• Banner

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari
  • Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Facebook - koobecaf, Edmond Shallvari

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit?

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Facebook – koobecaf
Origjinali: Facebook – koobecaf
Gjinia: Roman
Autori: Edmond Shallvari
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2012
Fq. 188
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99956-86-86-4

Fragment nga libri

Bota do të ishte në të keqen më të vogël të saj nëse njerëzimi do të mbetej vetëm në mëkatin e ideve apo të ashtuquajturin mëkat platonik. Ç'do të ndodhte në Eden me Evën dhe Adamin sikur molla të mos kafshohej nga dhëmbët, por nga ideja e tyre e kafshimit? Pra, të dy, kushtit të Perëndisë t'i nënshtroheshin jo nga bindja, por nga frika e ndëshkimit?

Molla e ndaluar gjithsesi do të kafshohej e përtypej mendërisht e do të shijohej sipas idesë mikse të frutave të provuar. Perëndia ndëshkon vetëm idenë e materializuar apo edhe idenë e realizuar shpirtërisht?

Mbi autorin

Edmond Shallvari ka lindur në Korçë më 30 korrik 1957. Pas shkollës së mesme, vazhoi studimet universitare në Tiranë duke u diplomuar për Ekonomik në vitin 1982. Krijimtaria e tij e ka zanafillën e hershme me poezitë e para botuar në gazetën universitare, ku dhe është mirëpritur e vlerësuar.

Më pas ka botuar poezi e shkrime të karakterit ekonomik e filozofik në gazetën lokale të Korçës. Aktiv në lëvizjen për demokraci deri në vitin 1997, kur për shkak të ngjarjeve tragjike të atij viti largohet familjarisht për në Selanik të Greqisë, ku banon edhe sot.

Shkrimet dhe kujtimet e mbledhura në kohë kritike për jetën e tij dhe të vendit i ka botuar në librin e parë "E megjithatë... jetojmë!" në vitin 2006, për të vazhduar më pas me katër libra të tjerë me poezi, të cilët janë mirëpritur nga lexuesit.

Detajet e librit
Te tjere
2319
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000286

Botuesi: Te tjere

E megjithate jetojme, Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës.

Çmimi 490 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000627

Botuesi: Te tjere

Diku, dike, dikush, Edmond Shallvari

Titulli: Diku...Dikë...Dikush... Poezi Autori: Edmond Shallvari Enti botues: Dija Vendi dhe Viti: Pogradec; Mars, 2008 f. 96 Pesha: 0.07 kg.   Mbi Librin dhe Autorin Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e

Çmimi 300 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000848

Botuesi: Dija-Poradeci

C'u beme keshtu! Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës. 

Çmimi 300 Lekë
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ëndrra e doktorit, Besnik Mustafaj

Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t'i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000857

Botuesi: OMSCA-1

Asgjete e vogla te Zotit, Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi, është autor i shumë librave me poezi e tregime, romaneve dhe drama, për të cilat është vlerësuar me çmime kombëtare dhe mbarëkombëtare. Gjithashtu, është autor librash me studime dhe përkthime.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001636

Botuesi: Te tjere

Pafajesi nene, Bukurije Bushati

Bukurije Bushati ka lindur më 18.04.1956 në Durrës. Në vitet 1972-1975 ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Gjergj Kastrioti". Në vitet 1986-1990 mbaroi Universitetin Shtetëror Dega Juridik me korrespondencë. Në 1993 është larguar në Itali dhe më pas në Gjermani, ku jeton edhe sot me familjen.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2327

Botuesi: Te tjere

Vila me dy porta, Vera Bekteshi

"Vila me dy porta" është një roman dokumentar apo rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta, që shkojnë nga rinia e parë te spastrimet komuniste të viteve 1974 – 1975, nëpër kalvarin e internimeve e deri në vitet pas kthimit të lirisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001361

Botuesi: Te tjere

Ditari i Aranitës, Njazi Bahiti

"Ditari i Aranitës" është më tepër një tentativë e autorit për të trajtuar një temë shumë aktuale e cila ka të bëjë me të ashtëquajturat reforma dhe presione mbi administratën publike, fenomen i cili tek ne bëhet evident sa herë ndërrohen pushtetet.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Erik Botime

Lady “D”, Ambra Hysa

"Lady D" i dedikohet vajzave, vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë me shpirt të lirë dhe pa kursim, pa kushte!

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pëllumbat i vrasin natën, Virion Graçi

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën. Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Stina e pestë, Geverina Muzhaqi

Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku buthton shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001197

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Të mallkuarit e ditës së gjashtë, Valter File

Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000038

Botuesi: Botimet Dudaj

Një tjetër, Brunilda Zllami

Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)