Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni
  • Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Albas

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.

750 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kësulëkuqja, përrallë për të rritur
Gjinia: Roman
Autori: Ag Apolloni
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2022
Fq. 180
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-9928-375-77-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
Ky është një rëfim që përdor cartoon logic brenda artit kombinatorik, ku ndërfuten elementë teatrore, filmike dhe muzikore; është një prozë që ka poezinë dhe dramën brenda. I vendosur në një vend të vogël të kontinentit që e ka marrë emrin nga një femër e përdhunuar, ai flet edhe për përdhunimet gjatë luuftës në Kosovë dhe për pasojat e tyre në paqe.
Romani është ndërtuar si një shëtitje filozofike nëpër botë sa reale, aq edhe përrallore. Ky nuk është roman dokumentar, as përrallë e pastër.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928375773
ean13
9789928375773
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
1 800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga Miqësia, Evis Cerga

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...
900 Lekë
More

Botuesi: Toena

Princi i buzëqeshjes, Zija Çela

Lexuesi nuk e ka të vështirë të kujtohet posaçërisht për tre libra të letërsisë botërore, të cilët na vijnë ndër mend si librat më fatlumë: "Princi i lumtur" i Oskar Uajlldit, "Princi i vogël" i Ekzyperisë, "Princi dhe i Varfri" i Mark Tuenit. Janë libra që kanë bashkuar statusin mbretëror të rangut Princ me statusin mbretëror të mjeshtërisë së lartë të...
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Hija e qershisë nën dritën e hënës, Mehmet Kraja

Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Mehmet Kraja vjen në duart e lexuesit. Në këto tregime shpalosen kaq bukur ndjenjat njerëzore, ku përshkruhen çaste të jetës, që mund të përjetohen në çdo kohë. Nuk mungojnë dialogët e gjallë, të cilët i japin jetë tregimeve.
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Pacientja "101", Nimfa Hakani

Nëpër faqet e këtij libri, do t'ju kristalizohen para syve karaktere grash që pësojnë trauma të paimagjinueshme si femra gjatë jetës së tyre qoftë nga meshkuj agresivë jashtë familjes, por edhe nga anëtarë perversë të familjes, trauma për të cilat, ne si shoqëri e kemi nganjëherë të vështirë të flasim, duke ndjekur parimin se çfarë është fshehur pas...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000749

Botuesi: Onufri

Vjedhja e gjumit mbretëror, Ismail Kadare

"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dimri i librave, Bashkim Hoxha

Një tradhti dashurie shkarkohet në rrëfime, një tradhti miqsh me kohën kalon, por është e rëndë, shumë e rëndë, tradhti e kohës.Të braktis, të flak, të shumëzon me zero.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Meteori ndëshkues, Setki Jashari

Te personazhi kryesor i romanit, Ramires Isaros, gjejmë të mishëruar përfaqësuesin tipik të intelektualit të ri, që nuk bën kompromis me dukuritë negative të kohës, dhunimin e të drejtave njerëzore dhe duke e vënë atë përballë ndryshimeve të mëdha...
1 200 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Amygdala Mandala, Loer Kume

Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.
900 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
450 Lekë
More