"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Personazhe të skalitur me mjeshtëri, tematikë reale e jetës së përditshme, të prezantuara mirë dhe në rolin e duhur, tregime me konflikte jo shumë të mprehta, por të organizuar në përshtatje me natyrën e ngjarjeve.
Titulli: Lejlaja me turbanOrigjinali: Lejlaja me turbanGjinia: TregimeAutori: Kujtim AgalliuShtëpia botuese: JonaldaViti: 2012Fq. 138Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9928-158-00-0
Mbi librin
Personazhe të skalitur me mjeshtëri, tematikë reale e jetës së përditshme, të prezantuara mirë dhe në rolin e duhur, tregime me konflikte jo shumë të mprehta, por të organizuar në përshtatje me natyrën e ngjarjeve.
Autori shkruan me guxim për probleme të shoqërisë, sidomos të qëndrimit ndaj femrës, por edhe të reflektimit që bënë vetë femra ndaj veseve të shoqërisë. Tregimet nuk transmetojnë opinion përbuzës për rrugën tragjike të femrës. Por, edhe pse nuk e thotë drejtpërdrejt, autori lë të kuptohet se janë më së shumti arsyet ekonomike ato që e detyrojnë femrën të marrë rrugë me rreziqe.
Lexuesi do të ndiejë kënaqësi duke lexuar këto tregime, jo vetëm se autori ka bërë një punë të kujdesshme për të na dhënë një libër interesant dhe të këndshëm, por edhe se detajet e përshkruara artistikisht, duke qenë pjesë e realitetit, përjetohen me shumë emocione.
Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
Italo Calvino was one of the most joyful and imaginative writers of the twentieth century. Here he muses on what the things we leave behind ¬- whether waxworks or ancient graffiti, enigmatic maps or a crumbling Roman column – tell us about the greater truths of the world, space and time.
Romani përshkruan në mënyrë të pamëshirshme një periudhë të rëndë në historinë e Shqipërisë përmes një galerie personazhesh, që nga banditët e rrugëve e deri te diplomatët e huaj. Në këtë libër përzihen bashkë partizanët, nacionalistët, aleatët, pushtuesit, Sigurimi i Shtetit, bandat e ’97-ës. Shqipëria është në luftë, më pas paqen e kalon si në luftë dhe...
“Tregimet e Tironës” përcjellin nostalgji dhe përmallim, zgjojnë kujtime dhe nxisin kthim të kokës pas. Stili dhe gjuha e të shkruarit janë në harmoni të plotë me titullin dhe brendinë e librit.
Sytë e kuq morën një kthesë të beftë ... u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas... ('Dikush po na përgjon') më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane ... Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.
Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.
Mes luftës dhe paqes, dy motra binjake por krejtësisht të kundërta, kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje që zgjat gjithë jetën. Xhelozia apo toleranca, hakmarrja apo falja, cila do të fitojë në fund?
...esenë e gjykoj ndonjëherë si argëtim, bisturi mendore për pastrim mendësish e kulturash, rrëfim, monolog, vare e shpatë, armë vetëpastruese, budallallëk e kotësi, artikulimin më të thjeshtë të mundshëm për të gjetur të ngjashëm me pjesë të vetes, rast për t'iu shmangur dakordrënies me veten e djeshme, ndonjëherë edhe m
Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.
Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg
Mbi autorin & librin
Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum
Ky rrëfim është i vërtetë: jap leksione në vit të tretë - letërsinë e Modernizmit... në kurset kundër analfabetizmit. Dhe zëri im jehon, gjëmon mbi një pyll kokash që s’dëgjon. Dhe as që do t’ia dijë kush në këtë pyll të shtrembët drush, se drutë të gjitha janë vënë në garë, të flasin me celularë. Hordhisë që bën shamatë, i bëj apel për edukatë; duket -...
Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
Personazhe të skalitur me mjeshtëri, tematikë reale e jetës së përditshme, të prezantuara mirë dhe në rolin e duhur, tregime me konflikte jo shumë të mprehta, por të organizuar në përshtatje me natyrën e ngjarjeve.