Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Fjalor i gjuhes shqipe, 1954
  • Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

Fjalor i gjuhes shqipe, 1954

SKU000294
Cabej

Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me 50-vjetorin e daljes në dritë të tij. Në të vërtetë 50-vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.

18,74 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fjalor i gjuhës shqipe 1954
Origjinali: Fjalor i gjuhës shqipe 1954
Gjinia: Fjalor
Autorët: K. Cipo, E. Çabej, M. Domi, A. Krajni, O. Myderrizi
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2005
Fq. 654
Pesha: 0.951 kg
ISBN: 978-99927-33-49-7

Mbi librin

Përse Fjalorin e 54-ës? Botimi anastatik i Fjalorit të Gjuhës Shqipe të vitit 1954 përkon me pesëdhjetëvjetorin e daljes në dritë të tij, dhe kjo nuk është rastësi. Në të vërtetë pesëdhjetë vjet janë shumë pak për të ndërmarrë një botim anastatik të një vepre, pasi në një lak kohe si ky bëhen zakonisht ribotime të saj; por vlerat e këtij Fjalori, pre e letargjisë disadhjetëvjetshe, e bëjnë të domosdoshëm rizgjimin e plotë të tij.

Shtysë e botimit u bë mungesa e këtij fjalori jo vetëm te përdoruesit e shqipes, por edhe te lavruesit dhe studiuesit e saj- në Kosovë madje patën bërë qysh në vitin 1965 një botim të tillë. Me kohë ksomblat e këtij fjalori të vyer morën gjasat e një objekti antikuariati, të cilin dikush e "huante" ndokund e nuk e kthente më, dikush e trashëgonte nga ndonjë ikanak i ditur, dikush ngjiste me kujdes kopjen e vjetërsuar të shkimur nga përdorimi.

Sikurse dihet për hartimin e këtij fjalori punuan mendjet e gjuhëtarëve më në zë të shqipes: E. Cabej, A. Krajni, O. Myderrizi, M. Domi, nën drejtimin e K. Çipos dhe me bashkëndihmësen e pakursyer të A. Xhuvanit. Ky qe i pari fjalor shpjegues shqip, që u celi shtegun gjithë fjalorëve te tjerë. Si u punua për këtë fjalor?

Mjafton të rrëmosh në historikun e leksikografisë shqiptare dhe menjëherë bëhet e qartë vështirësia që ndeshën hartuesit e Fjalorit në përzgjedhjen dhe sërenditjen e fjalësit. Në atë kohë nuk ishte krijuar ende Kartoteka e leksikut, e cila u ngrit rreth një vit pas daljes në dritë të Fjalorit.

Për pasojë i vetmi truall lëndor mbështetës, paçka se i lëvizshëm dhe jo fort i qëmtueshëm, ishte ai i fjalorëve dialektorë të P. Tases e N. Gazullit, si dhe disa lista fjalësh shqipe të vjetra e të reja, mbledhur nga studiues e amatorë gjuhe prej mbarë vendit. Lidhur me vështirësitë e kësaj pune shkruante Xhuvani: "... kjo punë, mbledhja e fjalëvet të gjuhës së folur jashtë veprave të auktorëvet dhe regjistrimi i tyre në fjalor, nuk ndodh në gjuhët e tjera.

Puna e leksikut të gjuhës sonë është një gjë specifike e gjëndjes se gjuhës sonë dhe ndryshon nga ajo e gjuhëve të tjera, të punuara e të zhvilluara nëpër shekuj pa reshtur. Në veprat e auktorëve të këtyre gjuhëvet kemi një vazhdëri pune të gjuhës në perioda të paprera njërën pas tjetrës, e nëpër këto vepra, që trajtojnë gjithfarë çështjesh e subjekte të çdo gjinie të dijes, gjendet gjithë materiali gjuhësor i një populli.

Në gjuhën tonë nuk e gjejmë gjithë materialin leksikologjik nëpër veprat e auktorëve për mungesë të një vazhdërie në të shkruarit e gjuhës... . Për këto arsye Fjalorit të Gjuhës Shqipe" i është dashur të shtjerë mbrenda shumë fjalë të gjuhës së folur që gjenden jashtë vepravet të shkrimtarëvet e që mbushin nevojë të ndryshme në fushë të dijes e të kulturës".

Detajet e librit
Cabej
SKU000294
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes, Norbert Jokl

Vepra shkencore e tij ka tematikë më të gjerë se e pararendësve. Ajo rrok historinë e periudhave të kaluara të gjuhës e zbret gjer në shkallën moderne. Edhe në tematikë ajo paraqet diçka tërësore, një sistem në vetvete. Ai ndërmori gjurmime të thelluara në fonetikë, morfologji, leksik, etimologji, histori gjuhësore, dialektologji.
12,49 
More

Referenca: 2121

Botuesi: Te tjere

Komplekset shqiptare te inferitoritetit, Robert Thomanikaj

Në këtë libër autori analizon katër autorë të tjerë të rinj në lëmin e historisë, të cilët, sipas tij, duan të na vënë vetulla, por në fakt po na nxjerrin sytë me teoritë e tyre fantastike të gjuhës shqipe mëmë dhe popullit baba pellazg. Se sa autori ka të drejte, vlen vetëm leximi i librit!
5,10 
More

Referenca: SKU001096

Botuesi: Cabej

Standard dhe neostandard, Ledi Shamku-Shkreli

Libri nënvizon risinë e termit neostandard, tregues i tejkalimit të gjendjes së ngurtësuar, që nënkupton zakonisht vetë koncepti standard. Marrëdhëniet ndërmjet dialekteve të shqipes dhe shqipes standarde përbëjnë një nga argumentet më të rrahura të debatit kulturor në Shqipëri, këta 20 vitet e fundit.
7,29 
More

Referenca: 2598

Botuesi: Te tjere

Fjalurtat me te urta shqiptare, Kastriot Mahilaj

Fjalët e urta kanë kaluar në filtrin e rrjedhës së kohërave, ashtu si gurët e lumit në rrjedhën e ujërave, me ndryshimin që këta gurëz të jenë prej floriri. Dhe ekuivalenti "thesar" apo "fjalë ari" është më i pranueshmi posa që s'ka fjalë tjetër më "të çmuar" se thesari dhe ari.
5,21 
More

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.
9,37 
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
10,41 
More

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).
15,62 
More

Botuesi: Fan Noli

Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar vol. 1, Nelson R. Cabej

Në këtë vëllim të parë të punimit "Prejardhja dhe formimi i popullit shqipar" bëhet një përpjekje për të hetuar çështjen e formimit të popullit shqiptar në mënyrë të gjithanshme, duke marrë në shqyrtim tërësinë e të dhënave historike, gjuhësore, arkeologjike, të artit, besimit, folklorit, etnografisë etj.
20,82 
More

Botuesi: Te tjere

Albanohellenica, numri 4, 2011

Titulli: Albanohellenica, numri 4, 2011Origjinali: Albanohellenica, numri 4, 2011Gjinia: Studime filologjikeAutori: Të ndryshëmShtëpia botuese: Lidhja Filologjike Shqiptaro - GrekeViti: 2011Fq. 216Pesha: 0.448 kgISBN: 1108-846X
10,41 
More

Botuesi: M&B

Kanuni i Dibrës, Xhafer Martini

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me Kanunin e Lekë Dukagjinit dhe me Kanunin e Skënderbeut, (me variantet dhe invariantet e tij), - Kanuni i dibrës ka të përbashkëta dhe dallime nga dy të parët. Këtu vlen të përmend vetëm një veçori...
15,62 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001446

Botuesi: Te tjere

Fjalor i gjuhës shqipe 2006

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.  Kjo lëndë e re pasuruese, që është nxjerrë nga vljelja leksikore e veprave të letërsisë artistike a shkencore, nga shtypi i përditshëm e periodik, nga fjalorë dygjuhësh, sinonimikë, krahinorë etj, e ka...
31,23 
More

Referenca: SKU001979

Botuesi: EDFA Botime

Fjalor themelor i gjuhës shqipe, Pavli Qesku

Në këtë fjalor do të gjeni: • 11 mijë fjalë bazë dhe 22500 fjalë të prejardhura e të përngjitura• Fjalët "amë" e "bija" në çerdhe• Përkufizime të thjeshta e të qarta, larg ngjyrimeve dhe ndikimeve ideopolitike• 10 mijë barasvlerës të gegërishtes• Krahinorizma gege e toske të shkoqitura
20,82 
More