Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Himni kombëtar i shqiptarëve, Valbona Karakaçi
  • Himni kombëtar i shqiptarëve, Valbona Karakaçi

Himni kombëtar i shqiptarëve, Valbona Karakaçi

2290
Naimi

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Himni kombëtar i shqiptarëve
Origjinali: Himni kombëtar i shqiptarëve
Gjinia: Histori, studim
Autori: Valbona Karakaçi
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2009
Fq. 288
Pesha: 0.321 kg
ISBN: 978-99956-800-3-9

Mbi librin

Një libër që zbardh historinë e plotë të himnit kombëtar. Është bërë një shekull dhe janë shpalosur shumë variante nga studiues dhe historianë të ndryshëm në dekada të ndryshme duke dhënë secili variantin e tij, por në fund të fundit vetëm një mbijetoi gjatë kësaj periudhe kohore "Rreth flamurit të përbashkuar".

Për herë të parë himni kombëtar i shqiptarëve, njohur ndryshe si himni i flamurit, ka historinë e plotë të krijimit të tij. Sipas botuesit Naim Zoto, vlera e librit qëndron në faktin disi të pabesueshëm se, më në fund, edhe pse ka kaluar gati një shekull nga shpallja e Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe pothuaj po aq nga publikimi i parë i tekstit të himnit tonë kombëtar dhe himnit vetë, deri më sot nuk kemi pasur në bibliotekat tona një vepër serioze, të plotë, mbështetur në dokumente dhe argumente shkencore të historisë së himnit tonë kombëtar.

Vepra botohet në kolanën "Universitas", një seri librash nga shtëpia botuese "Naimi" që synon të zgjerojë njohuritë dhe dijet albanologjike përmes botimeve me karakter akademik. Si dhe kush e krijoi himnin tonë kombëtar; himni shqiptar dhe tradita ballkanike, evropiane dhe botërore e himneve; përpjekjet e pasuksesshme për konkurrimin e himnit të Asdrenit; konkurset dhe tekstet e poetëve, kompozimet muzikore që rivalizuan krye simbolin kombëtar nga qeveria e Zogut, Enver Hoxhës deri tek qeveritë postkomuniste; të gjitha këto zbardhen pothuaj për herë të parë përmes dokumentesh të shumta dhe një vështrimi tekstologjik, letrar në monografinë e studiueses Valbona Karakaçi.

Sipas drejtorit të QSA, prof. Dr. Ardian Marashi, libri "Himni kombëtar i shqiptarëve "përmbush një mangësi të pashpjegueshme dhe të pajustifikueshme në kulturën tonë kombëtare". Ndërsa Prof. dr. Ymer Çiraku (recensenti i librit) ka shprehur se "Ky libër përbën një risi në fushën e studimeve shqiptare. Për herë të parë himni i flamurit ka historinë e krijimit të tij, punë kjo e bërë me gjithë vëmendjen e duhur.

Ky studim do plotësojë një mangësi dhe Dr. Karakaçit do i jemi të gjithë mirënjohës për punën e bërë. "Për himnin kombëtar, si tekst poetik dhe në tërësinë e vet, janë trashëguar shumë pak studime. Midis tyre, një shkrim i gjatë i Poradecit dhe një tjetër i mëvonshëm i Ramadan Sokolit, mbeten të vetmit për t'u veçuar. Në të vërtetë, të dy këta artikuj më shumë kanë karakter memoaristik e kronografik, informojnë për historinë e lindjes së himnit kombëtar, pa konsiderata të karakterit estetik - letrar.

Një studim i mëvonshëm i V. Toles kryesisht sistemon në mënyrë enciklopedike të dhënat e njohura të dijes për himnin", shkruan në parathënien e monografisë studiuesi Shaban Sinani. Sipas tij në këtë studim, informacioni dhe përshkrimi i fakteve luajnë një rol parësor. Studiuesja Karakaçi ia bën të lehtë shfletimin lexuesit, duke dhënë më vete gjithë kronologjinë e jetës së himnit, që nga krijimi, këndimi i tij për herë të parë, ardhja në Shqipëri, regjistrimi i parë nga një orkestër profesioniste dhe të gjitha përpjekjet që janë bërë për të krijuar një himn të ri, konkurset që janë zhvilluar, ku kanë marrë pjesë poetë e kompozitorë të shquar si Kadare, Arapi, Spahiu, apo Zadeja, Daija, Zoraqi, Gaci, Ibrahimi.

Sipas kësaj kronologjie, në vitet 1907 - 1908 themelohet në Bukuresht Kori Kishtar Shqiptar, në përbërje të të cilit ishin 30 të rinj shqiptarë. Ishte pikërisht ky kor që këndoi për herë të parë Himnin Kombëtar Shqiptar. Në vitin 1908, himni u dërgua në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit, përmes Tashko Ilos dhe Hil Mosit.

Për të parën herë tekstin origjinal të Himnit të Flamurit, të shkruar nga Asdreni me titullin "Betimi mi Flamur", e ndeshim në gazetën "Liri e Shqipërisë", në Sofje. Himni u këndua në ditën e shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 si marsh patriotik dhe u rikëndua një vit më vonë nga orkestra frymore e qytetit të Shkodrës "Daulla", e drejtuar nga Frano Ndoja. Duhet të kalonin shumë vite që Himni Kombëtar të rikonfirmohet si Himni i Flamurit pas ndryshimeve demokratike me Ligjin "Për Flamurin, stemën, himnin kombëtar, festën kombëtare dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë" (1992).

Një vit më vonë, për herë të parë në dokumentet themeltare të shtetit, himni merr mandatin e vet si simbol kombëtar me Projekt - Kushtetutën për Republikën e Shqipërisë, ku si himn kombëtar ishte "Përreth flamurit tonë të bashkuar". Ky himn u rikonfirmua edhe në vitet e mëtejshme. Por gjatë kësaj periudhe, kanë qenë të shumta tentativat për ta zëvendësuar atë.

Detajet e librit
Naimi
2290
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Letër Dylqinjës, Agim Baci

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavarësia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2721

Botuesi: Te tjere

Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar, Elena Kocaqi Levanti

Elena Kocaqi Levanti ka mbaruar studimet për Histori me medalje të artë në Universitetin e Tiranës dhe më pas po në këtë universitet kreu studimet për juridik dhe shkenca politike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master dhe është në proces doktorature. Autorja punon si pedagoge pranë disa universiteteve. Ka botuar disa libra me karakter historik.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje