Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia e filatelisë shqiptare, Thimi Nika
  • Historia e filatelisë shqiptare, Thimi Nika

Historia e filatelisë shqiptare, Thimi Nika

Te tjere

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.

3 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e filatelisë shqiptare (kopertinë e trashë)
Origjinali: Historia e filatelisë shqiptare
Gjinia: Koleksion
Autori: Thimi Nika
Shtëpia botuese: MediaPrint
Viti: 2013
Fq. 418
Pesha: 1.175 kg
ISBN: 978-9928-08-114-8

Mbi autorin

Thimi Nika ka lindur në Kukës më 11 shkurt 1949. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike në korrik 1970. Në periudhën 1971 – 1997, ka punuar si gazetar dhe drejtues në disa organe të shtypit të shkruar dhe atij radiofonik.

Nga viti 1997 e në vijim punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1982 mbaron me gradën shkencore "Kandidat i Shkencave" dhe nga viti 1995 është "Doktor i Shkencave". Ka gjithashtu titullin "Docent".

Thimi Nika është koleksionist. Koleksionon pulla dhe histori postare shqiptare (ka marrë pjesë në disa ekspozita filatelike brenda dhe jashtë vendit); koleksionon piktura (ka çelur pesë ekspozita pikture); koleksionon gjithashtu monedha e kartëmonedha shqiptare, kartolina dhe fotografi shqiptare.

Duke qenë njëkohësisht studiues në fushën e filatelisë, aktualisht drejton, si kryeredaktor, revistën "Koleksionisti", organ i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë. Është prej një kohe të gjatë anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës. Thimi Nika është autor edhe i dy librave të tjerë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928081148
ean13
9789928081148
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Retorika e përgjithshme

Historia e ideve, njëlloj si historia politike, shënon perëndime dhe restaurime, shfronësime dhe rikthime.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lekë Matranga, njeriu, koha, vepra, Matteo Mandala

Gjatë rishqyrtimit të kontributeve të sjella nga studiuesit që janë marrë me këtë çështje të bën përshtypje fakti që zbulimi i disa dokumenteve të rëndësishme është bërë krejt rastësisht. Por kësaj bien në sy mangësitë, kufizimet dhe pasaktësitë që karakterizojnë përpjekjet për të rindërtuar qoftë jetën e Lekë Matrangës, qoftë edhe kontekstin historiko –...
4 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Studime albanologjike, Matteo Mandala

Shkrimet e përmbledhura në këtë libër me karakterin e tyre heterogjen mund të konsiderohen si fryt i së njëjtës metodologji që kam gjetur edhe në studimet e Shaban Sinanit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Antropologjia etnike e shqiptarëve, Aleksander Dhima

Synimi i kësaj monografie është analiza e materialit të deritanishëm mbi antropologjinë etnike të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me përdorimin e metodave bashkëkohore: historiko – shoqërore (vjetërsia e vendbanimeve, institucionet politike që kanë siguruar ekuilibrin social në kohë dhe hapësorë).
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Fjalori i Gazullit, Nikoll Gazulli

Dalja sërish në dritë e Fjalorit të Gazullit mëton të rivendosë raporte të drejta ndërmjet dokumentimit të dy korpuseve gjuhësore shqipe, gegë e toskë. Treva e Malësisë së Madhe ku u mbështet Gazulli është burimore dhe shumë pak e cënuar gjuhësisht në krahasim me Shkodrën dhe rrethinat, jo vetëm falë izolimit historik të saj, por edhe për veçoritë...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
2 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Çeta e Profetëve, Pjetër Bogdani

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj.
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
700 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001599

Botuesi: Toena

Medaljet shqiptare (1914-2002), Artan Lame, vol. 1 dhe 2

Medaljet, së bashku me pullat dhe monedhat, përbëjnë një nga simbolet më shprehëse të "Unit" të një shteti, të përpjekjeve të tij për të afirmuar popullin e vet, veçantinë e tij, gjurmën e tij mbi Glob. Në rastin e Shtetit Shqiptar, gjejmë rikonfirmimin e përjetshëm të kësaj. 
12 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001713

Botuesi: Te tjere

Albania, a photographic journey 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.
3 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001714

Botuesi: Te tjere

Albania, un voyage photographique 1858-1945, Loic Chauvin, Christian Raby

Shqipëria një rrugëtim fotografik (1858-1945) paraqitur nga Loïc Chauvin et Christian Raby. Shqipëria vazhdon të mos përmendet në historinë botërore të fotografisë. Asnjë referim, kurrfarë emri nuk sillet si shembull për të treguar se ky vend ka pasur sa e sa artistë të talentuar në këtë fushë.
2 700 Lekë
More
Ka mbaruar