Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld
  • Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Fenix

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak sa i shpëton një vrasësi. 

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Interpretimi i vrasjes (kopertinë e trashë)

Origjinali: The interpretation of Murder

Gjinia: Roman

Autori: Jed Rubenfeld

Shqipëroi: Vladimir Bica

Shtëpia botuese: Fenix

Viti: 2019

Fq. 456

Pesha: 0.645 kg

ISBN: 978-9928-297-42-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky roman, i botuar në vitin 2006, është romani i parë nga profesori amerikan i drejtësisë, Jed Rubenfeld. Libri tregohet në vetën e parë nga perspektiva e Dr. Stratham Jangerit, një psikoanalist dhe pasues i supozuar i Frojdit. Ngjarjet e tjera ku ai nuk është prezent ai informohet nga personazhet e tjerë të librit prandaj ai ka njohuri të mjaftushme për të shkruar dhe komentuar mbi to.

Në këtë thriller historik të bukur dhe që të mban pezull, Zigmund Frojdi zhytet në mendjen e një vrasësi sadist, i cili ka sulmuar egërsisht trashëgimtaret më të pasura të Manhatanit.

E inspiruar nga e vetmja vizitë e Sigmund Frojdit në Amerikë, "Interpretimi i Vrasjes" është një ngjarje e ndërlikuar e vrasjeve dhe mistereve të mëndjeve më të rrezikshme të asaj kohe në Amerikë. Ajo shpaloset në një mbrëmje të nxehtë Gushti të vitit 1909, sapo Frojdi zbret nga avullorja Xhorxh Uashington, i shoqëruar nga Karl Jungu, rivali dhe i favorizuari i tij. Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak sa i shpëton një vrasësi. Sidoqoftë Nora Akton, që po vuante nga histeria, nuk mbante mend asgjë nga sulmi kundër saj. I kërkuar që ta ndihmonte, Dr. Stratham Jangeri, analisti më i dëgjuar dhe më i përkushtuar i Frojdit, i kërkon ndihmë idhullit të tij, pra vetë "Mjeshtrit" të madh, që ta udhëheqi përmes sfidave për analizimin e kësaj vajze të re me shpirt të lartë , e kaluara e familjes të së cilës ka qenë po aq e komlikuar sa edhe e tija.

Interpretimi i Vrasjes i shpie lexuasit nga sallonet e Gramercy Park, nëpërmjet udhëve sekrete, në Çajnataun, bile edhe më thellë nga ujrat e Ist River ku puntorët janë duke ndërtuar Urën e Manhatanit. Ndërsa Frojdi i rreziston një konspiracioni misterioz për ta shkatërruar, Jangeri rrëmbehet nga një aventurë me emocione po aq të njëjta, që e shpie mjaft thellë në djallëzitë e mëndjes njerëzore.

Duke të falur një kënaqësi të madhe, i thurur me elegancë, romani "Interpretimi I Vrasjes" shënon debutimin brilant dhe argëtimin spektakolar që të jep një tregimtar i ri i talentuar. 

Detajet e librit
Fenix
9789928297426
9789928297426
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2521

Botuesi: Tirana Times

Paniku, Paul Erdman

Paul Emil Erdman ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Burgu, Georges Simenon

Vrasja e motrës është bërë për xhelozi ndaj burrit, për të cilën gruaja kishte kohë që e dinte apo për xhelozi ndaj të dashurit tjetër që ishte i përbashkët për të dyja motrat dhe që të dyja e dinin më herët?!
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëmbëlsia e jetës, Paulus Hochgatterer

Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja e Roxher Akrojdit, Agatha Christie

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë!Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje