- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Romani "Vezët e thëllëzave", i autorit Rudi Erebara, është një provë bindëse se letërsia shqipe gjallon shëndetshëm në pena të reja. Vepra refuzon teknologjitë parafabrikate të paraardhësve, duke përdorur struktura të veçanta të shprehjes artistike.
Titulli: Vezët e Thëllëzave
Origjinali: Vezët e Thëllëzave
Gjinia: Roman
Autori: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: mars 2010
Fq. 338
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-99956-824-9-1
Romani "Vezët e thëllëzave", i autorit Rudi Erebara, është një provë bindëse se letërsia shqipe gjallon shëndetshëm në pena të reja. Vepra refuzon teknologjitë parafabrikate të paraardhësve, duke përdorur struktura të veçanta të shprehjes artistike. Autori dëshmon një talent të rrallë rrëfimi, me një subjekt tronditës, një figuracion therës dhe ndikime të thella katharsisi.
Autori tregon internimin të një familjeje gjatë viteve të diktaturës komuniste. Romani është një kryevepër mbijetese shumëplanëshe, ndërsa personazhet e brishta nënë-bijë luhaten gjatë rrëfimit në pragun midis jetës dhe vdekjes. Do të rrojnë apo do të vdesin? Ankthi dramatik nuk të lejon ta lëshosh librin asnjë çast nga dora.
Letërsia e Erebarës i ka bërë të pavdekshme Lindën dhe Afërditën, personazhet që hidhen në prova dhe dënime absurde, por ato asnjë çast nuk braktisin jetën me krenari dhe dinjitet. Ngjarjet rrëfehen me qetësi dhe naivitet nga Afërdita 13-vjeçare. Është ditari i një fëmije në nivele të larta artistike.
Autori e ka zbërthyer absurdin e diktaturës më të dhunshme me sytë e një fëmije. Përshkrimi i hollësishëm i ngjarjeve me një mori detajesh krijojnë një tërësi të gjallë dramatike.Romani "Vezët e thëllëzave" është po ashtu një thirrje për kujtesë. Autori Rudi Erebara e shkroi këtë vepër realiste nga një distancë e konsiderueshme kohore me vitet e komunizmit. Tani nga largësia 20-vjeçare me diktaturën e rrëzuar, romani fton lexuesit që të mos harrohet dhe të ndriçohet dhuna e saj.
Ne dolëm të shohim se çfarë po i bënin. Ata e rrahën në kuvertë. Kryetari bërtiste më fal, ose për ne, ose për Gencin. Askush nuk ndërhyri t'i ndalë. E shkelën me këmbë tre a katër njëherësh. Pastaj e kapën për këmbësh e për duarsh e sapo Genci ia bëri me dorë e hodhën nga kuverta të gjallë në det, sikur të ishte thes me sheqer.
Mami bëri mos, nuk e di përse, mendoj se e urrente, por jo deri në vdekje. Trimat dhe Genci pinë fërnet me shishe dhe shkuan poshtë në hambar. Ne ndryshuam vendin dhe u futëm mes turmës së njerëzve në majë të anijes për të mos na njohur më njeri. Mirë ja bënë!- dëgjuam disa zëra pas nesh.
– Mos u mërzisni fare, se ja bënë mirë!
Ne ikëm. U fshehëm mes mijërave që rrinin në kuvertë. Kur pamë Italinë, numëruam me gishta vitet e humbura, vitet e vdekjes së babit, vitet e torturës, dimrat e tmerrshëm nëntor 1985, 1986, 1987, 1988, 1989, 1990, deri në mars 1991... Mami qante, unë qaja. Njerëzit qeshnin e qanin. Ne kishim po aq frikë sa ditën e parë kur na hodhën nga kamioni në mes të maleve.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Pema
Referenca: 2392
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Shtëpia e Librit
Referenca: SKU000071
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: 2976
Botuesi: Aleph
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: Dituria
Referenca: 2976
Botuesi: Aleph
Botuesi: OMBRA GVG
Romani "Vezët e thëllëzave", i autorit Rudi Erebara, është një provë bindëse se letërsia shqipe gjallon shëndetshëm në pena të reja. Vepra refuzon teknologjitë parafabrikate të paraardhësve, duke përdorur struktura të veçanta të shprehjes artistike.
check_circle
check_circle