• Banner

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arka e Djallit
Origjinali: Arka e Djallit
Gjinia: Roman
Autori: Dritëro Agolli
Shtëpia botuese: Dritëro
Viti: 1997
Fq. 472
Pesha: 0.549 kg.

ISBN: 978-99927-34-67-4

Koment nga Alfred Uçi

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Duke e vendosur veprimin e romanit në një zonë të largët provinciale, D. Agolli i përmbahet traditës të kultivuar shpesh në letërsinë satirike klasike botërore, që e bën të mundur të kqyret jeta me shtrirjen e saj deri në skajet më të largëta, më të humbura dhe nga një këndvështrim i ndryshëm prej atij që mbizotëron zakonisht në qëndrat ose kryeqëndrat urbane. Shkrimtari nis për në Qershizë shkrimtarin Sherif Abecenë në një lloj "qarkullimi"; aty ai kërkon të shtierë në dorë defteret e Bamkë Dynjasë.

Shënimet e këtyre defterëve vendosen në themel të subjektit të romanit dhe ato zbulojnë ca të vërterta sa të lezetshme, aq edhe të hidhura për jetën e Qershizës, por sidomos të një binomi tjetër personazhesh: Bamkë Dynjasë dhe Cute Babuljes, shokë të pandarë, të sinqertë e hokatarë, që përfundojnë viktima, të dënuar për "gabime të rënda" nga Partia-Shtet. Sherif Abeceja shfaq zell "për ta njohur jetën" e Qershizës, të bazës, ku "trillojnë një mijë histori prej asgjëje"; aty ai përfshihet në vorbullën e ngatërresave me defteret e Bamkës.

Sherifi arrin në përfundimin se në Qershizë s'kish asgjë të mirë, veç emrit të Anthullës. Përmes Qershizës, Sherifi kupton si janë punët edhe në Tiranë, ku "ka spiunë e gjykatës më të fortë se në Qershizë". Në klubin e berberhanës "bëhej radioskopia e mushkërive të fshatit përmes mekanizmës së thashethemeve, ankimeve, inateve, psherëtimave, shakave dhe thumbimeve të pandërprera dimër dhe verë".

Një agronom i ri, Agron Sahatçiu pohonte se në Qershizë s'kish gjë tjetër veç një tufë lopësh të plakura, që u kish shterrur qumështi, dhe ku njerëzit në vend që të shqetësoheshin për moshën e lopëve, shqetësohen e interesohen për moshën e Sherifit.

Romani "Arka e Djallit" ka një lidhje të ngushtë me romanin "Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo", sepse, nga njëra anë, në të bëhet fjalë po për atë realitet, për atë jetë plot e përplot me dukuri groteske dhe, nga ana tjetër, stili grotesk përshkon tej e ndanë strukturën edhe të këtij romani satiriko-humoristik.

Disa personazhe si Cute Babulja, Mitro Karapataqi, Hyskë Borobojka etj. vijnë nga romani i Zylos, ruajnë ndonjë shfaqje të mëparshme, por portretizohen në mënyrë më të plotë. Në "Arkën e Djallit" ka edhe disa personazhe të rinj, si Bamkë Dynjaja, Sherif Abeceja, Maxhun Xhabalaku (i Bilishtit), Zyber Shtufa e personazhe të tjerë më pak të rëndësishëm.Tek ata mund të vësh re ca cilësi që i kanë personazhe me emra të tjerë në romanin e Zylos.

Sherif Abeceja, shkrimtar, të kujton Adem Adashin, po shkrimtar; Zyber Shtufa të shtie në mendje kryetarin e koopertativës të romanit "Shoku Zylo". Ka midis tyre edhe dallime të shumta, që nuk e zbehin origjinalitetin e tyre, por cilësia më qensore e përbashkët e tyre qëndron në përgjithësi në karakterin e tyre satiriko-grotesk.

Qysh në romanin e parë ekziston Cute Babulja, hero qyfyrexhi, i mprehtë dhe hamës i pangopur, por në romanin e dytë spikatin dimensione krejt të tjera; ai del si një Nastradin shqiptar, që ia nënshtron kritikës së tij të ashpër shpotitëse anët e zeza të realitetit, madje ai është figura qendrore, protagonisti i romanit. Shkrimtari Sherif Abeceja ndryshon shumë nga homologu Adem Adashi, shkrimtar konformist e mediokër i romanit të Zylos.

Për të mos e mbyllur qarkun e ngjarjeve ngushtësisht në Qershizën rurale, D. Agolli e plotëson shtrirjen e veprimit jo vetëm drejt kryeqytetit, por edhe përtej kufijve shtetërorë, përmes udhëtimit të heronjve kryesorë, Cute Babuljes dhe Bamkë Dynjasë në Greqi e sidomos në Turqi për të marrë pjesë në një Kongres Ndërkombëtar të Folklorit.

Ky udhëtim i mbushur me aventura të çuditëshme zbavitëse, ndihmon për të zbuluar një situatë të pakëndshme për heronjtë e romanit, që rrjedh nga izolimi i vendit prej botës tjetër. Atyre u dukej sikur kishin shkuar në një planet tjetër. Mrekullia e këtij procedimi në roman qëndron pikërisht në mundësinë që jep si për ta zbuluar jetën lakuriq, me tërë përmbajtjen tragji-komike e absurde, jashtë paragjykimeve ideologjike e skemave zbukuruese, që sajoheshin e përhapeshin nga kryeqyteti.

Sherif Abeceja heq syzet rozë dhe tronditet duke u njohur me jetën e Qershizës dhe përmes deftereve të Bamkës, që ka vdekur tashmë, zbulon ca të vërteta, që nuk mund t'i kapte syri nga dritaret e kancelarive të Qëndrës. Ato dukuri, ndaj të cilave D.Agolli përqëndron gjithë shigjetat satirike, nuk janë të një rëndësie lokale, provinciale, sepse ato zbulojnë falsitetin e absurditetin e direktivës që nis qendra, deformimet e jetës nën peshën e metodave burokratike, mospërputhjen midis frymës euforike dhe realitetit të mbingarkuar me probleme e vështirësi frikësuese.

Në këto kontradikta D. Agolli ka gjetur burimin e dukurive komike groteske, që mbushin faqet e romanit. Në një vështrim të përshpejtuar duket sikur romani "Arka e Djallit" është ngarkuar me situata, ngjarje, personazhe, mesele, anekdota e qyfyre komike, thjesht qesharake; por, jo, se përmes tyre duken drama të rënda, dukuri të hidhura tragjike, vikmtima të Direktivave partiake dhe kështu zbulohet e vërteta mbi "realitetin socialist" edhe më thellë se sa tek "Shoku Zylo".

Tonalitetin e përgjithshëm romanit "Arka e Djallit" ia jep thartqeshja, shprehje e përmbajtjes tragji-komike e romanit, që e bën lexuesin njëkohësisht të qeshë, të gajaset me dukuritë komike të jetës e të qajë për mundimet e vuajtjet e pamerituara të njerëzve. Vepra e D. Agollit, e thurur me një mjeshtëri klasike të përkryer, me atmosferë gazmore, e ruan besimin e njeriut në jetën, të cilit i dhuron shenja e parandjenja se themelet e godinës, që dukej e palëkundur, e madhërishme dhe po aq kërcënuese, ishin kalbur ngaqë qenë në kundërshtim me kërkesat e natyrshme njerëzore dhe ligjet e jetës.

Ashtu si natyra që nuk duron zbrazëtinë, edhe jeta nuk i duron përdhunimet, mospërfilljen dhe "valset e tufëzimit". Romani "Arka e Djallit" dëshmon se ligësitë, djallëzitë, poshtërsitë, padrejtësitë, degjenerimi, korrupsioni e vese të tjera i kanë rrënjët më të thella se sa besojmë ose duam të besojmë. Romani e shtyn lexuesin të mos qëndrojë naiv e mendjelehtë, duke besuar se të tilla cene në botën njerëzore zhduken, siç shuhet vesa porsa del dielli.

Djalli është një forcë e madhe dhe e tmerrshme; ai është i kudogjindur dhe i ngatëron mendjet e kthjellta; ai vazhdon të punojë pa ndërprerje mbrapsht brenda "arkës agolliane", ku tjerr e sajon plane për ligësi e prapësi. Ndryshe nga romani i Zylos, në "Arkën e Djallit" realiteti paraqitet më me vërtetësi dhe syri i shkrimtarit është më i saktë dhe më i sinqertë, ashtu si edhe kritika, humori e satira janë më të mprehta, më shpotitëse dhe më të ashpra; kjo gjë ka ndikuar që edhe personazhet të jenë më të përcaktruar, pa atë dyzim, ambiguitet që vihet re në disa personazhe të romanit të Zylos.

Në "Arkën e Djallit" refuzohen ca dukuri të rëndësishme të realitetit si tufëzimi i bagëtive, që kishte marrë trajta të shëmtuara, absurde. "Vetëm për tufëzimin, -i lutet Fatimja Selman Thanës tërë frikë,- mos fol, të keqen". Për këtë fenomen, në mbrojtje të tufëzimit, qëndron syçelë e i vendosur Maxhuni i Bilishtit, Zyber Shtufa e të tjerë që nuk tregohen thjesht të cekët, por të poshtër, ngaqë fshehin të vërtetën, që s'ka shoshë ta mbulojë dhe me mjete të ulta, imorale, me shpifje, keqinterpretime, me fanatizëm dhe duke mos falur asnjë që e përqesh, pale ata që e luftojnë.

Jo vetëm personazhet kryesorë, por edhe ata të dorës së dytë të romanit "Arka e Djallit" janë më të goditur, larg skematizmit; ata janë më jetësorë, të gjallë, normalë, njerëzorë. Plot personazhe të dorës së dytë mbeten në mendjen e lexuesve, ashtu si protagonistët.

Fragment nga libri

Anthulla, pasi dëgjoi një përmbledhje të shkurtër të përshkrimit të udhëtimit nëpër Greqi dhe pjesërisht në Turqi, filloi të lexojë me vete.
-Jo, lexo me zë! - urdhëroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, në një karrige në rrëzë të verandës.

"Hyrja e Cute Babules në vallen e dervishëve mevlevinj, o Hyskë, bëri një jehonë aq të madhe në mes të shkencëtarëve, sa me fjalën që na ka dhënë natyra e gjuhës nuk mund të tregohet. Por kjo jehonë vetëm fillimin e kishte në gjirin e shkencëtarëve. Të nesërmen u bë ortek, që vërshoi me uturimë në mbarë Konian. Po të pasnesërmen? Të pasnesërmen u bë uragan, që u soll dhe u mbështoll, u vërvit dhe u rrotullua anembanë Turqisë. Si i thonë në këngë?

Këtu duhet thënë: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirë, o Hyskë, se dikur, në kohët e shkuara namin ta hapte kënga! Po të hyje në këngë, edhe sikur të mos ishe shumë trim, apo shumë i zgjuar, fama rritej, pasi emri që kalonte gojë më gojë dhe çdo këngëtar shtonte nga një fjalë e nga një epitet.

Kurse sot famën ta hapin mjete të tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vërtet e zuri fillin në gjirin e shkencëtarëve, por pastaj ç'ndodhi se!... Të pasnesërmen gazeta më e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi një artikull të shoqëruar me tri fotografi: njëra që paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra në valle dhe e treta në përqafim me dervishët në mbyllje të manifestimit.

Në artikullin e "Bytyn dynjasë" gazetarë që mund të krahasohet me "Le Monde" të Francës, se "dynja", ashtu si "monde", do të thotë "botë", shkruhej: "E mahnitshme! E paimagjinueshme!" Në vallen e dervishëve në Sema më e njohur nga gjithë bota, që u dha nga mevlevinjtë për nder të shkencëtarëve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, që zakonisht i thërrasin Cute, dhe me mjeshtëri, ndoshta më të përsosur se të dervishëve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase më të mëdha se semazeni, udhëheqësi i Sema-së, kërceu e luajti deri në mbyllje të ceremonisë, dhe në fund i përqafoi me radhë të gjithë valltarët e shenjtë nën breshërinë e duartrokitjeve të njerëzve të shkencës.

Një fenomen i tillë, që të hynte në vallen e dervishëve një i jashtëm, qoftë turk e qoftë kaur, ka 722 vjet që nuk është përsëritur, që kur ishte gjallë hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, në një ceremoni dervishësh, u fut papritur mes valles një sarhosh dhe filloi të kërcejë. Në kërcim e sipër i shtynte me bërryl dervishët, duke ua penguar rrotullimin!

Atëherë semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky është i pirë dhe duhet ta përzemë nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu përgjigj: "Ai ka pirë hyjninë, ju po silleni me të si me një pijanec". Kjo frazë që ka mbetur si ese, në frëngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe për Cute Babulen kur hyri në vallen e dervishëve, disa thanë se gjoja ishte i pirë dhe kërkuan të zbohej nga andej. Dhe këta që e thanë, fatkeqësisht, ishin turq dhe francezë. Po të jetonte Mevlania, do t'u përgjigjej: "ju silleni me të si me të pirë!" ose "Vous vous agissez ivrogne!".

"Habia jonë, vazhdonte artikulli, për hyrjen e marksist – leninistit Cute Babulja në vallen e dervishëve, është gjetiu... Një shkencëtar shqiptar, që jeton në kështjellën më të fortifikuar të marksizmit, del nga andej dhe rrëzon muret dhe vallëzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishëve. Dhe jo vetëm kaq!

Ai në fund të valles puthet me dervishët! Është me të vërtetë paradossale, kur dihet se në Vendin e Shqiponjave, që janë në fakt shqiponja me krahë të lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dënohen ata që takohen me hoxhallarë, dervishë, baballarë, shehlerë, priftërinj, murgjër e murgesha.

Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, që ndodhet këto ditë midis nesh në Turqi dhe që po na sjell një gëzim të mahnitshëm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinë dhe dashurinë për mevlevinjtë në veçanti dhe, në përgjithësi, për islamizmin, të cilit i takon e ardhmja. Mos vallë kjo është një shenjë që në Shqipërinë tonë mike, po ndryshojnë gjërat?

Apo Cute Babulja këtë gjest fisnik e bëri për hir të forcimit të miqësisë tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare? Nuk e besojmë që kjo të jetë një shaka, megjithëse, sa dimë, Cute Babulja është një shakaxhi, që i kalon kufinjtë e Vendit të Shqiponjave. Dhe madje temën e kumtesës, që do të mbajë sot në Konferencën, në ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini".

Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit të tij nga Buharaja, u bë qyteti ynë i lashtë Konia. Mund të bëhet edhe një supozim tjetër, Cute Babulja, si materialist, duke hyrë në valle, shpreh lëvizjen universale, lëvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Një dervish që rrotullohet rreth vetes dhe rreth të tjerëve, simbolizon lëvizjen e atomit.

Marksistë-leninistët lëvizjen e quajnë si një nga format më të rëndësishme të materies. Mos vallë Cute Babulja nga gjithë vallja ka marrë vetëm thelbin, lëvlzjen, që atij i intereson? Edhe ky mund të jetë një arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me këtë thirrje mbyllej artikulli".

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Rebelimi i Lulus, Albatros Rexhaj

"Rebelimi i Lúlus" është një letër e gjatë, gjithnjë drejtuar Lúlus, ku monologu kthehet në dialog të arrirë në pritje që zërit të autorit t'i shtohet edhe zëri yt. Mes ideologjish që duhen përqafuar, mes udhësh që duhen ndjekur, mes përpjekjesh për t'u përsosur, shoqëria shqiptare po kërkon një fytyrë përfaqësuese për shqiptaren dhe shqiptarin bashkëkohor.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Orgji në famullinë e at Ludovikut, Leonard Veizi

Një roman ku ndërthuret trileri me psikologjinë, jeta moderne dhe e provincës, engjëjt dhe djajtë. "Orgji në famullinë e at Ludovikut" është një vepër e shtrirë në plan universal. Si edhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e së zakonshmes, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Hija e mbretit, Viktor Canosinaj

Është një histori e veçantë e ndodhur shekuj më parë në Kinën e lashtë ku një perandor për të hapur një fazë të re djeg të gjitha librat. Personazhet dalin nga subkoshienca e shkrimtarit pa e kuptuar ai vetë dhe unë shpesh kam menduar se çdo të ndodhte me mua nëse do të merrej një vendim për asgjësimin e gjithë librave të mi. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Çuka e shtegarit, Petro Marko

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?

Çmimi 590 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2169

Botuesi: OMSCA-1

I cmenduri i pavijonit 3, Leonard Veizi

Ky roman është një triller psikologjik, nga të paktët e mirëfilltë shkruar prej një shkrimtari shqiptar. Ndonëse ngjarjet ndodhin dhe personazhet lëvizin brenda një hapësire të kufizuar, ato janë dinamike dhe secili prej tyre shfaqet me një profil të qartë dhe të plotë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2318

Botuesi: Dituria

Një jete ne dashuri, Mynever Shuteriqi

Në katedër zuri vend një djalë i ri, me një paraqitje që më tërhoqi menjëherë vëmendjen dhe që e regjistrova në kujtesë në mënyrë krejt të pavetëdijshme, por tepër besnike: flokë të zinj pak të valëzuar, fytyrë e bardhë e fisme, buzë mishtore me pjesën e poshtme disi të varur.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001844

Botuesi: Te tjere

Borjona, Bukurije Bushati

Adri, pas aksidentimit të së bijës, Borës, mëson faktin se nuk është babai i saj biologjik. Kjo i shkakton dhimbje, duke dyshuar për të shoqen, Brisidën, dhe frikën se do të humbasë Borën, që është gjithçka për të. Për të shpëtuar familjen, e mban për vete këtë lajm, por marrëdhëniet familjare pësojnë krisje.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)