• Banner

  • Ka mbaruar

Vrasje enigmatike në Stails, Agatha Christie

Agatha Christie njihet në të gjithë botën si "Mbretëresha e Krimit". Librat e saj janë shitur në mbi një miliardë kopje në gjuhën angleze dhe po aq në 44 gjuhë të huaja.

560 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vrasje enigmatike në Stails
Gjinia: Roman
Autori: Agatha Christie
Shqipëroi: Gentian Xhaxhiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 232
Pesha: 0.26 kg

Mbi autoren

Agatha Christie njihet në të gjithë botën si "Mbretëresha e Krimit". Librat e saj janë shitur në mbi një miliardë kopje në gjuhën angleze dhe po aq në 44 gjuhë të huaja. Ajo është autorja më e botuar e të gjitha kohëve në çdo gjuhë, e tejkaluar vetëm nga Bibla dhe Shekspiri. Është autore e 78 romaneve policorë, e 19 dramave dhe e 6 romaneve të shkruara me pseudonimin Meri Uestmakot.

 

Detajet e librit
SKU000077
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Agjenti anglez, Daniel Silva

Një pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore britanike vritet në një sulm me bombë. Shërbimet Sekrete Britanike i drejtohen të vetmit person, i cili mund ta gjejë vrasësin: agjentit legjendar, Gabriel Alon.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Instinkti i vdekjes, Jed Rubenfeld

Nju – Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza e mirë, Mary Kubica

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001809

Botuesi: Pegi

Femija 44, Tom Rob Smith

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)