Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Dhjetë ditë që nuk tronditën botën, Aurel Plasari
  • Dhjetë ditë që nuk tronditën botën, Aurel Plasari

Dhjetë ditë që nuk tronditën botën, Aurel Plasari

Dhe ja se ku asaj mbrëmjeje, nëpër rrugët e terrshme, ajo i buzëqeshte, i buzëqeshte në një mënyrë të pabesueshme, ndërsa ai vijonte të çapitej krah saj, e vështronte kur e kur, i magjepsur, si kundruall një njeriu për të cilin kemi qenë të sigurt se një ditë fati do të na e nxjerrë në rrugë.

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Dhjetë ditë që nuk tronditën botën
Origjinali: Dhjetë ditë që nuk tronditën botën
Kategoria: Roman
Autori: Aurel Plasari
Botues: Korbi
Viti: 2001
Fq. 112
Pesha: 0.150 kg
ISBN: 99927-630-8-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Dhe ja se ku asaj mbrëmjeje, nëpër rrugët e terrshme, ajo i buzëqeshte, i buzëqeshte në një mënyrë të pabesueshme, ndërsa ai vijonte të çapitej krah saj, e vështronte kur e kur, i magjepsur, si kundruall një njeriu për të cilin kemi qenë të sigurt se një ditë fati do të na e nxjerrë në rrugë.

E dinte edhe që vështrimi i tij, i tejpërtejshëm, nuk harrohej dhe, në të vërtetë, kushdo që do ta vështronte tani heroin tonë dyzetvjeçar, do të vinte re se sytë e ndritur e të përhimë i shkreptinin, prenkat sikur i qenë shtuar në fytyrë dhe thinjat i qenkëshin shfaqur papritmas te tamblat.

Tani ishte vajza që e vështronte, madje i buzëqeshte, hidhte kokën nga njëra anë, duke përsëritur oreçast gjestin e të shkundurit prej flokësh të piklave të shiut, dhe ai e kishte ballin të djersitur ndezullie, ngase ishte i bindur që tanimë ajo qe zgjedhur, ajo do të ishte e tija, ajo do të kalonte domosdoshmërisht nëpër ekzistimin e tij dhe vetëm të kujtuarit e këtij kalimi një ditë do të mjaftonte që atij t'ia rrëmbushte jetën.

Detajet e librit
9992763086
9992763086
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Bashkim Shehu

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Yjet janë fare pranë, Betim Muço

Betim Muço kishte kohë që përtypte lëndën e pare të narracionit në mendjen e tij. Ishte një përsiatje e gjatë që fillonte nga historitë e mbledhura me dashuri nga burimi i pashtershëm i gjyshes së tij dhe rrënjët në Përmetin e largët.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Bulevardi i yjeve, Arlinda Guma

Qyteti A, nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo... E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen... 
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000287

Botuesi: OMBRA GVG

Metamorfoza e nje brezi te humbur, Henrik S.G

Ndodhi që të jem lindur pikërisht atëherë, kur sapo pati nisur udhë gjysma e dytë e Shekullit të Njëzetë. Lindje fatale, në mes një shoqërie mizore. Im atë, fare i ri, me kërshërinë e Dantes trokiti në portat e Ferrit, ndonëse i ishte ofruar atij Parajsa Komuniste.
829 Lekë 921 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Zoti qeshi deri në fund, Raimonda Belli Gjençaj

Një djalosh i pashëm, me moshë sa gjysma e saj, që tundohet nga pasja. Nuk mund të bëhet bir për shpirt i askujt, por duhet të gjejë shtegun për të shtënë në dorë pasurinë. E lehtë nuk është, por jo dhe aq e vështirë për dikë që ka studiuar psikologji...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Secili çmendet simbas mënyrës së vet, vol. 3, Stefan Çapaliku

Është historia jonë, që ne e njohim, por për ta njohur edhe brezat, që duhen vëllime të tjera, për të treguar një çmenduri kolektive, ku secili çmendet sipas mënyrës së vet, rrëfen autori Çapaliku. Me mesazhin që përcjell romani: gjithsecili ka të drejtë me diftu, fati jonë ka qenë me asistu në atë moment kyç për fatin e shqiptarëve, që shpresonin...
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Ngjizja e papërlyeme, Agron Tufa

Romani tetralogjik i Agron Tufës "Ngjizja e papërlyeme" është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve '60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i...
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kontrabandisti, Vili Minarolli

Nga titulli dikush mund të mendojë se flitet për ditët tona, kur kontrabanda është një dukuri e zakonshme. Jo dhe jo. Bëhej edhe në kohë të socializmit kontrabandë. Për këtë flet Vili Minarolli në romanin e tij "Kontrabandisti", një copëz nga historia e Shqipërisë së viteve të regjimit komunist.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Vendi diku midis, Enkelejd Lamaj

Nën magjinë e tyre Sidriti dhe Ana e gjejnë veten në një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar…
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe