- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
Titulli: Ema
Origjinali: Emma
Gjinia: Roman
Autori: Jane Austen
Shqipëroi: Ledia Dushi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 464
Pesha: 0.489 kg.
ISBN: 978-9928-175-25-0
Ema Udhaus është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk ndien nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq më shumë sesa ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ajo pleks disa intriga dashurore dhe në fund gjendet e kapur në rrjetën e tyre.
Çiftet formohen nën shenjën e një dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe parapëlqimet e ngjashme. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, "Ema" shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen – it. Botuar për herë të parë në 1815 – n, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra përshtatje kinematografike dhe teatrore.
"Ema është shembulli më i përkryer i romanit në të cilin protagonistja pashtershmërisht i jep formë ngjarjeve, siç bën përroi me bregun."
Edith Wharton
"Ema është një personazh jashtëzakonisht tërheqës, një grua tek e cila lexuesi kthehet sërish e sërish për shkak të intimitetit joshës të mendimeve të saj, një lidhje e fshehtë që gërshetohet me mësimin se njohja e vetvetes përbën mister, se vaniteti është burimi i dhembjes më të madhe dhe se nënvetëdija është një mjet i pabesë e i papërsosur në drejtimin e psikikës."
The Guardian
"Ja si një grua, që në fillim të shekullit XIX, shkruante pa urrejtje, pa hidhërim, pa frikë, pa e ngritur zërin, pa predikuar. E teksa lexoja "Antoni e Kleopatra", mendoja se ishte e njëjta gjendje shpirtërore në të cilën shkruante Shakespeare – i. Ndoshta, kur krahasojnë Shakespeare – in me Jane Austen – in, disa kritikë duan të thonë se që të dy kishin arritur të shuanin çdolloj pengese në mendjen e tyre..."
Virginia Woolf
Jane Austen (1775 – 1817) është një figurë e spikatur e letërsisë angleze. Kronologjikisht, ajo i përket periudhës romantike, por realizmi i saj e rendit në një rrafsh me traditën e shekullit XVIII. Falë mendjes së saj të mprehtë dhe personazheve të forta femërore, letërsia e Jane Austen – it ka fituar në mënyrë të padiskutueshme statusin e një klasiku.
Veprat e saj përshkohen nga humori dhe ironia, dy tipare të pazakonta për atë periudhë, duke e sintonizuar më tepër me kohën dhe shijet tona, sesa me kohën e saj. Feminizmi i Austen – it është i nëndheshëm e megjithatë ajo ka qenë ndër të parat që u ka dhënë personazheve të saj femërore të drejtën për të qenë të lumtura. Ajo arriti të ngrinte në art jetën e zakonshme.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Toena
Botuesi: Living
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Penguin Classics
Botuesi: Penguin Books
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Pegi
Botuesi: Collins Classics
Botuesi: Collins Classics
Referenca: 2938
Botuesi: Botimet Dudaj

check_circle
check_circle