Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Mbreteria dhe mergimi, Albert Kamy Shihe të plotë

Mbreteria dhe mergimi, Albert Kamy

Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$4.93

Me ulje çmimi!

-30%

$7.04

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Ujku i murrme. Jeta e Mustafa Qemal Ataturkut, H C Armstrong

    Ujku i...


    Ky libër i kushtohet një njeriu brilant, me një...

  • Pasuria e Kombeve, Adam Smith

    Pasuria e...


    Ky është ndoshta traktati politik dhe filozofik...

  • Politika si profesion, shkenca si profesion, tre tipat e paster te sundimit legjitim, Max Weber

    Politika si...


    Politika si profesion ka formë...

Titulli: Mbretëria dhe mërgimi
Origjinali: L'exil et le royaume
Gjinia: Novela
Autori: Albert Kamy
Shqipëroi: Nonda Varfi, Luan Canaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 174
Pesha: 0.223 kg
ISBN: 978-99927-805-1-7

Mbi librin

Në këtë vepër, janë paraqitur novelat: "Gruaja kurorëshkelëse", "Renegati", "Gojëkyçuri", "Mysafiri", "Zhonaj ose artisti në punë" dhe "Guri që mugullon".

Mbi autorin

Alber Kamy u afirmua qysh në veprat e para si një nga shkrimtarët më të fuqishëm të shek XX. Në veprat e tij ndërthuret arti i hijshëm me mendimin e thellë, teknikat e sofistikuara të tekstit me çështjet themelore të qenies.

Për të kuptuar Kamynë, duhet kaluar nëpër letërsitë greke e romake, nëpër historitë e feve e të filozofisë, duke mbërritur te shrimtarët e mendimtarët klasikë e modernë. Veç kësaj, rrethanat e posaçme të jetës e formuan Kamynë me një ndjeshmëri nga më të volitshmet për artin.
Lindur në Algjeri nga baba francez e nënë spanjolle, te Kamyja u poqën në një harmoni fatlume fantazia arabe, intelekti latin dhe eleganca hispanike. Për të gjitha këto, vepra e tij përbën një dukuri origjinale dhe me një vlerë të spikatur të letërsisë moderne.

U lind më 7 nëntor 1913. Në saj të presionit të babait, i ndjek rregullisht studimet deri në universitet, ku diplomohet për Filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nëpër përvoja gjithëfarëshe: shkruan tekste të vogla meditative me theks biografik, shtrohet në spital për tuberkuloz, por i shpëton vdekjes por jo kurimeve të vazhdueshme. Harton romanin e rinisë "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botojë për së gjalli.

Viti 1937 shënon çast vendimtar në jetën intelektuale të Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasëm". Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".

Bëhet i njohur më 1942 me botimin e esesë filozofike "Miti i Sizifit", sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimtë që Kamyja e emërton me emrin absurd. Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes prej absurdit. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama: "Kaligula" më 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore të mishëruar në figurën e perandorit romak, Kaligula.

Drama tjetër është "Të drejtët", himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën", ku dënon dënimin me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja", që mbahet si një nga romanet më të mira të shek. XX, ku i bëhet një sintezë qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave të tiranisë.

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" më 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualëve të majtë francezë me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Ne këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.

Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik më 4 janar 1960. Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamysë është romani "Njeriu i parë", që u botua më pas i paplotë më 1994. Kushdo që ka lexuar një vepër çfarëdo të Kamysë, kupton se ky është një autor i një lloji të veçantë.