Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
I love Tom Hanks, Elvira Dones
  • I love Tom Hanks, Elvira Dones

I love Tom Hanks, Elvira Dones

SKU001113
Pegi

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: l love Tom Hanks
Origjinali: l love Tom Hanks
Gjinia: Roman
Autori: Elvira Dones
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 264
Pesha: 0.317 kg.
ISBN: 978-9928-175-41-0

Mbi librin

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.

Fragment nga libri

Sikur të mos ishte gjithçka kështu si është, ... do të kisha shumë toka për të ëndërruar; e do kisha shumë letra për t'u nisur nëpër botë njerëzore që nuk i kam parë kurrë; kam ulërima për t'ia përplasur këtij tavani gjithë njolla igrasie, por rri e mbytem këtu mes avujve të buzëqeshjes sime prej fantazme e vetëm një elektroshok do të më shpëtonte nga e gjithë kjo; i afrohem dritares së kësaj humnere e nga zbrazëtia shoh vetëm vdekjen që më pret nga ana tjetër e kushedi pse nuk më ka gllabëruar që tani.

Komente mbi autoren

"Elvira Dones... na bind: me shkrimin e saj të ndershëm e të jashtëzakonshëm dhe me një bollëk historish të vërteta..."

Elle Magazine

"Aftësia e Donesit për të treguar një histori politikisht dhe psikologjikisht kaq komplekse, me një prekje kaq të butë, ka të bëjë me prozën e saj të rrjedhshme dhe të qartë si ujë burimi, por edhe me vizionin e saj tinëzisht subversiv."

The Guardian

"Elvira Dones është një nga autorët shqiptarë më të shquar që shkruajnë sot. Befasuese, e shkëlqyer dhe e patrembur nga asnjë lloj tabuje, ajo i përket letërsisë shqiptare po aq sa asaj evropiane."

Ismail Kadare

Detajet e librit
SKU001113
9789928175410
9789928175410
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Statusi i qenit, Teodor Laço

Nga shumë përcaktime që mund të më vijnë në mendje, duke medituar për rolin e humorit në moralin e shoqërisë dhe të individit, do të parapëlqeja t'i quaja një trokitje në portën e katarsit. Sigurisht për atë shoqëri dhe individ që është i vetëdijshëm dhe e pranon domosdoshmërinë dhe dobinë e katarsit.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.
450 Lekë 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Albas

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, Ag Apolloni

Ky roman flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të sëmurë. është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ulërimat dhe psherëtimat, lehjet dhe blegërimat vijnë si një përballje alegorike që zgjon jehun e egërsisë brenda nesh.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

E dikurshmja në apartamentin Nr.13, Sadije Agolli

Detaje të ngjarjeve e personazehve jetësore, duke shkaktuar kërshëri dhe ndezur imagjinatë. Për të rinjtë e kohës së sotme, një kuriozitet më tepër për të njohur mënyra e kode të sjelluri, të vepruari, në një sistem hermetikisht të mbyllur e që funksiononte edhe në mungesë të lirisë së mendimit. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Ky rrëfim është i vërtetë: jap leksione në vit të tretë - letërsinë e Modernizmit... në kurset kundër analfabetizmit. Dhe zëri im jehon, gjëmon mbi një pyll kokash që s’dëgjon. Dhe as që do t’ia dijë kush në këtë pyll të shtrembët drush, se drutë të gjitha janë vënë në garë, të flasin me celularë. Hordhisë që bën shamatë, i bëj apel për edukatë; duket -...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Amygdala Mandala, Loer Kume

Tregimet e këtij libri, sikurse është një tendencë e viteve të fundit në prozën tonë, nuk kanë koordinata të qarta në hapësirë dhe në kohë; ato ruajnë një distancë që nuk di si t’ia vë emrin me realizimin.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2714

Botuesi: Naimi

Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Gjallimi i skërkave, Zhaneta Barxhaj

Në këtë botim, autorja sjell për lexuesit një mënyrë të rrëfyeri ndryshe. Tregimet janë rrëfime artistike të ngjarjeve dhe të episodeve, që ndodhin në një zonë të caktuar, për të mos thënë në një fshat të vetëm. Gjithçka të lë përshtypjen e strofave të një poeme të trishtuar në skërkat e humbura të një vendi të humbur po aq. Gjuha, më së shumti, është...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000762

Botuesi: Onufri

Lule të gabuara, Elvira Dones

“Lule të gabuara” ngjizet nga shtatë tregime, që mund të mendohen edhe si shtatë ditë të një jave shekullore, shtatë ngjyra të një zie shekullore, shtatë nota të një kuje. Jo rastësisht, tregimet i lidh një urë e copëtuar,më saktë: copërat e një ure...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001114

Botuesi: Botimet Dudaj

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë, pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë. Mos të qeshtë më buza e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shpëlahet kujtesa në valët e këtij deti.
675 Lekë 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2172

Botuesi: Botimet Dudaj

Luftë e vogël e përkorë, Elvira Dones

Elvira Dones është autore e nëntë librave dhe e një sërë dokumentarësh televizivë. Romani "Luftë e vogël e përkorë" i vjen në dorë lexuesit shqipfolës në përkthimin nga gjuha italiane, "Piccola guerra perfetta". Elvira Dones jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Sepse luftërat ndiqen nga të tjera luftëra, e në fund harrohen".
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hana, Elvira Dones

"E kështu, pra, zoti Doda, ju qenkeni poet." Pyet bashkudhëtari që për nëntë orë rresht të fluturimit me avion ka qenë ulur përbri Hanës. Radha e udhëtarëve që presin t'i kalojnë kontrollit të pasaportave në aeroportin ndërkombëtar të Washingtonit i shëmbëllen një gjarpri të lodhur.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar