Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kreuztanne, Fate Velaj
  • Kreuztanne, Fate Velaj

Kreuztanne, Fate Velaj

SARAS

Ditët rridhnin monotone në normalitetin e tyre dhe sa dilja nga puna, nga larg, mes pemëve shquaja Klarën, gruan time, te dritarja duke më pritur. Ditëve me diell ajo vinte deri aty tek fabrika dhe priste jashtë portës sa të dilja e së bashku bënim në këmbë atë pak rrugë që ishte që aty e deri tek shtëpia.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kreuztanne
Origjinali: Kreuztanne
Gjinia: Autobiografi
Autori: Fate Velaj
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2016
Fq. 292
Pesha: 0.301 kg.

Mbi librin

"Ditët rridhnin monotone në normalitetin e tyre dhe sa dilja nga puna, nga larg, mes pemëve shquaja Klarën, gruan time, te dritarja duke më pritur. Ditëve me diell ajo vinte deri aty tek fabrika dhe priste jashtë portës sa të dilja e së bashku bënim në këmbë atë pak rrugë që ishte që aty e deri tek shtëpia.

Pas drekës do bëja një sy gjumë, dhe mbasi të pinim kafenë, nuk do të zgjaste shumë e do të dilnim një shëtitje në breg të liqenit të vogël pranë 'Harrenhaus', vilave të familjes Reitliger, ku e kishim bërë zakon të merrnim ushqim me vete e t'ua hidhnim rosave, të cilat ishin mësuar tashmë, që gati çdo ditë në të njëjtën orë, ne do të vinim dhe sa na shihnin së largu, si të dalldisura nga gëzimi, duke përplasur krahët, nxitonin të na afroheshin...".

Kështu e përshkruan Fate Velaj, nëntorin e vitit 1991, ku bashkë me të shoqen, Klarën, kalonin ditët në pritje të një jete më të mirë në hotel Gasthaus "Kreuztanne" në malet e Sankt Anton/Jebnitz. Ata nuk ishin të vetmit emigrantë që me një çantë plot ëndrra kishin lënë vendin e tyre, për të ndërtuar një tjetër të ardhme në Austri.

Në hollin e hotelit kishte plot të tjerë ardhur nga vende të tjera, që do të ndanin me dy shqiptarët biseda pafund mbrëmjeve vonë. Paraditeve ata shëtisnin tej majave të maleve, ndërsa fundjavave zhytej i tëri në pasionin që e kishte marrë me vete atje tej, pikturën. Me padurimin e asaj që do të ndodhte, ai hidhte në telajo si një impresionist thjesht gjendje.

Gjithë imazhet e fokusuar në memorie të pyjeve të lartë dhe natyrës së mrekullueshme austriake, do të vinin në ngjyrat e forta që do ta rrisnin më shumë piktorin brenda tij. Gjithçka për Fate Velajn nisi nga ky hotel, ku përtej dritareve të ngushta ndihej vetëm frymëmarrja e jetës. Historia e tij nuk ndryshon shumë nga ajo e emigrantëve të tjerë.

Si i rritur pranë detit, Vlorës, ai kishte ëndërruar në vogëli Italinë. Roma ishte ëndrra e tij, por që e la ato ditë kur anijet u mbushën me ëndërrimtarë të tjerë, për ta kërkuar fatin në një tjetër rrugë, që do të niste me autobusin e linjës Pejë -Goteborg, për të përshkruar kështu gjithë ish-Jugosllavinë, për të kaluar kufijtë Sentilj-Spielfeld, kufirin slloven me Austrinë...për të mbërritur më pas në Salzburg, më pas në Vjenë e për të përfunduar në "Kreuztanne".

Një udhëtim që ai e bëri duke mbajtur me vete kujtesën, dhe një kulturë familjare të cilën duhet ta tejkalonte. Të huajve u fliste për babain e tij Melon, shkollën që ai kishte bërë në Moskë, punën që kishte bërë mes frikës dhe ankthit, për të mos pasur fatin e ndëshkimit, si shokët e tij që u pushkatuan apo burgosën, apo për nënën e tij ekonomiste, e cila nga mungesa e shpeshtë e babait i mbetur në puset e naftës, i ishte përkushtuar tërësisht familjes.

Sa e sa biseda ka bërë duke pirë një filxhan çaj, e duke treguar Shqipërinë e tij tek të huajt... Një Shqipëri e cila dukej e bukur në dhimbjen e saj, rrëfyer nga ky shqiptar pasionant, që dinte të shihte tek ajo të bukurën.

Do ishte e gjatë rruga e Fate Velajt, nga "Kreuztanne", drejt Vjenës, ekspozitave të pikturës, apo fotografive, salloneve diplomatike, vlerësimeve ndërkombëtare për të lënë sërish Vjenën, për një kauzë më të madhe siç është puna në shërbim të diplomacisë kulturore të vendit të tij. Një shërbim që ai e bënte në mënyrë të inkoshiente që 25 vjet më parë, atje në sallonin e thjeshtë, me njerëzit që i takoi rastësisht në "Kreuztanne".

Si artist ai e di se kujtesa ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në kujtimet personale, pasi histori e tij është në njëfarë mënyre historia e Shqipërisë pas viteve '90. Është aspirata e një brezi të tërë ëndërrimtarësh që duke besuar në ëndrra, arritën t'u ndërtonin ato mes sfidash diku në Europë apo Perëndim.

Gati 25 vjet nga kjo "aventurë", me një guxim për t'u vlerësuar Fate Velaj, ka vendosur ta tregojë historinë e tij si para një pasqyre. "Kreuztanne", quhet romani autobiografik, botuar nga shtëpia botuese "Saras", me autor Fate Velajn, i cili të bën të udhëtosh në një histori e cila mund të ishte e secilit prej nesh.

Një histori e shkruar thjesht, por që mbart brenda kujdesin e një piktori që duke i shndërruar ngjyrat në rreshta, ta bën leximin sikur je duke u endur nga një tablo në tjetrën. Autori të ndihmon imagjinatën, duke të dhënë deri në detaje personazhe apo ndjesi që e kanë shoqëruar në këtë rrugë jo të lehtë.

Velaj ka vendosur të tregojë gjithçka, deri tek trishtimin e madh të një çifti të ri kur humb fëmijën e parë. Ai ka vendosur të tregojë të vërtetën e tij, që është shembulli më i mirë sesi vetëm me besim mund t'i arrijmë gjërat që duam. Ky libër nuk është thjesht një roman autobiografik, i cili mund të lexohet në një fundjavë, por një leksion i madh jete.

Është historia e një shqiptari të mirë, i një artisti të veçantë, i një babai të kujdesshëm, dhe i një bashkëshorti që ka me vete në këtë udhëtim gjysmën e tij më të mirë, Klarën. Ajo është personazhi kryesor i këtij rrëfimi, që dëgjonte me ëndje në ato shëtitje që përfundonin në liqenin ku vallëzonin rosat. Me intuitën e një gruaje të mençur, ajo i dha besim burrit të saj, e bindur se në vendin e lirive ku kishin mbërritur ata, kishin për t'ia dalë.

"Kreuztanne" është një rrëfim që ti e lexon shpejt, por që do të lërë tek ty shijen e një leximi që nuk do të humbë asnjëherë nga kujtesa. Kjo, pasi në fund të leximit, ti ndien se mund t'ia dalësh me jetën tënde, ashtu si çifti shqiptar më shumë se dy dekada më parë, mundi t'ia dilte, i gjendur në një hotel të thjeshtë të Austrisë.

Velaj e shkroi këtë libër në 24-vjetorin e mbërritjes së tij në Austri. Bashkë me familje, në këtë përvjetor ata vendosën të bënin një vizitë tek "adresa e tyre e parë", e cila ishte e mbushur me emigrantë nga Siria. "I thashë familjes që para 24 viteve isha unë njëri prej tyre, pasi ky kamp si sot, ishte plot e përplot me refugjatë të ish-vendeve komuniste.

Aq shumë ma trazoi kujtesën ajo që pashë, sa fillova të tregoja çdo moment të atyre dy javëve qëndrimi aty, deri më datë 5 gusht 1991, kur më hipën në një mikrobus dhe më çuan në malet e Sankt Antonit, në Gasthaus 'Kreuztanne' (Udhëkryq), emërtim të cilin e kishte marrë të tillë mbasi ai ndodhej në kryqëzimin e tri rrugëve që të çonin në tre fshatra, nga pesë kilometra larg që aty", shkruan Velaj në prologun e librit.

Njëra ngjitej përsipër në një të përpjetë të fortë. Rruga përbri zbriste teposhtë me një të tatëpjetë po aq të fortë dhe e treta në një rrëpirë dhe ajo shumë e fortë...E në mes të këtij udhëkryqi, ai zgjodhi rrugën ku e drejtoi zemra, për të na e sjellë ne kaq vite më vonë në një libër, i cili të bën të tejkalosh çdo udhëkryq...

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Diku ku dielli nuk perëndon, Enxhi Drapi

Po vuaj vërtetë shumë, por nuk e kam problem. Ashtu sikurse edhe ti, unë mundem. Kam bindjen se gjithçka arrihet kur e dëshiron me gjithë shpirt. "Të dëshirosh" diçka nuk është aq e thjeshtë sa duket vetëm kur e shqipton atë fjalë. Duhet ta besosh fort, e nëse e bën atëherë ky është dëshirimi. Mos e harro! Këtë sekret nuk e përdor dot kushdo!
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000541

Botuesi: OMSCA-1

Hasta la vista, Petro Marko

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2319

Botuesi: Te tjere

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferma e dijes, Gjerak Karaiskaj

Hapësirat tekstologjike të këtij romani, të përveçëm si frymë dhe shprehësi, por mbi të gjitha unik për sendërtimin e realitetit letrar, bazuar në konkreten e përditshmërisë, që në këtë rast e tejkalon imagjinaren, ndërlidhen po kaq ngushtësisht edhe nga fati i vetë protagonistëve.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Naimi

Gjuha e gjakut, Kiço Blushi

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Griva, Petro Marko

E preka me të dyja duart! Ajo nuk lëvizte fare. Afrova fytyrën time te fytyra e saj. Ajo më lëpiu duart. Griva! Griva ime! Pasi e përqafova fort, e përkëdhela me duart e mia në të gjithë shpinën. Pastaj e pashë me kujdes.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Martesë e dytë, Harbin Veseli

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve. Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nëënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000941

Botuesi: Toena

Gruaja ne kafe, Diana Culi

Shkrimtarja Diana Culi sjell në romanin e saj "Gruaja ne kafé" realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.
540 Lekë 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Epika e yjeve të mëngjesit, Rudi Erebara

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Diktaturat janë të ndryshme, por grada e mizorisë zakonisht është justifikuar në arsyetimin se dhunën e kanë ushtruar disa njerëz me ushtri ndaj një populli tjetër.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000583

Botuesi: OMSCA-1

Funerali i pafundmë, Visar Zhiti

Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rrethimi, Tom Kuka

Kolë Laca duhet të fotografojë këtë gjëmë. Aparati i tij nuk përjetëson vetëm kronikën e qytetit, por edhe fatin e tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fluturimi i fundit, Brunilda Zllami

Bukuria e një shpirti është ta kuptojë tjetrin në dritëhijet që fshihen pas fasadave me të cilat mbulohet, të dallojë ngjyrat dhe aty ku ka vetëm gri. Bukuria e shpirtit qëndron te pranimi i atyre që ti quan të meta, sepse ato i japin individualitet njeriut. Pranoji të tjerët në të njëjtën mënyrë që do të pranohesh nga ata dhe mos e lër hidhësinë të të...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje