Më afër nga sa mendoni, Deborah Heneghan
  • Më afër nga sa mendoni, Deborah Heneghan

Më afër nga sa mendoni, Deborah Heneghan

OMBRA GVG

"Më afër nga sa mendoni" nuk është thjesht një libër. Ky nuk është një nga ata librat e zakonshëm mbi hidhërimin që sjellin humbjet e njerëzve të dashur dhe trajtimi i vdekjes. Nuk është as ndonjë prej atyre historive individuale që njerëzit "në këtë anë" përpiqen të kuptojnë sinjale të të dashurve të tyre nga "ana tjetër". Libra të tillë kanë vlerë reale, por ky që keni në dorë, ka më shumë.

92,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Më afër nga sa mendoni, Një guidë e thjeshtë për t'u lidhur me të dashurit në anën tjetër
Origjinali: Closer Than You Think: The Easy Guide to Connecting with Loved Ones on the Other Side
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Deborah Heneghan
Shqipëroi: Kozeta Kurti
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 272
Pesha: 0.304 kg.
ISBN: 978-9928-06-085-3

Koment nga autorja

Me këtë libër, marrëdhënia juaj me të dashurit që nuk i keni më, mund të shndërrohet në gjënë më të ndjerë, më mbrojtëse, më argëtuese, më natyrale dhe më të bukur se gjithçka tjetër në botën tuaj, aq shumë, sa do të besoni, siç bëj unë tani, se vdekja është një pjesë e bukur e jetës; një fillim dhe jo një fund!

Nëse kjo ju duket shumë e pabesueshme nga këndvështrimi që keni tani, ju kuptoj. Mbase po përjetoni një krizë besimi, ashtu si edhe unë dikur. Të humbasësh duke të dashur e të afërt, e dobëson besimin më shumë se gjithçka tjetër në botë.

Komente mbi librin

"Më afër nga sa mendoni" nuk është thjesht një libër. Ky nuk është një nga ata librat e zakonshëm mbi hidhërimin që sjellin humbjet e njerëzve të dashur dhe trajtimi i vdekjes. Nuk është as ndonjë prej atyre historive individuale që njerëzit "në këtë anë" përpiqen të kuptojnë sinjale të të dashurve të tyre nga "ana tjetër". Libra të tillë kanë vlerë reale, por ky që keni në dorë, ka më shumë. Shumë më tepër!

Gërshetimi i të gjitha llojeve të historive, që kanë edhe një pjesë të saj brenda, e bëjnë Deborah Heneghan-in të përfshijë çdo aspekt të vdekjes dhe asaj që po mbaron, jetës dhe asaj çka vazhdon të jetojë në zemrat e mbushura plot e të lartësuara, krejtësisht unike dhe të mrekullueshme pa fund!

Gjithçka që ajo ka shkruar, është një udhëzues i dashur dhe i dhembshur, i pakrahasueshëm me asgjë tjetër që kam lexuar më parë. Na ka bërë të gjithëve një nder... me këtë libër na hapi zemrat dhe më në fund, ne mund të shikojmë se ç'ka aty brenda".

P. M. H. Atwater, LHD, autor i "The big book of near-death experiences and: The rest of the story"

"Autorja flet me një zë të sigurt, me një ndjenjë humori dhe urtësie se si mund të përballohen humbjet e dhimbshme. Pavarësisht pikëllimit, ajo këmbëngul dhe beson se të dashurit tanë komunikojnë me ne në mënyra të ndryshme dhe na ndihmojnë edhe pasi ata vdesin.

Nuk munda t'i ktheja faqet shpejt e shpejt e pa u përqëndruar për të lexuar histori të mrekullueshme të personaliteteve të njohur ose jo, të cilët kanë marrë mesazhe, apo faktin se si një baba i vdekur tërhoqi të birin, një njeri i famshëm, jashtë një makine që po digjej.

Mrekullitë ndodhin dhe ne vazhdojmë me brengën dhe dhimbjen e personave që kemi dashur e kemi humbur. Heneghan parashikon se ekziston një zë i së vërtetës dhe një frymëzim për ta trajtuar mjerimin, për ta pranuar jetën ashtu siç vjen dhe të keni besim në lidhjen dhe komunikimin tuaj të vazhdueshëm me një të dashur që keni humbur.

Dhjetë gjërat e saj thelbësore bazohen në udhëzimet për shërimin e vetvetes dhe ndihmën që duhet t'i japim edhe të tjerëve gjatë kësaj rruge. Ky libër nuk është një thirrje për të shëruar pikëllimin, por një festë jete e dashurie në të gjitha sferat dhe unë personalisht i jap dhjetë yje."

Dr. Caron Goode, autore e "Kids who see ghosts and raising intuitive children"

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060853
ean13
9789928060853
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Pushtet i pakufishëm, Anthony Robbins

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për një jetë më të mirë, libri "Pushtet i pakufishëm" do t'ju tregojë si të arrini atë cilësi të jashtëzakonshme jetese që e dëshironi dhe e meritoni, dhe si të zotëroni jetën tuaj personale dhe profesionale.
172,50 SEK
More

Botuesi: Onufri

Vajza, lani fytyrën, Rachel Hollis

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t'ju thënë: Kjo është gënjeshtër!
115,00 SEK
More

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...
172,50 SEK
More

Botuesi: Pema

48 ligjet e pushtetit, Robert Greene

Ligjet e pushtetit paraqiten dhe analizohen me thjeshtësi dhe qartësi, kryesisht, nëpërmjet zbatimit të metodave ushtarake, të fitoreve dhe humbjeve; nga historianë të njohur që prej atyre të Aleksandrit të Madh, të mbretëreshës Elisabet të Anglisë, të Napoleonit, të Bismarkut, të Rotshildit, të Kisingerit, të Makiavelit, të Klausevitzit, të Sun Tzusë por...
230,00 SEK
More

Referenca: 2234

Botuesi: Elta BS

Dashuria qe meritoni, Scott Peck, Shannon Peck

Ju meritoni të provoni dashurinë të plotë, të gjithën. Kjo nuk është një ëndërr, as një shpresë. Kjo është e drejta juaj shpirtërore. Kjo është ajo që Dashuria dëshiron për ju. Nëse jeni vetëm, ky libër do të qartësojë dhe do të rrisë standartet tuaja të dashurisë dhe do t'iu tregojë rrugën drejt njeriut tuaj ideal.
80,50 SEK
More

Libri i vogël i lidershipit, Stefan Söderfjäll

Objektivi i këtij libri të vogël është që të interpretojë pothuajse të gjithë punën shumëvjeçare të autorit, i cili i ka kushtuar qindra faqe shkrime lidershipit. Këtu, autori na sjell shumë shkurtimisht dhe sa më lehtë që është e mundur, gjithçka që duhet të dimë rreth lider shipit. Cfarë është lidershipi dhe cili është funksioni që përmbush? Si duhen...
80,50 SEK
More

Botuesi: Pema

Zemra e meditimit, Dalai Lama

 Ky libër është tepër i pasur dhe pasqyron thellësinë e kulturës medituese dhe reflektuese, të mbushur plot me mirësi dhe prakticitet.
92,00 SEK
More

Udhërrëfyesi për të lënduarit, Kemal Sayar

“Udhërrëfyesi për të lënduarit” përbëhet nga ese të shkruara me dëshirën për t’u bërë më të mirë bashkërisht. Secili shkrim është një letër që autori ia ka shkruar shpirtit të tij dhe shpirtrave tjerë të lënduar. ‘Njerëzit e mirë kurrë nuk mbeten vetëm’ thotë ai.
92,00 SEK
More

Botuesi: Pema

Gjuha e Trupit, James Borg

Gjuha juaj e trupit është e dukshme pothuajse gjatë tërë kohës... prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
138,00 SEK
More

Botuesi: Pema

11 mësime për jetën nga Nelson Mandela, Ndaba Mandela

Në këtë libër, Ndaba ofron një përshkrim të rrallë dhe personal të burrit që qëndron prapa legjendës, duke ndarë me ne kujtimet e tij, shkruar me elegancë, me ngjyra familjare dhe ndonjëherë, pse jo, edhe me elementin surprizë dhe duke u përpjekur të japë sa më qartë parimet më të dashura të Mandelas, për t’u bërë njeriu që dëshiron të jesh! 
138,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000659

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 3

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.
74,75 SEK
More

Referenca: SKU001228

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 1

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t'ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t'ju zhvillojë dhe t'ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit.
74,75 SEK
More

Referenca: SKU001229

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e Suksesit, Dale Carnegie, vol. 2

Libri i dytë ka formën e një raporti dinamik, të përmbledhur mirë dhe të dokumentuar, për atë se si të ballafaqohemi në situata konfliktuale, por edhe si të dominojmë në rastet e shumta, çka është edhe një parashikim i çdo shoqërie.
74,75 SEK
More

Referenca: SKU001345

Botuesi: Pegi

Arti për të fituar miq dhe pushtet, Dale Carnegie

Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
69,00 SEK
More

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
97,75 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".
69,00 SEK
More