- Ka mbaruar

Banner
Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.
Titulli: Poetika e dramaturgjisë dhe mendimit estetik (1901-1939)
Origjinali: Poetika e dramaturgjisë dhe mendimit estetik (1901-1939)
Gjinia: Studime
Autori: Jakup Mato
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave të Shqipërisë
Viti: 2005
fq. 330
Pesha: 0.423 kg
ISBN: 978-99943-763-2-2
Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.
Në radhë janë trajtuar Sami Frashëri për dramën e tij "Besa" si dhe Fan Noli për "Izraelitë dhe filistinë". Më pas është trajtuar Andon Zako Çajupi për tre drama të tij "14 vjec dhëndër", "Pas vdekjes", "Burri i dheut". Në shqyrtim janë marrë edhe veprat teatrore të Mihal Gramenos: "Mallkimi i gjuhës shqipe" dhe "Vdekja e Pirros".
Një vëmendje të veçantë për vetë karakteristikën dhe mungesën e trajtimeve të deritanishme në këtë fushë është parë edhe dramaturgjia e Gjergj Fishtës nisur nga "Shën Francesku i Asizit " e "Shqyptari i qytetnuem" duke vazhduar me dramat e tjera si: "Juda makabe", "Gomari i Babatit", "Barit e Betlemit" e "Shën Luigji Gonzaga" dhe duke kaluar më tej te "Shqyptarja e qytetnueme", "Odisea", "Ifigjenia n'Aulli" dhe "Jerina ose Mbretnesha e luleve".
Vend të posaçëm zënë si dramat ashtu edhe komeditë e Kristo Floqit si: "Fe e kombësi", "Triumfi i lirisë", "Karlo Topia", "Pirro Neoptolemi", "Komeditë" . Në rastin e Foiqon Postolit është trajtuar drama me të njëjtin titull me romanin "Lulja e kujtimit" si edhe "Detyra e mëmës" e viti 1921. Haki Stermilli, si një autor me një këndvështrim original të jetës së shqiptarëve në trojet e pushtuara nga serbët, trajtohet për dramat: "Dibrania e mjerueme", "Dashuni dhe besnikëri", "Agimi i lumnueshëm", "Irena e bukur", "Kosovarja", "Tania". Ethem Haxhiademi, si trajtues i gjinisë së tragjedisë është parë në vepra: "Ulisi", "Akili", "Aleksandri", "Pirrua", "Skënderbeu", "Diomedi", "Abeli".
Në këtë monografi është trajtuar edhe e vetmja vepër e botuar (1917) e Shtjefën Gjeçovit "Skandebegut jose t'liruemit prej zgjedhës s'turkut", si edhe melodrama e Ndre Zadesë "Ora e Shqypnise" apo edhe drama e Zef Mark Harapit me titull "Mustafa Pasha i Shkodres i m(b)rami vezir shqiptar" (1928).
Një shtyllë të dytë në këtë libër e përbën mendimi estetik shqiptar si dhe pikëpamjet ndaj artit. Autorët kryesorë nga të cilët janë qymtuar këto pikpamje janë nga Jeronim de Rada te "Parime të estetikes" (1861) , Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Krist Maloki, Millosh Gjergj Nikolla, Odhise Paskali, Anton Xanoni, Aleksander Xhuvani dhe Kostaq Cipo.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2321
Botuesi: Plejad
Anija jonë e identitetit dhe kulturës nuk duhet ta humbasë busullën, edhe pse pështjellim dhe turbulencë akoma dhe më e shpeshtë do të karakterizojë kohën tonë. Nuk duhet të dalim kundër rrymës, pasi nuk mundemi, por edhe s'duhet ta lëmë veten "të na marrë rrjedha".
Referenca: SKU000850
Botuesi: Onufri
Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetëm me tmerrnajën tonë. "Komedia hyjnore" e tij ishte, me sa dukej, e vetmja në botë, që rrezatonte po aq fuqishëm edhe zinë edhe dritën.
Referenca: SKU001022
Botuesi: Dituria
Libri i parë trajton probleme themelore të letërsisë arbëreshe. Në të dytin studiuesi merret me metoda krahasuese, metodologjinë e historisë së letërsisë, raporte të romantizmit shqiptar me letërsinë folklorike etj.
Referenca: 2914
Botuesi: Te tjere
Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.
Referenca: SKU000829
Botuesi: Ideart
Në këtë vëllim është paraqitur analiza letrare e veprave: "Jul Qezari", "Antoni dhe Kleopatra", "Rikardi ll", "Rikardi lll", "Makbethi" dhe "Hamleti".
Botuesi: Naimi
Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.
Referenca: SKU001722
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Titulli: Kuja e MnemozinësOrigjinali: Kuja e MnemozinësGjinia: StudimeAutori: Agron TufaShtëpia botuese: Pika pa sipërfaqeViti: 2010Fq. 224Pesha: 0.247 kgISBN: 978-99928-4041-2-1
Referenca: SKU000828
Botuesi: Ideart
Në këtë vëllim është paraqitur analiza letrare e veprave: "Otello", "Romeo e Zhuljeta", "Mbreti Lir", "Timoni nga Athina" dhe "Masë për masë".
Referenca: SKU000141
Botuesi: Ideart
Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
Botuesi: Te tjere
Titulli: Albanohellenica, numri 4, 2011Origjinali: Albanohellenica, numri 4, 2011Gjinia: Studime filologjikeAutori: Të ndryshëmShtëpia botuese: Lidhja Filologjike Shqiptaro - GrekeViti: 2011Fq. 216Pesha: 0.448 kgISBN: 1108-846X
Botuesi: Onufri
Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese...
Botuesi: Onufri
Energjike dhe provokuese në komunikimin me lexuesin, eseja e Kadaresë shfaqet në trajta befasuese, duke shkrirë në ligjërimin e saj tipare të artit letrar dhe të llojeve të tjera të krijimtarisë intelektuale. Një shkrimtar, i përmasave të Kadaresë, sigurisht që mbart brenda vetes edhe dimensionin e dijetarit.
Referenca: 2876
Botuesi: Plejad
Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.