Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi
  • Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

2942
Onufri

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.

106,61 SEK
95,94 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë, shënime mbi librin e Todi Lubonjës "Nën peshën e dhunës" (kopertinë e trashë)
Origjinali: Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë, shënime mbi librin e Todi Lubonjës "Nën peshën e dhunës"
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Mihal Luarasi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 232
Pesha: 0.431 kg
ISBN: 978-9928-164-33-9

Fragment nga libri

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.

Në intervistat dhe artikujt, tashmë edhe në librat e tyre flasin për peshën e dhunës që kanë mbajtur në kurriz, por nuk kujtohen të bëjnë autokritikë për dhunën që ushtrohej mbi të tjerët në kohën kur këta ish – aparatçikë të rënë në fatkeqësi ishin aparatçikë aktivë dhe faktorë të rëndësishëm në pushtetin e dhunës.

Autori i librit dhe të ngjashmit e tij u "kujtuan" se ka burgje, kampe, hetuesi, gjyqe, tortura, dënime, spiunime vetëm atëherë kur këto të këqija ranë mbi kokat e tyre. Dhe tani revoltohen që këto mjete dhune paskan qenë në shoqërinë "më demokratike të botës" dhe zemëron shumë, por me kë vallë?!

Me rojat e burgjeve, me hetuesit, me gjyqtarët, me spiunët, me dëshmitarët, me ministrat e Brendshëm, jo me sistemin, me partinë që i polli ata përbindësha, sepse sistemi, partia ishin të tyret, i kishin krijuar e rritur bashkërisht.

Ajo parti që rrënoi ekonominë e vendit nxiti artificialisht "luftën e klasave" dhe e ndau shoqërinë shqiptare në "tanët" dhe në "armiq"; që ndërtoi sistemin e përbindshëm të spiunimit të përgjithshëm e reciprok midis njerëzve, spiunim që fillonte nga lart, nga anëtarët e byrosë politike, që spiunonin njëri – tjetrin tek Enver Hoxha, e deri poshtë në vatrat familjare, ku gruaja duhet të spiunonte burrin, djali të atin, vëllai vëllanë, nipi xhaxhanë e xhaxhai nipin, pa folur për kunetërit dhe për ata më të largëtit. Ishte ferri i komunizmit real.

Mbi autorin

Mihal Luarasi lindi në qytetin e Korçës më 16 shtator 1929. I ati pati studiuar në SHBA për administratë civile dhe punoi si nëpunës në administratën e Monarkisë, por vdiq i ri dhe Mihali mbeti jetim qysh 9 vjeç. U detyrua që i vogël të punojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në moshën 14 vjeçare mori pjesë në luftën për çlirim si partizan.

Pas lufte shkoi në Tiranë, ku hyri në punë dhe në vitin 1948 u pranua me konkurs në Liceun Artistik "Jordan Misja", në degën e aktrimit. Në vitet 1952 – 1958, kreu studimet e larta për regjisor në Akademinë e Teatrit dhe Filmit në Hungari. Punoi në Teatrin Popullor, në Teatrin e Estradës dhe si regjisor i jashtëm në Teatrin e Operës dhe Baletit. Në shtator 1966, pas vënies në skenë në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës të dramës "Cuca e maleve", që ministria nuk e kishte miratuar, e transferojnë në Teatrin "Çajupi" të Korçës.

Më 1968 vuri në skenë atje dramën "Njolla të murrme", që mbasi fitoi flamurin e festivalit, u anatemua nga Diktatori. Pas 5 vjetësh në Korçë, kthehet në kryeqytet si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Në 1972 i besojnë regjinë e festivalit në RTVSH, që pas suksesit u dënua nga Enver Hoxha dhe u quajt prej tij "veprimtari armiqësore".

Në shkurt 1973, regjimi i ndaloi në provat e përgjithshme spektaklin e tij të fundit në kohën e diktaturës "Orfeu zbret në ferr". Në 11 korrik të atij viti arrestohet dhe dënohet me 8 vjet burg. Pas lirimit, punoi 10 vjet si bojaxhi, derisa doli në pension më 1990.

Detajet e librit
2942
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2321

Botuesi: Plejad

Rikthimi tek etërit tanë, Ndricim Kulla

Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s'duhet ta lëmë veten "të na marrë rrjedha".
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000141

Botuesi: Ideart

Afresk kritik, Erion Kristo

Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2090

Botuesi: Princi

Montale dhe Dante, Arshi Pipa

Është studimi i parë në gjuhën angleze i këtij karakteri për veprën e Eugenio Montales, i cili është ndoshta poeti italian më i madhe i gjallë. Profesor Pipa e fokuson studimin e tij mbi influencën që ka pasur poezia e Dantes mbi veprën e Montales.
84,22 SEK 93,58 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2470

Botuesi: Naimi

Shenja te munguara ne letrat shqipe, Korab Hoxha

Duke e perifrazuar titullin e këtij libri, do të thosha se dhe vetë ky është një libër i munguar prej kohësh, që rreh të shqyrtojë e të vlerësojë prurjet e përvojës sonë më të mirë përkthimore përsa i përket poezisë ruse.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Hulumtime mbi veprën e át Gjergj Fishtës, Blerina Suta

Një pjesë e kërkimeve për jetën dhe veprën e Fishtës, kryer nëpër arkiva të Kroacisë, Bosnjës dhe Romës, u botuan në formë të dhënash anësore në ndihmë të botimit të veprës studimore për eposin e Gj. Fishtës (2007), dhe një pjesë tjetër u botua ndër vite, në formë artikujsh të shkurtër në periodikë divulgativë apo shkencorë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe