Dasma (Lëkura e daulles), Ismail Kadare
  • Dasma, Ismail Kadare
  • Dasma (Lëkura e daulles), Ismail Kadare

Dasma (Lëkura e daulles), Ismail Kadare

Onufri

Romani "Lëkura e daulles" është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën "Nëntori". Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin "Dasma". Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm "Lëkura e daulles".

7,77 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dasma (Lëkura e daulles)
Origjinali: Dasma (Lëkura e daulles)
Gjinia: Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 160
Pesha: 0.248 kg.
ISBN: 978-9928-186-92-8

Mbi librin

Romani "Lëkura e daulles" është botuar së pari me këtë titull në vitin 1967, në revistën "Nëntori". Një vit më pas ka dalë si libër më vete nën titullin "Dasma". Më pas, pas shkurtimeve të ndjeshme, është ribotuar më 1981 me titullin e kahershëm "Lëkura e daulles". Zanafilla e romanit ka qenë novela "Dasma e çuditshme", me subjekt prishjen groteske të një dasme, si hakmarrje ndaj nuses, prej të dashurit të fyer.

Ndonëse i shpërfillur prej autorit, romani është përkthyer në disa vende perëndimore nga botues të majtë, përpara "Gjeneralit të ushtrisë së vdekur". Një radio-dramatizim i veprës, me titullin "Dasma dhe fantazma", është bërë prej BBC-së së Londrës më 1969.

Koment nga Éric Faye

Me gjithë kohëzgjatjen e sistemit stalinist, Shqipëria nuk njohu teoricienë të realizmit socialist, ashtu sikurse Bashkimi Sovjetik pati Zhdanovin e tij. Ky koncept artistiko-politik ruajti përherë diçka abstrakte, lëvizëse, që do të ishte një kurth për shkrimtarin, ashtu siç mund të ishte një "aleat objektiv", kur atij i duhej të dilte nga një gjendje e vështirë.

Mungesa e "shkrimeve të shenjta" bënte që shkrimtarët të gjenin anashkalime të çuditshme. Kështu, për shembull, shkrimtari mundohej të nxirrte si shkak faktin që sloganet e realizmit socialist e kishin zanafillën në Bashkimin Sovjetik, që ishte i akuzuar nga Tirana si një vend revizionist qysh në fillimet e viteve gjashtëdhjetë.

Atëherë, përse duhej ndjekur ky "shembull i keq" i komunizmit sllav? Përtej këtyre akrobacive dialektike, që mund t'i jepnin atij një çast pushimi, shkrimtari pësonte trysni të njëpasnjëshme, çka ilustrohet fare mirë në një pyetje drejtuar një personazhi, që është një njeri i letrave, në romanin "Lëkura e daulles": "Përse ti ke shkruar kaq pak për fabrikat?".

Të tilla pyetje i vinin shpesh në vesh Ismail Kadaresë, vepra e të cilit kishte kaq pak punëtorë apo fshatarë. Megjithatë, pikërisht atje ishte dhe "kocka e fortë" e realizmit socialist: një shkrimtar duhej të përshkruante të tashmen, kantierin e madh të njeriut të ri. Artisti "jashtë kohe", ai që shkruante temat e përjetësisë, vihej në shënjestër.

Ashtu sikurse të gjitha vendet e mjegullnajës komuniste, Shqipëria ka njohur edhe luhatje, që shkonin drejt një zbutjeje, apo drejt një ashpërsimi të ri, gjë që bënte të mundur që, në të njëjtin dorëshkrim, të kishte herë doza shpirtmirësie e herë rreptësi, sipas kërkesave të çastit.

Gjatë gjysmës së dytë të viteve gjashtëdhjetë, Shqipëria kaloi një fazë, që asnjë nga vendet e bllokut sovjetik nuk e njohu: ajo pati revolucionin e saj kulturor, të frymëzuar nga modeli kinez. E megjithatë, sipas të gjitha gjasave, ky revolucion pati ndryshime të mëdha nga nëna e vet aziatike.

Në qoftë se në Kinë shkrimtarëve u binin më qafë, i rrihnin dhe i burgosnin dhe nëse pulsi i letërsisë atje pushoi praktikisht së rrahuri, gjatë këtij dhjetëvjeçari në Shqipëri nuk ndodhi e njëjta gjë. Atje shkrimtarëve iu dha detyra që të shkonin në bazë e të njiheshin nga afër me jetën e popullit, por pa pasur ndonjë persekutim të veçantë.

Ndryshe nga Mao, i cili kishte grishur popullin, me plot kuptimin e fjalës, në një "puç" kundër aparatit komunist, Enver Hoxha nuk e vuri në diskutim përparësinë e Partisë. E megjithatë, gjatë kësaj periudhe pati edhe pika të përbashkëta midis këtyre vendeve. Kështu, ndërsa gardianët e kuq po rrënonin manastiret budiste në Kinë, shteti shqiptar bëri të njëjtën gjë.

Ai e ndaloi "propagandën fetare" dhe i ktheu vendet e kultit në magazina, salla sporti apo muze, duke u shpallur kështu si vendi i parë ateist në botë. Është kjo epokë e çmendur, që na e jep me saktësi, mendjemprehtësi e lirizëm vëzhguesi Kadare, të cilit iu desh të ishte i pranishëm në "një vend të huaj" brenda vendit të vet, epokë, ndërkaq, e mbuluar nga shtresa të tjera ngjarjesh e që ka ngelur gjysmë e fshirë në mendjen e brezit të ri, që kërkon disa shpjegime.

Sepse, duke cituar Aragonin, "Historia është e pakuptueshme pa këto shpjegime. Pikërisht ngaqë harrojmë ta pajisim me to, ajo ka gjithnjë pamjen greko-romake dhe një gjeneratë nuk kupton më asgjë nga ajo që tregojnë të moshuarit".

Më 1966, kur sapo filloi revolucioni kulturor shqiptar, Ismail Kadare u dërgua të punojë "gju më gju me popullin", në qytetin e vogël të Beratit, në Jug. Ai ndenji atje dy vjet, si korrespondent i gazetës letrare "Drita". Që të njihej me realitetin e jetës, siç thoshte slogani, atë e ngarkuan të njihej me punëtorët e një kombinati tekstilesh.

Ndërkaq, shkrimtari, i zhytur tanimë në universin e vet, ka shkruar disa përmbledhje poezish dhe tri romane: "Qyteti pa reklama", që mbeti i fshehur në sirtarin e tij, "Përbindëshi", i ndaluar pas botimit, dhe "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i vetmi që ka të drejtë qytetarie. Por shkrimtari është kritikuar për këtë libër, ngaqë nuk ka prekur temën e ndërtimit të socializmit, por i është kthyer periudhës së luftës dhe asaj toke nga ku nxirren eshtrat e ushtarëve të vdekur.

Por vdekja, nëse ajo nuk ishte një vdekje e heronjve të punës apo e të rënëve për atdhe, nuk mund të merrej si temë në letërsinë e vendeve socialiste. Ku ishte, pra, në veprën e Kadaresë kjo e tashme e gëzuar, që vështronte drejt së ardhmes? Ishte mirë të përshkruhej, për të mos pasur më trysni.

Dhe këtu ishte edhe pika e dobët e këtij shkrimtari, që në vitet 1966-1967 po jetonte "pranë popullit". Zgjedhja që po skicohet në trurin e tij, ndërsa shikon nga afër gratë e Labërisë që punojnë në kombinatin e tekstileve, është e thjeshtë: ose duhet ta braktisë letërsinë, një hipotezë kjo që e ka menduar shtatë apo tetë vjet më parë në Moskë, ose do të shkruajë nën shtypjen e dogmës, duke bërë lëshime të pjesshme, gjë që do ta lejojë të vazhdojë më tej.

Sepse klima që e rrethon nuk është më ajo e fillimit të viteve gjashtëdhjetë, një klimë pak a shumë e favorshme për të krijuar. "Në vitet e ashpra 1967-1968, - shkruan Kadareja, - nuk dija ende shumë gjëra. Ishte e para herë që diktatura më bënte me të vërtetë të kisha frikë. Tani habitesha që kisha arritur në moshën tridhjetë e një vjeç pa e ndier kurrë një frikë të tillë".

Është pikërisht në këtë fond që merr formë romani "Lëkura e daulles" (1967). Në fillim, Ismail Kadare merr për bazë një tregim të pabotuar, që ka shkruar në fillim të viteve gjashtëdhjetë e që quhet "Dasma e çuditshme". Por nga kjo bërthamë përfundimisht nuk do të mbetet pothuajse asgjë, përveç ndonjë relike e fshehur në ndonjë dialog, kur dasmorët rrinë e presin përbri një treni.

Versioni i parë i "Lëkurës së daulles" fillon e merr formë pak e nga pak. Ismail Kadare skicon një dekor që ka të bëjë me epokën ku ai jeton: është kantieri i një qyteti të ri, ndërtesa e parë e kryer e të cilit është një stacion treni. Kjo qytezë po rritet jo larg një teqeje, që është vend kulti i sektit mysliman të rufainjve dhe rrëfimi noton në një simbolizëm, që ilustron luftën e së vjetrës me të renë.

Qyteti-kantier është një alegori e Shqipërisë në ndërtim e sipër dhe e njeriut të ri të saj. Në këtë qytet të së ardhmes shpështillet fuqishëm, me muzikë e me pije, një dasmë e gëzuar, me të ftuar të të gjitha shtresave, por, mbi të gjitha, të klasës punëtore. Dhe kjo dasmë, e përshkuar nga një tension që e shpie tregimin në prag të tragjikes, rrezikon të kthehet në një dasmë gjaku, aq e vështirë është për të të ndahet me të kaluarën.

Pas botimit në revistën "Nëntori", në pranverë të vitit 1967, "Lëkura e daulles" doli si libër më vete vitin në vazhdim, me një titull të ri, "Dasma", titull që, për sytë e botuesit, ishte më pak evokues i dokeve të lashta. Kemi të bëjmë me një tekst shumë më të plotë, që, zyrtarisht, mund të merret si romani i dytë i shkrimtarit.

Në faqet e tij gjejmë atë që mund të pasqyrojë Shqipërinë e re: një kantier ndërtimi, punëtorë, një zëvendësministër që kryen punën prodhuese riedukuese, trena (treni i parë eci në Shqipëri vetëm pas Luftës së Dytë Botërore), këshilltarë kinezë, fjalime me shijen e karikaturës dhe me tema të kohës: lufta kundër fesë, kundër fejesave me mblesëri, emancipimi i gruas, subjekt ky ku shkrimtarët mund të strehoheshin, mbasi aty u vinte për shtat të flisnin për këtë aspekt njerëzor të regjimit.

Kishte një vazhdimësi mendimi për këtë, ngaqë letërsia shqipe e kishte pasur për traditë mbrojtjen e gruas, në këtë gadishull ballkanik, ku ajo nuk kishte asnjë të drejtë. Kështu, vepra e Migjenit, shkrimtarit shqiptar të paraluftës, dëshmon për këtë angazhim të tij.

Së fundi, në morinë e temave të realitetit të fundviteve gjashtëdhjetë dhe, kryesisht, "revolucionarizimit" të jetës, për të qenë të plotë, duhet shtuar këtu aluzioni i bërë për fletërrufetë, këto kallëzime të shpallura nëpër vende publike, dacibaot allashqiptarçe, që ishin karakteristikë e kësaj periudhe; po kështu, gjejmë edhe kritikë ndaj burokratizmit nëpërmjet personazhit të folkloristit.

Daljen e romanit kritika letrare zyrtare e priti me një entuziazëm të madh, gjë që s'e kishte bërë kurrë më parë dhe as do ta bënte më, në atë masë, për libra të tjerë të Kadaresë. Ajo shihte në të një sukses të fushatës së bërë për riedukimin e shkrimtarëve. I turbulluar nga ky kor elozhesh, shkrimtari e mori zët "Dasmën" dhe e quajti atë librin e tij më të keq.

Ai e shpjegon këtë në një intervistë të bërë disa vite më pas, kur flet për romanin "skematik". Në mënyrë paradoksale, ai nuk rrezikon asgjë duke bërë një deklaratë të tillë (e cila ngrihet kundër atyre që ia ngritën në qiell romanin), sepse një shkrimtar ishte gjithnjë i inkurajuar të bënte autokritikë.

Për herë të parë Kadareja përçmon një nga librat e vet dhe i jep vetes të drejtën dhe lirinë të thotë të keqen për një roman, që pati pëlqimin e "rojave besnike" të regjimit. Por ja, në vitet shtatëdhjetë, Arshi Pipa, intelektual shqiptar i mërguar në Shtetet e Bashkuara, flet për "Lëkurën e daulles" si një tekst pothuajse disident, ndërsa BBC e Londrës nxjerr prej tij një adaptim radiofonik, të titulluar "Dasma dhe fantazma".

Jashtë shtetit, pikërisht në Europën Veriore, botuesit majtistë e botojnë romanin për arsye krejt të ndryshme. Ky keqkuptim është pjellë e një teksti të suksesshëm që lejon lexime kryekëput të kundërta, sipas prizmit të lexuesit.

Lavdërimet që ndoqën daljen e "Dasmës" e nxitën Kadarenë të shkëputet një herë e mirë nga prangat e realizmit socialist, për t'u rilidhur me venën epike të tij. Ai i kthehet kështu romanit "Rrethimi" (Kështjella). Më pas, më 1981, kur po përgatiste një botim të "Veprave të plota", me laps në dorë, ai shuan paragrafë të tërë dhe bën prerje mbi këtë "Lëkurë daulleje", që mblidhet si lëkura e shagrenit. Vepra zvogëlohet kështu përgjysmë.

Duke i ruajtur gjithmonë aspektet politike (heqjet do të zgjonin dyshime) ai kthehet pak a shumë në versionin e parë. Duke u distancuar prej saj, ai e konsideron sot "Lëkurën e daulles" si një objekt kurioziteti dhe i propozon lexuesit që të japë opinionin e tij, duke pasur parasysh se ai vetë i mbahet gjithmonë mendimit se kjo është vepra e tij më "e keqe".

S'ka asnjë dyshim se "Lëkura e daulles" përbën një pjesë të veçantë në ansamblin e veprës kadareane. Atmosfera festive që përshkon faqet e këtij libri është një gjë e rrallë, në raport me pjesën tjetër të veprës së tij. Personazhet e punëtorëve, të pranishëm në këtë roman, thuajse mungojnë në gjithë veprat e tjera.

Kemi të bëjmë vërtet me një tekst skematik, që i përshtatet, siç thotë autori i saj, frymës së "revolucionit kulturor"? Mund ta kundërshtojmë, duke thënë se ai bën pjesë katërcipërisht në universin Kadare dhe është më mirë ta japësh për lexim atë që kemi, sesa ta konsiderojmë si një "hallkë munguese".

Skenat e dasmës na kujtojnë, në të vërtetë, një pjesë nga "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", kurse përmendja e së drejtës kanunore, "kanuni", do të paraprijë "Prillin e thyer". Shqipëria e re, e paraqitur si shfaqje teatrale në faqet e "Lëkurës së daulles", nuk duket se po e varros Kanunin? Po kështu, folkloristi, burokrat e grotesk siç është, a nuk ngjan si një kushëri i Besian Vorpsit? Në fund të fundit, toni mbizotërues mbetet përherë ai i Kadaresë.

Edhe pse në festë, aty ndihet ngritja e tensionit, ashtu sikurse ndodh në shumicën e tregimeve të tij. Kurse realiteti, sado socialist qoftë ai, është i ngërthyer nga mitologjia. Në kapitujt e fundit shfaqet legjenda e Rozafës, legjenda që "ka uri" dhe që kërkon një flijim pas qindra vjetësh. I duhet vallë ky flijim këtij qyteti të ri që të mbahet në këmbë dhe t'i bëjë ballë kohës?

Legjenda vërtitet rreth zjarreve të festës, një festë me zhurmë, me një daulle këmbëngulëse dhe me fjalime, sa kohë që larg saj fishkëllen një tren. Ja ku kemi edhe një tjetër motiv të dashur të veprave të hershme të Kadaresë: Faqet e para të "Muzgut të perëndive të stepës", si dhe disa nga novelat apo poezitë e tij, janë të përshkuara nga këta trena, që nuk dinë ku venë.

Është njëri prej tyre që vërtitet gjatë gjithë dasmës, i anashkalon asaj, madje, mund të thoshim se i vjen rrotull. Ai mbështjell gjithçka ndodh atje dhe lëvizja e tij e vazhdueshme dhe e çmendur të kujton frymën e "Përbindëshit". Kemi përshtypjen se shkelim në të tashmen racionale të socializmit shkencor, por qyteti i ri është i rrethuar nga një gjeografi kaotike dhe nga një kohë e shkurdisur.

Ky tren me pasagjerët e tij është një kor, një korife. Shkrimtari ka marrë rrugën e përjetësisë bashkë me personazhet e tij, që s'kanë asgjë heroike dhe që dinë, për atë që dëshiron të lexojë përmes rreshtave, të rrezatojnë një ironi të ëmbël.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186928
ean13
9789928186928
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.
9,99 
More

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
11,10 
More

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
5,55 
More

Referenca: SKU000888

Botuesi: Onufri

Vepra 3, Ismail Kadare

Titulli fillestar i romanit "Rrethimi" ka qenë "Daullet e shiut". Në botimin e parë, 1970, me qëllim për të theksuar praninë shqiptare në vepër, u propozua titulli "Kështjella." Ndërkaq, në botimin francez, më 1971, doli me titullin origjinal "Daullet e Shiut", me të cilin u njoh në shumicën e përkthimeve të tjera.
13,88 
More

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...
7,77 
More

Botuesi: Onufri

Dosja H, Ismail Kadare

"Dosja H." u botua së pari në revistën "Nëntori" më 1981. Ndonëse doli nga shtypi në kohën e acarimeve të mëdha në Kosovë dhe trajtonte çështje që lidheshin me autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan, vepra pati një pritje të ftohtë dhe doli si libër më vete vetëm pas rënies së komunizmit.
7,77 
More

Referenca: SKU000664

Botuesi: Onufri

Çështje të marrëzisë, Ismail Kadare

Romani "Çështje të marrëzisë" është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës.
5,55 
More

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
7,77 
More

Botuesi: Onufri

Kushëriri i engjëjve, Ismail Kadare

Sprova "Kushëriri i engjëjve" është shkruar në Marbella të Spanjës më 1991. "Kushëriri i engjëjve" përbën pjesën e parë të një libri botuar nga Qendra e Baletit Europian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madhe francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Preljocaj. Gjysma e dytë e librit përbëhet nga dialogu midis Preljocajt dhe Roman Polanskit, kineast...
5,55 
More

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
13,32 
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
4,44 
More

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
11,10 
More

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të dimrit, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.
11,10 
More

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.
7,77 
More

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
5,55 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
5,55 
More

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
5,55 
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
4,44 
More

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.
5,55 
More

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.
13,88 
More

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.
13,88 
More

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
7,77 
More

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
9,99 
More

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
5,55 
More

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
11,10 
More

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
7,77 
More

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...
5,55 
More

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
7,77 
More

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
11,10 
More

Referenca: SKU000653

Botuesi: Onufri

Përballë pasqyrës së një gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si "mikroromane".
7,77 
More

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
7,77 
More

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
7,77 
More

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
11,10 
More

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
5,55 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More