• Banner

Periudha e demokracisë
Libra nga periudha e demokracisë shqiptare

Periudha e demokracisë

Libra nga periudha e demokracisë shqiptare
Filtrat aktiv

Referenca: SKU000355

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Historia e shtetit shqiptar 1912 - 2005, Kastriot Dervishi

Në morinë e botimeve për historinë moderne të Shqipërisë, ky botim synon të japë një model të ri, duke u përpjekur të sjelë në nivele të duhura atë që ka të bëjë me kujtesën kombëtare si dhe me nxjerrjen e së vërtetës, pavarsisht nga rrethanat e zhvillimeve politike dhe nga pesha që ka marrë zhvillimi i ngjarjeve.

Çmimi 1 150,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit, vëllimi i parë, Preç Zogaj

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë: • gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut; • gjatë...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Nëntëdhjeteshtata, Fatos Lubonja

Janë dy muaj gjatë të cilëve konflikti social e politik që shoqëroi rënien e piramidave financiare u përshkallëzua çdo ditë për të arritur si pikë kulmore shpërbërjen tragjike të shtetit dhe të institucioneve të tij. Janë dy muaj për të cilët është shkruar dhe do të shkruhet shumë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Shqipëria e Re, Fred C. Abrahams

Në fillim të viteve '90, Shqipëria, shteti më i mbyllur dhe më represiv i Europës, nisi një trazicion befasues pasi e kishte mbyllur veten për dyzet vjet në izolim komunist. Më përpara, nën një pushtet të rreptë diktatorial, shqiptarëve nuk iu lejohej të ushtronin fenë, të udhëtonin jashtë vendit, të vishnin xhinse apo të lexonin letërsi "dekadente"...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001535

Botuesi: Toena

Deformimi i Partisë Demokratike, Blerim Çela

Në 1992 u zgjodh anëtar i qeverisë së parë demokratike me detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997. Nga 1997-2009 ka ushtruar detyrën e shefit të financës së PD-së. Nga viti 1997-2010 ka qenë zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001448

Botuesi: Toena

Viti 97, Mero Baze

Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001168

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shqipëria pas rënies së komunizmit, Clarisa De Waal

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara 'ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria'.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje