veri dhe në veçanti serbët ishin të vendosur për të mos u zmbrapsur përballë fuqive të mëdha.

Fati i qytetit të vogël, Scutari (sot Shkodër), çoi në tensione të veçanta dhe ringjalli frikën për luftën. Austro – Hungaria donte që qyteti të përfshihej në Shqipëri meqenëse ishte qendër e katolikëve dhe kësisoj e ndikimit austro – hungarez... Në 25 tetor, Serbia kapitulloi dhe i nxorri trupat e saj nga Shqipëria.

Pjesë e problemit ishte se shqiptarët, të cilët mjaft mirë mund të kishin origjinën nga banorët zanafillorë të Ballkanit, ishin përzier me sllavo – jugorët e kombësive të ndryshme dhe të feve të ndryshme.

Shqiptarët ishin edhe të ndarë në klane dhe sipas fesë – ata në jug ishin kryesisht muslimanë, ndërsa ata në veri ishin në pjesën më të madhe të krishterë – gjë që më tej i inkurajoi fuqitë e huaja të ndërhynin.

Përveç kësaj, Austro – Hungaria donte një Shqipëri të madhe për të krijuar balancë kundër shteteve sllave dhe për të bllokuar Serbinë nga deti, ndërsa Rusia shpresonte t'u jepte sa më shumë territor që të ishte e mundur prej territorit otoman.

Të dyja fuqitë sërish u zmbrapsën prej luftës dhe në mars kjo krizë më e fundit europiane po zbutej, ndërkohë që Rusia dhe Austro – Hungaria po i reduktonte trupat e tyre përgjatë kufijve të përbashkët dhe arritën në një marrëveshje që Shkodra të përfshihej në Shqipëri në këmbim të një numri qytetesh që i kalonin Serbisë.

Komente mbi librin

"Një nga pikat e forta të librit "Lufta që i dha fund paqes" është aftësia e Margaret MacMillan – it për të evokuar botën e fillimit të shekullit XX... Portretet e dhëna nga MacMillan për njerëzit që e çuan Europën drejt luftës janë të shkëlqyera... Logjika e argumentit të MacMillan – it është e tillë që madje edhe tani, ndërsa ajo na çon ditë për ditë, orë për orë nëpër të gjithë periudhën menjëherë pas vrasjes së Arkidukës Franz Ferdinand në Sarajevë në 28 qershor 1914, ne presim që njëri apo tjetri burrë shteti të sulet mbi fitilin e ndezur."

The New York Times Book Review

"I mahnitshëm... "Lufta që i dha fund paqes" sigurisht që do të radhitet midis librave më të mirë të krijimtarisë së shekullit... MacMillan, me mjeshtëri dhe shpejtësi, lundron përmes kundra – rrymave dhe rrymave vërshuese të dhjetëvjeçarëve të paraluftës... Lufta e Madhe pati një kaleidoskop shkaqesh. Zj. MacMillan i prek të gjitha ato, me një përzierje të hollësive dhe të vrojtimit gjithëpërfshirës."

The Economist

"Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar."

The Wall Street Journal

Detajet e librit
Plejad
9789928183217
9789928183217
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvrasja e Europës, Douglas Murray

“Vdekja e çuditshme e Europës” është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapur në aktin e vetëvrasjes, i përditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i tij i parë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.
13,96 CHF 15,52 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kjo është Kina, Artan Goga

Vendet janë si njerëzit, kanë të mirat dhe të metat e tyre. Por ky është një libër kryesisht për të bukurën me të cilën Kina, vendi me një ndër qytetërimet më të lashta në botë, është e bekuar me shumicë.
4,62 CHF 5,14 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000321

Botuesi: Ideart

Renia e Kostandinopojes, Steven Runciman

Steven Runciman mbetet njëri prej studiuesve më të shquar të historisë së mesjetës. Veprat e tij mbi historinë e kryqëzatave janë edhe sot e gjithë ditën pika referimi të pakapërcyeshme dhe modele të popullarizimit të arritjeve shkencore.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe