• Banner

Arti i brishte i Not Giving a Fuck, Mark Manson
  • Arti i brishte i Not Giving a Fuck, Mark Manson

Arti i brishtë i Not Giving a Fuck, Mark Manson

Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën "pozitivë", por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arti i brishtë i Not Giving a Fuck
Origjinali: The subtle art of not giving a fuck
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Mark Manson
Shqipëroi: Bledar Kurti
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2017
Fq. 224
Pesha: 0.341 kg.
ISBN: 978-9928-44-40-3-5

Mbi librin

Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën "pozitivë", por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive.

Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. "Pirdhu pozitivitet", thotë Mark Manson. "Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to".

Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator.

Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur –përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët.

Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai, "Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt". Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t'i pranojmë ato.

Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim.

"Në jetë, kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t'i zgjedhim me mençuri". Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.

Komente mbi librin

"Elasticiteti, lumturia dhe liria vijnë nga dijenia se për çfarë ta vrasësh mendjen – dhe mbi të gjitha, për çfarë nuk duhet ta vrasësh mendjen. Ky është një libër mjeshtëror, filozofik dhe praktik dhe do t'u ofrojë lexuesve, mençurinë për të bërë pikërisht këtë."

Ryan Holiday, Shkrimtar bestseller i New York Times për librat The Obstacle is the Way dhe Ego is the Enemy

"E kundërta e çdo libri tjetër. Mos u përpiq. Dorëzohu. Gabo. Ul standardet. Mos beso më te vetja. Ndiq dhimbjen. Dhe oh, po, vrit veten. Secila nga këto pika është thellësisht e vërtetë, e dobishme dhe më e fuqishme se pozitiviteti i zakonshëm. I përmbledhur, por çuditërisht i thellë. E lexova brenda natës dhe tani kam nevojë ta lexoj sërish."

Derek Sivers, themelues i CD Baby, dhe autor i librit Anything You Want: 40 Lessons for a New Kind of Entrepreneur

"Aftësia e Markut për të hyrë thellë dhe për të ofruar njohuri të mahnitshme e njëkohësisht kundër rrymës mbi sfidat e jetës, e bën atë një ndër shkrimtarët e mi më të preferuar dhe ky libër, është puna e tij më e mirë."

Matt Kepnes, Shkrimtari bestseller nga New York Times i librit How to Travel the World on $50 a Day: Travel Cheaper, Longer, Smarter

"Ky libër është si ajo shuplaka që të duhet nga miku yt më i mirë: me humor, vulgar dhe jashtëzakonisht provokues. Lexoje këtë libër vetëm nëse je i gatshëm të lësh mënjanë të gjitha justifikimet dhe të luash një rol aktiv për të jetuar më mirë."

Steve Kamb, shkrimtari besteseller i librit Level Up Your Life, dhe themelues i NerdFitness.com

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Një gjë e vetme, Gary Keller, Jay Papasan

Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Unë mund të të dobësoj, Paul McKenna

Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për t'u dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmon ta kontrolloni me shumë lehtësi dietën dhe të humbni peshë në mënyrë përfundimtare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Mjaft gabuat, Olivier Sibony

Të gjithë ne marrim vendime tërë kohën. Është kaq e natyrshme sa që as nuk ndalemi të mendojmë kur i marrim. Dhe, përsëri, edhe më të mençurit dhe ata më me përvojë mes nesh bëjnë gabime të parashikueshme tërë kohës. Atëherë, si u bëhet vendimeve të mira? T'i besojmë intuitës dhe, nëse po, kur?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Shkenca e mirëqenies, Wallace D. Wattles

Libri Shkenca e mirëqenies është një libër pragmatic prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që duan mirëqenie në jetë, Sikur në librin e mëparshëm “Shkenca e pasurimit”, ku janë dhënë të vërteta praktike, pa u lodhur në tejzgjatjem edhe në librin Shkenca e mirëqenies, Ëattles na ofron të gjeturat e tij si rrjedhojë e meditimit...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Si të flasim me këdo, Leil Lowndes

A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mendësia, Carol S. Dweck

Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtësi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes në çdo fushë të dijes e sektor të...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Kryeçelësi i pasurive, Napoleon Hill

“Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia.” Kështu nisi amaneti dhe testamenti i njërit nga njerëzit më të pasur që e ka prodhuar ndonjëherë populli më i pasur në tokë, dhe tani ai shërben si...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)