- I ri

Banner
“Baba i pasur, Baba i varfër- Për adoleshentë” nuk shpalos vetëm historinë e tij të jashtëzakonshme, por të tregon se si ti duhet të bësh zgjdhjet e tua sot, zgjedhje siç bëjnë të pasurit.
Titulli: Baba i pasur, Baba i varfër- Për adoleshentë
Origjinali: Rich Dad Poor Dad
Gjinia: Self-help book
Autori: Robert T. Kiyosaki
Shqipëroi: Bledar Kurti
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2022
Fq. 142
Pesha: 0.165 kg
ISBN: 978-9928-303-95-0
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
A mendon se ajo që ti po mëson në shkollë nuk ka të bëjë fare me jetën tënde?
A mendon se shkolla nuk po të përgatit aspak për botën reale?
Nëse i je përgjigjur “po” këtyre pyetjeve, atëherë ky libër është fiks për ty.
Në rininë e tij Robert Kiyosaki nuk ishte një nxënës i 10-tave, dhe kjo jo për shkak se nuk ishte inteligjent. Ai thjesht mësoi në një mënyrë krejt tjetër nga sa prisnin prej tij mësuesit në shkollë. Më pas Roberti gjeti një mentor, i cili i mësoi atij për paratë dhe investimet. Roberti u bë aq i suksesshëm, saqë mund të dilte në pension që në moshë të re.
“Baba i pasur, Baba i varfër- Për adoleshentë” nuk shpalos vetëm historinë e tij të jashtëzakonshme, por të tregon se si ti duhet të bësh zgjdhjet e tua sot, zgjedhje siç bëjnë të pasurit. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, shpjegime dhe pyetësorë, ky libër ka për të dhënë një hov në suksesin tënd personal.
Botuesi: Te tjere
Origjinalët na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke u mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na mëson hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë, si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të...
Botuesi: Albas
Nëse jeni në kërkim të njeriut që do t'ju ndryshojë jetën, vështrohuni në pasqyrë.
Botuesi: Te tjere
"Maska" është një libër publicistik studimor. Bazohet në një traditë 100 vjeçare të studimit të gjuhës së trupit nga psikologët dhe antropologët më të shquar të të gjitha kohërave në këtë fushë, në literaturën më të fundit bashkëkohore dhe në vëzhgime e konstatime të përftuara në kontekstin shqiptar nga vetë autori.
Botuesi: Te tjere
Vetëm atëherë kur dashurojmë arrijmë ta kuptojmë se kurrë nuk jemi ndarë nga thelbi jonë! Dashurologjia i kushtohet dashurisë dhe marrëdhënieve me të tjerët në të gjitha format e saj ngazëlluese.
Botuesi: Living
Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.
Referenca: 2841
Botuesi: Onufri
Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.
Botuesi: Aeditions
Duke mbuluar periudhën e jashtëzakonshme të rritjes dhe zhvillimit mendor të fëmijës nga lindja deri në moshën gjashtë vjecc, ky libër i suksesshëm Montesori që u drejtohet prindërve, përmban veprimtari praktike dhe përshkruan e këshillon për ccdo fazë të zhvillimit të fëmijës.
Botuesi: Onufri
Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
Botuesi: Artini
“Për pesë minuta jam në gjendje të parashikoj të ardhmen tënde financiare për të gjithë jetën! Si? Duke identifikuar prototipin tënd personal të parave dhe të suksesit.”
Botuesi: Bota Shqiptare
Nëse mendoni se për të shpjeguar gjithçka mjafton teoria që meshkujt vijnë nga Marsi dhe femrat nga Afërdita, do ju duhet ta mendoni sërish. 101 arsye se përse femrat arsyetojnë me tru dhe meshkujt me...
Botuesi: Bota Shqiptare
Marcus Tullius Cicero, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdiq më 7 dhjetor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian, filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur pranë Arpinos. Studioi në Romë për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofisë i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në...
Botuesi: Bota Shqiptare
Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji...
Botuesi: Te tjere
Nga katër franceze të mahnitshme - më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat.
Botuesi: Botart
"Vepro si grua, Mendo si burrë" botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet.
Botuesi: Pema
Për ta zgjidhur misterin e vetëbesimit, ne do të kthehemi drejt urtësive të lashta dhe filozofëve modernë si Emersoni, Niçe apo Bergsoni. Mendimtarë këta që, shpesh, e qasin çështjen në mënyrë të tërthortë: ata na flasin për besimin kur mendojnë për lirinë, guximin apo veçantinë.
Botuesi: Minerva
Nëse doni të rrisni në kulm inteligjencën tuaj joverbale, atëherë lexoni këtë libër. Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit.
“Baba i pasur, Baba i varfër- Për adoleshentë” nuk shpalos vetëm historinë e tij të jashtëzakonshme, por të tregon se si ti duhet të bësh zgjdhjet e tua sot, zgjedhje siç bëjnë të pasurit.