Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Diplomacia, Teoria dhe praktika, G. R. Berridge
  • Diplomacia, Teoria dhe praktika, G. R. Berridge

Diplomacia, Teoria dhe praktika, G. R. Berridge

Botimet Dudaj

Diplomacia ka qenë dhe mbetet "dënim" për të gjitha shtetet, por mënyra se si realizohet, ka pësuar kundërrevolucion të heshtur. Këto tema janë trajtuar këtu nëpërmjet diskutimit të artit të negocimit dhe kanaleve të shumta nëpërmjet të cilave praktikohet ky art.

9,25 GBP
8,33 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Diplomacia, Teoria dhe praktika
Origjinali: Diplomacy: theory and practice
Gjinia: Diplomacia
Autori: G. R. Berridge
Shqipëroi: Gazmend Turdiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 376
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-0-210-9

Mbi librin

Diplomacia ka qenë dhe mbetet "dënim" për të gjitha shtetet, por mënyra se si realizohet, ka pësuar kundërrevolucion të heshtur. Këto tema janë trajtuar këtu nëpërmjet diskutimit të artit të negocimit dhe kanaleve të shumta nëpërmjet të cilave praktikohet ky art.

Botimi i katërt i librit "Diplomacia"ofron informacionin më të përditësuar mbi praktikën diplomatike të ditëve të sotme, paraqitur në kontekstin historik dhe nëpërmjet një strukture të qartë e të përmbledhur, që lehtëson procesin e përvetësimit.

Diplomacia publike është bërë lënda e një kapitulli të ri shumë provokues, ndërsa puna me çështjet konsullore – sot më e rëndësishme se kurrë për shkak të rritjes së pamasë të lëvizjeve përmes kufijve shtetërorë – është ndër temat që u është kushtuar më shumë vëmendje.

Komente mbi librin

"Diplomacia është shtyllë kryesore në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve dhe Geoffrey Berridge është një nga studiuesit më të shquar të kësaj fushe. Ky botim i ri i librit "Diplomacia" nxjerr më së miri në pah fuqinë e këtij institucioni tradicional. Bota e sotme është në varësi të plotë të tij institucioni. Ky libër mbetet prezantimi dhe hyrja më e mirë në këtë fushë. Vlerësimet e ekuilibruara të zhvillimeve bashkëkohore të teorisë dhe praktikës së diplomacisë, përmbledhur dhe sistemuar aq mirë, të ilustruara siç duhet dhe të ndriçuara nga mësimet dhe pësimet e historisë së diplomacisë, janë perla të vërteta."

Alan Henrikson, drejtor i studimeve diplomatike, Shkolla Fletcher e Drejtësisë dhe Diplomacisë, Universiteti i Tufts-it, Shtetet e Bashkuara

"Berridge është autoritet me shumë peshë në praktikën diplomatike bashkëkohore. Nëpërmjet këtij libri ai ka arritur me sukses ta zhvillojë këtë temë kaq të koklavitur me shpjegime shumë të qarta dhe duke sjellë shembuj të përzgjedhur nga mënyra e sjelljes e qeverive në kohërat e sotme. Ky libër shkolle është shumë i dobishëm si për profesionistët e kësaj fushe, ashtu dhe për studentët fillestarë."

Laurence E. Pope, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara, zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit

Mbi autorin

G. R. Berridge është profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Anëtar i Lartë i "DiploFoundation". Ka shërbyer për shumë vite si kryeredaktor i serisë së studimeve diplomatike të shtëpisë botuese "Palgrave Macmillan", si dhe redaktor i asociuar për "Diplomatët e shekullit të njëzetë" i "Oxford Dictionary of National Biography".

Berridge ka shkruar një numër të madh librash mbi diplomacinë, më i fundit i të cilëve është "Diplomacia britanike në Turqi nga viti 1953 deri në ditët tona (2009)". Libri i tij "Diplomacia" përditësohet herë pas here në sitin e tij personal në internet.

Detajet e librit
9789994302109
9789994302109
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Përplasje qytetërimesh, Fatos Tarifa, Iliaz Labi

Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, të cilat u pasuan nga lufta kundër regjimit të Talibanit në Afganistan dhe nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit në Irak, si edhe kriza politike që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, kanë krijuar mjaft pështjellim në përdorimin e termave dhe të koncepteve të tilla si: Islam, islamizëm,...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2644

Botuesi: Tirana Times

E drejta nderkombetare, Martin Dixon

Ky libër mbi të drejtën ndërkombëtare iu jep studentëve një trajtim të përmbledhur të të gjitha temave themelore, që studiohen në kurset e të drejtës ndërkombëtare, duke iu dhënë studentëve gjëra të reja për temën, me një hyrje të plotë e të kujdesshme dhe me një shtrirje të përshtatme.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001441

Botuesi: UET Press

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Shaban Murati

Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001450

Botuesi: LIRA

Krishtërimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perëndimor, France Farago

Krishtërimi ose "fryma" e popujve evropianëNë një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj, që Hegeli do ta quante shpirti i popujve evropianë.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Lufta e shenjtë dhe e shenjta aleancë, Manlio Graziano

Sa më shumë fetë rifitojnë hapësirë dhe dukshmëri në shoqëri, aq më shumë shfrytëzohen për qëllime jofetare: për të fituar në zgjedhjet, për të mobilizuar masat, për të shkaktuar trazirë në kampin armik, për t'u dhënë mbulesë bizneseve të ligjshme apo të paligjshme, për të gjetur krah pune me çmim më të ulët, për të ushtruar ndikim ndërkombëtar etj.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002075

Botuesi: Te tjere

Diplomacia, Henry Kissinger

Po të doni t'i bëni një nder dikujt, i jepni libirin "Diplomacia" të Henry Kissinger - it... pa dyshim, ai është një nga më të mirët dhe më të këndshmit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të shkuara dhe të tashme... "Diplomacia" duhet të lexohet për përfshirjen e plotë historike, karakterizimet, paraqitjen e ngjarjeve, aftësinë për t'i parë në ndërlidhje...
20,81 GBP 23,13 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2531

Botuesi: Tirana Times

Diplomacia, Ralph Feltham

Libri i duhur dhe i pazëvendësueshëm për ata që janë angazhuar me karrierën ndërkombëtare dhe në veçanti me atë diplomatike. Diplomacia, një tekst bazë për të gjitha programet universitare dhe pasuniversitare në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.
0,01 GBP 0,01 GBP
More
Ka mbaruar