Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1,501 kg

Çmimi

Çmimi

  • 1 Lekë - 3 900 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Disponueshmëria: Jo i disponueshëm
  • Marka: Argeta LMG
  • Marka: Botimet Dudaj
  • Marka: Pegi

Botuesi: Pegi

Bon Ton, Olesia Leço

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Parajsa e humbur, Cees Noteboom

Një libër në kërkim të arsyes së jetës dhe kuptimit të asaj çka përjetojmë në jetën tonë tokësore, krejtësisht e parëndësishme në krahasim me përjetësinë. Një mbrëmje vere, në San Paolo, Brazil, një grua del për të shëtitur me makinë për t'u gjendur më pas shtrirë pranë një burri që fle, në Australi.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dritat në shtëpitë e të tjerëve, Chiara Gamberale

Maria, administratorja e një pallati të vogël e të zakonshëm, humb jetën në një aksident. Ajo lë pas një vajzë të vogël, Mandorlën, dhe një letër, në të cilën rrëfen se i ati i vajzës jeton në ndërtesën që administron ajo.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Një bashkëshort si shpirt, Sveva Casati Modignani

A ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo?
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri në kohën e komunizmit, Bessa Myftiu

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosë së ndjenjave dhe forcën e emocioneve.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Celulari, Stephen King

Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk janë të kuq, Albana Melyshi Lifschin

Fluturimi për në Nju-Jork na u duk pa mbarim, por unë isha zhytur në mendimet e mia, e dija nga vija e se ku shkoja; nga një gjysmëfamilje e ndarë me oqean në mes me gjysmën tjetër. Po shkoja te një gjysh që po vdiste, kur gjyshes sime të ëmbël nuk kisha mundur t'i qëndroja pranë në shtratin e vdekjes...
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar