Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri
  • Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

Gjuha dhe lufta e ideve, Lindita Aliu-Tahiri

2911
Naimi

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjuha dhe lufta e ideve
Origjinali: Gjuha dhe lufta e ideve
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Lindita Aliu – Tahiri
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 320
Pesha: 0.391 kg
ISBN: 978-9928-109-43-9

Koment nga Shaban Sinani

Gjuhë, ide dhe luftë. Në tri fjalë të vetme, Lindita Aliu – Tahiri ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendase. Studimet e saj synojnë të depërtojnë në etnotipet ballkanase përmes çkriptimit të gjuhës së medias dhe multimedias.

Autorja e këtij libri synon që përmes shqyrtimeve të karakterit gjuhësor – kritik dhe socio – gjuhësor të dëshmojë si identifikohen sot në Ballkan përmes gjuhëve popullore dhe ligjërimeve të tyre bashkësitë etnike, grupimet politike, brezat shoqërorë dhe madje edhe individualitetet e jetës publike: kryesisht politikanë, por edhe njerëz të letrave e të artit.

Lindita Aliu – Tahiri me të drejtë bën sarkazëm të hijshme me propozuesit e dalldisur të gjuhës kosovarishte; me mbrojtësit e identitetit të rremë kosovarli, me të gjithë ata që mjetin më përbashkues të shqiptarëve kanë tentuar ta kthejnë në mjet etnodallues.

Mbi autoren

Prof. Asoc. Dr. Lindita Aliu – Tahiri është pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në Departamentin e Gazetarisë dhe në programin për përkthim dhe interpretim në Fakultetin e Filologjisë, Prishtinë. Magjistraturën dhe doktoraturën i ka kryer në fushën e gjuhësisë, me interesin të përqendruar në stilistikë.

Ka botuar libra dhe studime në fushën e gjuhësisë kritike, stilistikës, kritikës letrare dhe analizës së diskursit. Ka botuar dhe dy përmbledhje poezish, të botuara edhe në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Nga viti 2003 – 2010 ka udhëhequr programin e Komisionit Europian për arsim të lartë "Tempus", një program që synon partneritetin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë. Aktualisht, Lindita Aliu – Tahiri është zv/redaktore për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës.

Detajet e librit
Naimi
2911
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001663

Botuesi: Skanderbeg Books

Letersia shqipe: nje histori e shkurter, Robert Elsie

Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.
223,87 SEK 248,75 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Cabej

Dictionarium latino - epiroticum, Franciscus Blanchus

Ky botim anastatik, i pari në Shqipëri, ndërmerret me rastin e 400 vjetorit të lindjes së Frangut t’Bardhë (1606 – 1643) në nderim të tij e në shërbim të besojmës se Shqipëria i ka rrënjët e saj të ngulura thellë në humusin greko – romak të qytetërimit perëndimor, dhe se kjo ngulitje ka shenjtuar fort gjithë diakroninë shpirtnore, kulturore dhe gjuhësore...
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Albanologu i arvanitëve

Prej më shumë se pesë dekadave ai nuk ka reshtur së mbledhuri fjalë, këngë dhe duke zbuluar e gjurmuar të folmen dhe shpirtin e arvanitësve Albanologu grek ndoqi traditën më të vyer të albanologjisë dy shekullor në Greqi, duke i bërë shërbime të çmuara shkencës dhe oririgjinës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001065

Botuesi: Dituria

Historia e gjuhësisë, Robert H. Robins

Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje tërësore të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes deri në kohët moderne.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
319,82 SEK 355,35 SEK
More
Ka mbaruar