Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani
  • Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

SKU001959
Naimi

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit
Origjinali: "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit
Gjinia: Studime, kritika
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 216
Pesha: 0.247 kg
ISBN: 978-9928-109-13-2

Komente mbi librin

"Romani "Arka e Djallit", parë nga perspektiva e tanishme, del "problematik" në disa pika, që e bëjnë të veçantë në kontekstin letrar të letërsisë shqipe. Një nga studimet më të thelluara për të, ai i Shaban Sinanit, piketon veçantitë kryesore të tij.

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike, përkatësisht të heterogjenitetit të diskurseve, vë në pah prurjet që sjell hapja e tillë e poetikës romanore.

Ndërfutja e diskursit përsiatës, filozofik, metafizik dhe eseistik; një roman i padisiplinuar edhe nga perspektiva e ndërtekstualiteteve, përpos që sjell qasje narrative ndryshe në prozën shqipe, e afron atë me prirjet bashkëkohore të romanit përgjithësisht. Duke patur parasysh shumëzëshmërinë, vizionin e romanit, autori i studimit përfshihet nga një shqetësim i përhershëm: "Historia është e prirur për ta fshehur vetveten".

Ali Aliu, akademik

"Me librin "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit, autori e merr krijimtarinë e Agollit prej gjenezës së saj, e inkuadron atë saktësisht në epokën përkatëse, e shikon atë së brendshmi përmes analizës së imët të tekstit e paratekstit (te romanet), e dimensionon atë në rrafshin historik - krahasues me vëzhgime të sakta kulturologjike e ndërtekstuale dhe ftillon me sukses rrethanat e mundshme të rileximit të këtij autori.

Libri i Shaban Sinanit, ndonëse rrok krejt veprën e një krijuesi të palodhur si Dritëro Agolli, nga poezitë dhe sprovat e para, deri të drama e tij e rigjetur "Baladë për një grua", është homogjenizuar me një ligjërim të rrjedhshëm. "Njerëzit e krisur" të Dritëro Agollit është një libër i domosdoshëm për bibliotekat tona."

Dr. Virion Graçe, shkrimtar, studiues

Detajet e librit
Naimi
SKU001959
0

Të dhënat

Autori
Shaban Sinani
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001963

Botuesi: Botart

Shqyrtime letrare, Hamit Xhaferi

Në këtë vepër, autori ka parqitur analizat e tij letrare rreth disa prej autorëve shqiptarë, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Ali Asllani, Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Petro Marko, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Martin Camaj dhe Rexhep Qosja.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Zbulimi i Zef Pllumit, Kujtim M. Shala

Libri Zbulimi i Zef Pllumit e portreton Zef Pllumin shkrimtar, d.m.th. poet e tregimtar, madje skenarist, pasi që ai është kurorëzuar si figura më e madhe dëshmuese e shekullit tonë, një figurë e madhe morale e një misionar i pashoq.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Nga Kafka te Kafka, Maurice Blanchot

"Nga Kafka te Kafka" është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2942

Botuesi: Onufri

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001961

Botuesi: Te tjere

Camaj i paskajuar, Shaban Sinani

Kjo monografi mund të koniderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2585

Botuesi: Naimi

Kodiket e Shqiperise ne Kujtesen e Botes, Shaban Sinani

Monografia "Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" pasuron dijet tona për vlerat e trashëgimisë kulturore të krishtërimit të hershëm dhe për periudhën e gjatë e të vështirë që vijon. Monografia e analizon në mënyrë të gjithanshme këtë pasuri pak të njohur, madje dhe për vetë studiuesit e interesuar.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2885

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Pyetje në albanologji, Shaban Sinani

Në këtë libër janë paraqitur studime mbi veprat e Aleks Budës, Angelo de Gubernatis, Demetrio Camarda – s, Dom Nikollë Kaçorrit, Dora D'Istrias, Hasan Cekës, Jeronim de Radës, Lef Nosit, Mahir Domit, Margaret Hasluck, Matteo Mandala – s, Maximilian Lambertz, Milan Sufflay – it, Qemal Haxhihasanit, Shaban Demirajt, Shehretit të Delvinës, Tahir Dizdarit,...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje