Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Jetëgjatësia, Dr. David A. Sinclair
  • Jetëgjatësia, Dr. David A. Sinclair

Jetëgjatësia, Dr. David A. Sinclair

Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar?

177,68 SEK
159,91 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetëgjatësia

Pse plakemi – dhe si mund ta shmangim atë

Origjinali: 

Gjinia: Libër motivues/Udhërrëfyes praktik

Autori: Prof. Dr. David A. Sinclair

Me Matthew D. LaPlante

Shqipëroi: Ino Gramozi

Shtëpia botuese: Jetart

Viti: 2021

Fq. 

Pesha: 0.78 kg

ISBN: 978-9928-4682-1-5

Formati: Kapakë të trashë

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Një libër jete–ndryshues, shkruar nga një ekspert i mirënjohur i jetëgjatësisë.

Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar? Ashtu sikurse shkruan David A. Sinclair, shkencëtar i mirënjohur i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një nga njerëzit më me ndikim, sipas revistës TIME, në këtë libër novator thuhet se “Plakja është një sëmundje dhe, fatmirësisht është e shërueshme”.

Kjo vepër kaq informuese dhe provokuese na bën pjesë të hulumtimeve të mëtejshme që kapërcejnë çdo limit shkencor që kishim njohur deri më tani, duke sjellë risi të pabesueshme – shumë prej të cilave vijnë nga laboratori i vetë Sinclair-it – që na dëshmon se si mund ta ngadalësojmë, e madje edhe ta kthejmë pas orën gjenetike.

Përmes rrëfimit të tij tronditës, Sinclair e fton lexuesin të bëhet pjesë e studimit, duke zbuluar teknologjitë e fundit dhe ndryshimet e thjeshta që mund të bëjmë në mënyrën tonë të jetesës, për ta shijuar rininë dhe për të gëzuar shëndet për një kohë më të gjatë. Njëkohësisht, ky libër është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit. Libri “Jetëgjatësia” do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. 

RRETH AUTORIT

David Sinclair është profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Si një mendje e ndritur e gjeneratës së tij, ai është emëruar nga revista TIME si një nga 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë, më 2014-n, si dhe një nga 50 njerëzit me më shumë ndikim në fushën e mjekësisë, më 2018-n. David Sinclair është anëtar i bordit të Federatës Amerikane për Kërkime mbi Procesin e Plakjes, si dhe ka marrë mbi 35 çmime për kërkimet dhe zbulimet e mëdha shkencore, të cilat i ka arritur gjatë karrierës së tij. 

 

Vlerësime

“Një rrëfim elegant dhe emocionues, që meriton të lexohet me vëmendje nga kushdo.”

Siddhartha Mukherjee, fituese e Çmimit Pulitzer dhe një nga autoret më në zë, sipas New York Times.

Dr. David Sinclair është një udhëheqës vizionar, i cili ka kryer studime të shumta mbi procesin e plakjes. Leximi i librit “Jetëgjatësia” është thelbësor për këdo që do të dijë si mund të jetojë më gjatë e të ketë një jetë sa më produktive.” 

Camilla Cavendish, gazetare e Financial Times dhe autore e librit Extra Time

“Një libër që s’duhet humbur nga kushdo që interesohet për jetëgjatësinë; praktikat për rritjen e produktivitetit/mënyrën për të qenë më produktiv dhe teoritë e fundit të anti-plakjes. Një vepër e shkruar me mjeshtëri, nga një ekspert botëror.”

Autori i librave të mirënjohur “The Doctor’s Kitchen” dhe “Eat to Beat Illnes” 

“Një libër vizionar... I përkryer!”

Dr. Sara Gottfried, një nga autoret më në zë, sipas New York Times.

“Ky libër do t’ju udhëzojë, përmes shkencës dhe strategjive praktike, për ta bërë vazhdimësinë e jetës tuaj të barabartë me jetëgjatësinë tuaj, duke shijuar një jetë më të gjatë dhe me më shumë gjallëri.” 

Dr. Mark Hyman, drejtor i Cleveland Clinic Center for Functional Medicine, si dhe autor bestseller #1 i New York Times.

“Përgatituni, sepse po mbani në duart tuaja një libër tronditës, i cili ka ardhur si rezultat i studimeve disavjeçare që ka kryer dr. David Sinclair, një rokstar i fushës së jetëgjatësisë njerëzore dhe procesit të plakjes.”

Dave Asprey, themelues dhe CEO i Bulletproof, si dhe autori bestseller i librit “The Bulletproof Diet nga New York Times”.

Detajet e librit
9789928468215
9789928468215
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Ruaj mprehtësinë, Sanjay Gupta

“Ruaj mprehtësinë” ekspozon mite të zakonshme rreth plakjes dhe rënies mendore, zbulon nëse ekziston dieta apo ushtrimi “më i mirë” për trurin dhe shpjegon nëse është më e shëndetshme të luash videolojëra që vënë në provë memorien dhe shpejtësinë e përpunimit, apo të angazhohesh në më shumë bashkëveprime shoqërore.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dashurologjia, Bruno Shimlesha

Vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë ta kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Çelësi i talentit, Daniel Coyle

Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe....
117,27 SEK 130,30 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fuqia e një më shumë, Ed Mylett

Përveç njohurive të reja mbi tema të rëndësishme, si lidershipi, menaxhimi i kohës, zakonet dhe përcaktimi i qëllimeve, autori shtjellon koncepte të reja dhe të veçanta mbi të menduarit e së pamundurës, jetesën brenda matricës, barazinë, besimin dhe lutjet si dhe pse duhet t'i përqafosh dhe mirëpresësh shqetësimet e jetës.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Jeto gjatë, Peter Attia, Bill Gifford

Libri Jeto gjatë e transformoi plotësisht qasjen time ndaj plakjes. Peter Attia është ndër njerëzit më të shkëlqyer që kam takuar ndonjëherë, dhe në këtë libër ai ia ka dalë me sukses t’i përmbledhë të gjitha njohuritë e tij. Ky mund të jetë një nga librat më të rëndësishëm që ke për të lexuar ndonjëherë në jetë.
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Trupi, udhërrëfyes për përdoruesit, Bill Bryson

Bill Bryson i hyn një rrugëtimi për të zbuluar se si pikërisht funksionon trupi i njeriut dhe çfarë ndodh brenda tij, por shumë shpejt e kupton se është shumë më i ndërlikuar dhe më i mahnitshëm, madje shpesh më i mistershëm nga sa ia ka marrë mendja. 
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Flow, Mihai Csikszentmihalyi

Në një gjendje të përvojës optimale, një person është në kufirin e aftësive të tij. Ai është në gjendje të gjejë zgjidhje për çdo sfidë që lind dhe, falë kësaj, përjeton një ndjenjë harmonie dhe kënaqësie.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje