- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar?
Titulli: Jetëgjatësia
Pse plakemi – dhe si mund ta shmangim atë
Origjinali:
Gjinia: Libër motivues/Udhërrëfyes praktik
Autori: Prof. Dr. David A. Sinclair
Me Matthew D. LaPlante
Shqipëroi: Ino Gramozi
Shtëpia botuese: Jetart
Viti: 2021
Fq.
Pesha: 0.78 kg
ISBN: 978-9928-4682-1-5
Formati: Kapakë të trashë
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Një libër jete–ndryshues, shkruar nga një ekspert i mirënjohur i jetëgjatësisë.
Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar? Ashtu sikurse shkruan David A. Sinclair, shkencëtar i mirënjohur i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një nga njerëzit më me ndikim, sipas revistës TIME, në këtë libër novator thuhet se “Plakja është një sëmundje dhe, fatmirësisht është e shërueshme”.
Kjo vepër kaq informuese dhe provokuese na bën pjesë të hulumtimeve të mëtejshme që kapërcejnë çdo limit shkencor që kishim njohur deri më tani, duke sjellë risi të pabesueshme – shumë prej të cilave vijnë nga laboratori i vetë Sinclair-it – që na dëshmon se si mund ta ngadalësojmë, e madje edhe ta kthejmë pas orën gjenetike.
Përmes rrëfimit të tij tronditës, Sinclair e fton lexuesin të bëhet pjesë e studimit, duke zbuluar teknologjitë e fundit dhe ndryshimet e thjeshta që mund të bëjmë në mënyrën tonë të jetesës, për ta shijuar rininë dhe për të gëzuar shëndet për një kohë më të gjatë. Njëkohësisht, ky libër është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit. Libri “Jetëgjatësia” do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë.
RRETH AUTORIT
David Sinclair është profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Si një mendje e ndritur e gjeneratës së tij, ai është emëruar nga revista TIME si një nga 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë, më 2014-n, si dhe një nga 50 njerëzit me më shumë ndikim në fushën e mjekësisë, më 2018-n. David Sinclair është anëtar i bordit të Federatës Amerikane për Kërkime mbi Procesin e Plakjes, si dhe ka marrë mbi 35 çmime për kërkimet dhe zbulimet e mëdha shkencore, të cilat i ka arritur gjatë karrierës së tij.
Vlerësime
“Një rrëfim elegant dhe emocionues, që meriton të lexohet me vëmendje nga kushdo.”
Siddhartha Mukherjee, fituese e Çmimit Pulitzer dhe një nga autoret më në zë, sipas New York Times.
Dr. David Sinclair është një udhëheqës vizionar, i cili ka kryer studime të shumta mbi procesin e plakjes. Leximi i librit “Jetëgjatësia” është thelbësor për këdo që do të dijë si mund të jetojë më gjatë e të ketë një jetë sa më produktive.”
Camilla Cavendish, gazetare e Financial Times dhe autore e librit Extra Time
“Një libër që s’duhet humbur nga kushdo që interesohet për jetëgjatësinë; praktikat për rritjen e produktivitetit/mënyrën për të qenë më produktiv dhe teoritë e fundit të anti-plakjes. Një vepër e shkruar me mjeshtëri, nga një ekspert botëror.”
Autori i librave të mirënjohur “The Doctor’s Kitchen” dhe “Eat to Beat Illnes”
“Një libër vizionar... I përkryer!”
Dr. Sara Gottfried, një nga autoret më në zë, sipas New York Times.
“Ky libër do t’ju udhëzojë, përmes shkencës dhe strategjive praktike, për ta bërë vazhdimësinë e jetës tuaj të barabartë me jetëgjatësinë tuaj, duke shijuar një jetë më të gjatë dhe me më shumë gjallëri.”
Dr. Mark Hyman, drejtor i Cleveland Clinic Center for Functional Medicine, si dhe autor bestseller #1 i New York Times.
“Përgatituni, sepse po mbani në duart tuaja një libër tronditës, i cili ka ardhur si rezultat i studimeve disavjeçare që ka kryer dr. David Sinclair, një rokstar i fushës së jetëgjatësisë njerëzore dhe procesit të plakjes.”
Dave Asprey, themelues dhe CEO i Bulletproof, si dhe autori bestseller i librit “The Bulletproof Diet nga New York Times”.
Botuesi: Pema
Botuesi: Minerva
Botuesi: Minerva
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Living
Botuesi: Minerva
Botuesi: Minerva
Botuesi: Minerva
Referenca: 2222
Botuesi: Elta BS
Botuesi: Living
Botuesi: Onufri
Botuesi: Living
Referenca: SKU001743
Botuesi: Elta BS
Botuesi: Argeta LMG
Fakti se plakja është diçka e pashmangshme, duket si një e vërtetë absolute. Po sikur gjithçka që na kanë thënë të besojmë, në lidhje me plakjen, të jetë e gabuar?
check_circle
check_circle