Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Zonja Ataturk, Ipek Calislar
  • Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Zonja Ataturk, Ipek Calislar

Fan Noli

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zonja Ataturk
Origjinali: Latife Hanım
Gjinia: Histori
Autori: Ipek Çalişlar
Shqipëroi: Sadedin Limani
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2013
Fq. 438
Pesha: 0.499 kg.
ISBN: 978-9928-165-220

Mbi librin

Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.

Kur martesa e tyre përfundoi, aspektet e saj politike dhe intelektuale u injoruan me paramendim të caktuar dhe ndihmesa e saj për themelimin e republikës u lanë mënjanë.

Perdja që errëson Zonjën Ataturk tashmë ka rënë për të zbuluar një grua dhe një Mustafa Qemal krejt të ri, ashtu siç e tregon historia e dashurisë që zgjati për tërë jetën.

Komente mbi librin

"Shumë e pasur, bindëse, e habitshme dhe e thellë... Një nga biografitë më të suksesshme të shkruara në turqisht."

Orhan Pamuk, shkrimtar

"Një libër i ri mbi një tabu të vjetër turke."

The Economist

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928165220
ean13
9789928165220
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001751

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Perse genjejne udheheqesit, John J. Mearsheimer

Në këtë libër të vogël magjepsës, John Mearsheimer argumenton se gënjeshtra rreth politikës së jashtme është një pjesë e brendshme e mënyrës demokratike të jetesës. Ky është një mesazh i rëndësishëm për ata pjesëtarë të publikut demokratik që dëshirojnë t'i shmangen mashtrimeve nga udhëheqësit e tyre.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Homo Deus, Yuval Noah Harari

Lufta ëshë jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti sesa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teorik. Barazia del, pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2558

Botuesi: Toena

Ballkani në historinë botërore, Andrew Baruch Wachtel

I shkruar me energjinë dhe gjallërinë e jetës, me një vështrim të freskët pozitiv për Ballkanin, për këtë rajon me larmi kulturore e kompleksitet historik të habitshëm e të jashtëzakonshëm.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Etruskët fillojnë të flasin, Zacharie Mayani

Pak nga pak, përpara syve të mi tabloja nisi të merrte formë: një familje e madhe popujsh dhe fisesh, gjuhët e të cilëve lidheshin me ilirishten, shpërndahej në krejt Adriatikun dhe drejt Mesdheut, deri në Itali, Kretë dhe Palestinë. Këta ishin ilirët, venetët, japigët, maqedonasit, frigët etj.
3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001572

Botuesi: Dituria

Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore, Joseph Rothschild

"Europa Lindore dhe Qendrore midis dy luftërave botërore" është një histori politike e sofistikuar e kësaj zonës të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë,...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002012

Botuesi: IDK

Gramatike e qyteterimeve, Fernand Braudel

Një ndër figurat më të shquara të shekullit të njëzetë... Kjo vepër ku Braudel - i na mëson historinë është një manual që udhëheq përmes labirinteve të qytetërimeve të botës. Ai u drejtohet sa specialistëve të historisë po aq edhe publikut të gjerë, e sidomos shkollarëve.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001928

Botuesi: Te tjere

Historia bashkekohore, Llambro Filo, Juliana Marko

Titulli: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Origjinali: Historia bashkëkohore (për shkencat politike dhe sociale)Gjinia: HistoriAutori: Llambro Filo, Juliana MarkoShtëpia botuese: UFO PressViti: 2007Fq. 494Pesha: 0.85 kgISBN: 978-99943-951-5-6  
1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Duke studiuar mrekullinë, Wang Xiansui

Njerëzit mund të vrasin mendjen se çfarë fuqie e ka motivuar popullin kinez dikur të përçarë që të bashkohet për të bërë përpjekje efikase drejt një qëllimi të përbashkët për më tepër se gjashtëdhjetë vjet. A ka këtu ndonjë sekret të panjohur për botën në lidhje me këtë mrekulli moderne?
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001574

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Osmane, Robert Mantran

Perandoria Osmane përfaqëson një formacion politik, që për një periudhë më shumë se 500 vjeçare, përfshiu në gjirin e saj të gjitha viset shqiptare.
2 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...
400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe