- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.
Titulli: Të shpëtojmë komunikimin
Origjinali: Sauver la communication
Gjinia: Shkenca sociale
Autori: Dominique Wolton
Shqipëroi: Saverina Pasho
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2009
Fq. 224
Pesha: 0.371 kg
ISBN: 978-99956-808-3-1
Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat. Komunikimi, një superfuqi? Kjo nuk është edhe aq e sigurtë...
Dje, ndërkohë që teknikat ishin ende belbëzuese, komunikimi, pararendës i vlerave demokratike, ndriçonte po aq sa liria, barazia dhe vëllazërimi. Sot, triumfues, komunikimi është bërë i zakonshëm dhe ndodhet në udhëkryqin mes ideologjisë në dukje konsensuale dhe karikaturës së egër të modernitetit.
E megjithatë, asnjë nuk bën dot pa të. Komunikimi duhet nxjerrë nga kurthi i superfuqisë së tij. Duhet theksuar thjesht dhe në mënyrë të vazhdueshme përmasa e tij humaniste. E ardhmja e komunikimit nuk varet nga triumfi i teknikave dhe tregjeve, por nga rreziku i mospërplasjes dhe i moskuptimit.
Të komunikosh do të thotë të pranosh bashkëjetesën me tjetrin, sfidën e shkëmbimeve dhe përballjen me moskomunikimin. Për të shmangur kthimin e fshatit global në një Kullë Babeli, më parë duhet kuptuar se si mund të bashkëjetohet. E kështu të shpëtohet komunikim, ky ideal humanist, i cili është një nga sfidat e mëdha të paqes ose të luftës në shekullin XXI.
I diplomuar në Drejtësi dhe doktor në sociologji pranë Institutit të Studimeve Politike të Parisit, Dominique Wolton është aktualisht drejtues kërkimesh shkencore në CNRS (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore). Ai drejton Laboratorin e Informacionit, Komunikimit dhe Sfidave Shkencore që prej vitit 2000.
Ka themeluar dhe drejton, që prej vitit 1988, revistën ndërkombëtare "Hermes", e cila studion në mënyrë ndërdisiplinore komunikimin në raportet e tij me individët, teknikat, kulturat dhe shoqëritë. Pas ka shkruar mjaft mbi mediat, komunikimin politik, Europën, internetin, ai po studion pasojat politike dhe kulturore të globalizmit të informacionit dhe komunikimit. Sipas tij, informacioni e komunikimi janë sfidat madhore të shekullit XXI dhe bashkëjetesa kulturore është një domosdoshmëri për ndërtimin e globalizmit të tretë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001445
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
Botuesi: Vintage
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Dituria
Botuesi: Papirus
Referenca: SKU001445
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001510
Botuesi: Papirus
Revolucioni i komunikimit është i vetmi revolucion i këtyre 50 viteve të fundit. Më shumë mesazhe, më shumë shpërndarës, më shumë mesazhmarrës. Më shpejt, më larg... Aktorët e kësaj përmbytjeje jemi ne. Komunikimi ndodhet kudo dhe është gjithnjë e më i pandashëm nga teknikat.
check_circle
check_circle