Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Pritja, Rudolf Marku
  • Pritja, Rudolf Marku

Pritja, Rudolf Marku

Fenix

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur, në mënyrën më të panatyrshme.

15,58 
14,03  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pritja (kopertinë e trashë)

Origjinali: Pritja

Gjinia: Roman

Autori: Rudolf Marku

Shtëpia botuese: Fenix

Viti: 2020

Fq. 180

Pesha: 0.375 kg

ISBN: 978-9928-4462-2-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga librin

Arritëm në shtëpi, në Medulin. Në ditën e nesërme bëmë një udhëtim me varkë, duke qarkuar ishujt e Brionit. Ajo vetë më kishte treguar për herë të parë për Ishujt e Brionit, para shumë vitesh, që në kohën kur jetonim në Qytetin N… Bashkë me ne ishin dhe një çift austriak. Një burrë e një grua, të sapomartuar, vështronin kohë pas kohe njëri-tjetrin. Deti shkëlqente nga rrezet diellore, në një blu të haptë dhe paqësor pranvere. Isha ulur në anën tjetër të varkës, duke e lënë Rozën pranë çiftit austriak. Doja ta lija vetëm, me mendimet e veta. Ndoshta këtë radhë kujtimet do ta ndihmonin për t’u ndjerë e lumtur?

Në mbrëmje i thashë Rozës:

– Me siguri të pëlqyen Ishujt e Brionit?

– Nuk i pashë, më tha papritur.

– Nuk i pe? Po a nuk i qarkuam sot, së bashku, me varkë Ishujt e Brionit? – i thashë pa takt, duke harruar se në moshën e saj ky lloj konfuzioni do të qe dhe gjëja më e natyrshme në botë. Por ajo, duke ndjerë habinë time të pashpjegueshme, më tha:

– Ti kujton se unë pashë Ishujt e Brionit? Se ishujt e Brionit do më mrekullonin? Ajo që më mrekulloi më shumë se ishujt qe vështrimi gjithë dashuri i atij çifti austriak! Ato të dy kam parë gjatë gjithë kohës me bisht të syrit! Tek përpinin me vështrime njëri-tjetrin. Gjithë kohën. O Zot, sa shumë dashuri që kishte në shikimet e tyre. Dhe gjatë gjithë kohës pyesja veten, – Nga vjen gjithë kjo dashuri? Nga çfarë sferash qiellore? Kush e sjell tek ne?

U ndamë pas disa ditësh. Këtë radhë e përcolla me makinë deri në Zagreb. Të dy e dinim se nuk do të shiheshim më në jetë. Më premtoi se do më merrte në telefon, sapo të ktheheshim në Londër.

Dhe vërtet, ajo më mori në telefon në Londër, në ditën tonë të mbërritjes. Më pyeti se si na kishte shkuar udhëtimi. Zëri i saj ishte i largët… Këtu bëri një pushim, aq sa për një çast dyshova se mos ishte ndërprerë linja.

– Alo?

– Po, po, këtu jam, – tha Roza, me një zë të trishtë… Dhe befas, kur mendova se ajo më kishte thënë gjithçka, në mënyrën më të papritur, pëshpëriti, me një zë tronditës, lutës, rrëfimtar:

– Më vjen aq inat me veten time! Nuk jam e përgatitur të vdes. Kam aq shumë dëshirë të jetoj.

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur, në mënyrën më të panatyrshme.

Dy javë më pas marr një kartolinë nga Roza. Kartolina tregon një ishull të vockël, që qarkohet i gjithi nga një shkëmb i vetëm. Roza më shkruan në mënyrën më enigmatike: “Shihe me kujdes këtë ishull të vetmuar! Ky shkëmb nuk po e çaka kryet as për diellin e as për ernat, as për detin e as për njerëzit!”

Ishin fjalët e fundit që do lexoja nga Roza.

As dhe një muaj më vonë, një letër tjetër që vjen nga Shqipëria, më thotë se Roza vdiq. Letrën e shkruan Herta, vajza e saj e adoptuar.

Detajet e librit
Fenix
9789928446220
9789928446220
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Udhëzim për kapërcimin e detit, Mehmet Kraja

Në kushtet e një luftë të pashpallur dhe në gjendje të shtetrrethimit, ajo përballej më një ushtri dhe aparat represiv, i cili nuk kishte përballë asnjë armik real, pos përbërësve identitarë të një populli, siç ishin gjuha, historia, shkrimi, eposi, gojëdhenat etj.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lulet e pjeshkës, Hasan Bajo

Autori, duke i njohur personalisht këto mekanizma, i jep lexuesit një dëshmi të ankthit që kishte kapluar individin, të dhunës shpirtërore dhe asaj fizike, të ndjenjës së frikës dhe të luftës absurde që shteti i kishte shpallur gjithkujt, njeriut të thjeshtë apo intelektualit.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Dikur apo tani?, Aulona Ilasllari

Një natë vjeshte, një takim i rastësishëm mes tyre, do të ndryshojë rrjedhën e të gjithë historisë. Një takim, në të cilin do të ndihet se dashuria e tyre është akoma e zjarrtë.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000410

Botuesi: Botimet Dudaj

Lindur femër, Brunilda Zllami

Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
10,52  11,69 
More
Ne gjendjen

Botuesi: Onufri

Romanet me një vëllim, Martin Camaj

Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.
35,06  38,96 
More
Në gjendje

Referenca: 2227

Botuesi: Te tjere

Lumi i Vdekur, Jakov Xoxa

Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s'është mirë... S'bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.s, aty qante, aty qeshte. Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanikës dhe po pritshin të...
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në kryeministri, Diana Culi

Në zyrat e kryeministrisë gjendet i vdekur një punonjës i rëndësishëm. Është një vdekje e natyrshme apo një vrasje me shumë pikëpyetje nga pas. Kush është fajtori? Këtë enigmë duhet ta zgjidhë Beti Duka këshilltarja e re për kulturën e ngarkuar me misionin e dyfishtë për të hetuar mbi këto dyshime.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tri jetët e zotit P., Virgjil Muçi

Edhe pse produkt i fantazisë dhe i trillit artistik, ky roman duhet këqyrur si një autopsi e shpirtit njerëzor, ngase ashtu si të gjitha autopsitë synon të nxjerrë në dritë të diellit të keqen e padukshme që fshihet nën epidermë.
11,69  12,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tokëmjalta, Enit Karafili Steiner

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Një dashuri e hershme, rrjedha e së cilës bëhet jehonë e jetëve të rrëmbyeshme e të lodhshme të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë.
9,35  10,39 
More
Në gjendje