- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
Titulli: Poetët bëjnë dashuri ndryshe
Origjinali: Poetët bëjnë dashuri ndryshe
Gjinia: Roman
Autori: Darien Levani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 268
Pesha: 0.338 kg.
ISBN: 978-9928-162-02-1
Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
Jeta e tij merr një kthesë të çuditshme kur njeh Enxhin, e cila, me "enxhitetin" e saj, do ta sfidojë Martinin në një duel joshjesh e fjalësh, duke e tërhequr në një Tiranë të panjohur për të. Është një Tiranë që ka zhurmën e tregut të Medresesë, ironinë e mbrëmjeve poetike dhe sfidën e një proteste. Pastaj ka edhe zakone bilardosh, spitale të ndyra, ideale partish e mësime universitare, pa harruar provat për koncertin e radhës, të gjitha këto të shërbyera me zhargonin dhe humorin e rrugëve shqiptare.
Në këtë vorbull ngjarjesh, personazhet dalin nga bota e fantazisë e marrin shëmbëlltyrën e këtij apo atij personi që çdo lexues me siguri njeh. Martini na rrëfen rrugëtimin e tij duke u ndalur tek e përditshmja që e nervozon e ndaj të cilës i duhet të jetë indiferent; te pasioni i tij për muzikën e vërtetë, por që shumica nuk e kupton; te ngushëllimi që kërkon të gjejë tek antidepresivët, që nuk mund t'ia zgjidhin problemet; te domethënia e një dashurie, ndaj së cilës realiteti i zymtë shqiptar ka vënë një zgjedhë. Rrugëzgjidhja e vetme mbetet përshtatja, dhe këtë Martini nuk e ka të vështirë për ta kuptuar, por për ta pranuar.
Autori i jep zë frikës, shpresës e përpjekjeve të një brezi: historia e personazhit bëhet këndvështrim për Shqipërinë e sotme. E përfaqëson atë pa mëshirë, pa lajka e lustra, por me një ndjeshmëri të re për letërsinë shqiptare. Ky roman bën atë që bëjnë të gjithë librat e arrirë: merr një histori personale dhe e kthen në universale, të vlefshme për të gjithë.
- Shumë instrument i bukur, - i them kur më ulet afër. Pendohem, më duket vetja si ata tipat që marrin në telefon në emisionet televizive të mëngjesit dhe nuk kanë asnjë mendim. – Elegant, - mundohem të korrigjoj veten. – Seksi. Shumë seksi. Si ti atë natë me atë fustanin e zi. Nuk më hiqesh nga mendja...
Bravo Marto, je gjeni komunikimi. Tani do të mendojë se je një maniak seksual, sepse e mendon vetëm me atë fustan. Po, ti je maniak seksual, por s'ka nevojë ta kuptojë kaq shpejt, të paktën jo tani. Enxhi bën shenjë me kokë që po, violina është e tillë...
- Është e vështirë? – pyes kot, sa të për thënë diçka. E në çast më vjen në mendje përgjigjja që do të jepje unë: po bëj konservatorin për të mësuar violinën, Martin, sipas teje është e vështirë? Lidhi këto dy elemente e m'u përgjigj!
- Po, - pohon, duke parë nuk e di se çfarë mbrapa shpinës sime me interes të rizgjuar. Edhe ca sekonda e do të ikë, e di.
"Bota reale sundon me realizmin e vet tepran. Kjo duket se është fryma që përçon ky roman, që teprinë e shndërron në tjetër realitet me alkiminë e fjalës metaforike, të cilën autori e përdor në mënyrë të re."
Visar Zhiti
"Në një katrahurë urbane si kjo e jona, ku vetëm koha ikën e asgjë tjetër nuk ndryshon, realiteti i Martinit vjen si një shuplakë e fortë për të na kujtuar se nuk po shkojmë asgjëkundi. Është vërtetë ky një tranzicion i pambarimtë?"
Botuesi
Darien Levani (1982) është shkrimtar, kritik muzikor dhe gazetar shqiptar që jeton në Itali. Bashkëpunëtor i "Albania News", "Nazione Indiana", "Prospettive", "Cittá Metticcia", "Gazeta" dhe "Shqiptari i Italisë", Darieni është edhe themelues i blogut kolektiv "Tirana Calling".
Ai ka debutuar në Itali me romanin "Solo mandata, grazie" (2010). "Il famoso Magico Qukapik", romani i tij i dytë, u botua në vitin 2011, gjithmonë në Itali. Darkeni ka fituar çmime të ndryshme letrare, midis të cilave çmimin "Scrivere Altrove". "Poetët bëjnë dashuri ndryshe" është romani i tij i parë i shkruar në shqip dhe i botuar në Shqipëri.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: UET Press
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Toena
Botuesi: Pegi
Botuesi: Onufri
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU001906
Botuesi: Toena
Botuesi: Onufri
Botuesi: SARAS
Botuesi: Zenit Editions
Referenca: SKU000948
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Albas
Botuesi: Toena
Botuesi: Papirus
Referenca: SKU000122
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000123
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000151
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000841
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000849
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU001362
Botuesi: Toena
Referenca: 2086
Botuesi: Princi
Referenca: 2349
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2356
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Zenit Editions
Me një stil krejt të ri e të palexuar në letërsinë shqiptare, vjen një libër mbi ëndrrat, dëshirat, dhuntitë dhe dëshpërimin e shqiptarëve të sapopjekur. Martin Ibrahimi, apo Marti siç e thërrasin miqtë, diplomuar në letërsi në Universitetin e Tiranës dhe shitës në një librari gjithmonë bosh, është lideri i grupit rock "Lufta e Ftohtë".
check_circle
check_circle