"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
Titulli: Melodia e harpësOrigjinali: Melodia e harpësGjinia: PoeziAutori: Lisandri KolaShtëpia botuese: Camaj - PipaViti: 2006Fq. 98Pesha: 0.13 kgISBN: 978-99943-34-59-X
Mbi autorin
Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
Deri tani ka botuar këto vepra: "Melodia e harpës", "Rabini i pasy", "E madhërishmja", "Ungjilli (si)mbas Gjonit", "Dorëshkrimi i humbun i Shën Mateut", "As gëzuar nuk të thashë", "Satira në epikën fishtiane", "Dhiatë e pakëndueme".
Fragment nga libri
Dera
M'u duk se zoti MorrisonHyri nga dritarja ime.Rendi tek deraMe çizmet kafeDhe rripin e argjendtëPas belit shtrëngoi.Pantallonat dhe këmishaKishin baltën e Parisit.Trupi, prekjenE miliona duarve.
Gishtin tregues në ajërShtriu për nga deraE tha:Djalë, duaje instiktin.Poetit i duhet çmenduria.Pas kësaj dereËshtë jeta. Ai qeshi.Bëri një piruetëMe duart mbi kokëDhe kapërceu nëAnën tjetër të jetës.
Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.
"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
Ata që presin barin me drapinj dhe kosa të shkurtra, posare për livadhe me gur në bjeshkën e Cukalit, janë njerëz të heshtun dhe vetëm në dukje të qetë: dhimba u bren kocat natën e i kap si pika në mëngjes në muskuj e gjymtyrë kur sjellin së pari rreptas hekurin në bar. Në parzmin e leshtë u fshehet frika e gjarpnit që pret tue njehë në ritëm afrimin e...
Kujtim Morina lindi në vitin 1972 në Has. Është diplomuar për Matematikë në Universitetin e Tiranës (1994), pastaj për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës (2004) dhe ka përfunduar një Program Master dyvjeçar për Integrimin Europian dhe Rajonalizëm në Universitetin e Gracit në Austri (2008).
Ndër librat poetikë, autorin e njohim poet që këmbëngul rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci, prej të cilit vazhdon ta “dresojë” dhe “urtojë” muzën e tij poetike. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të “egra”, të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund t
Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
Titulli: Antologjia e poezisë shqipe bashkëkohorePërgatiti & redaktoi: Bashkim KuçukuShtëpia botuese: Onufri462 f.; 21 cm.ISBN 978-99943-42-41-9Pesha: 0.6 kgMbi librinPoezia shqipe e gjysmës së dytë
Në kohën e botimit të këtij libri, autori është student i ekselencës për Master Shkencor në Columbia University, New York. Ky është libri i tij i tretë, pas vëllimit të parë me poezi "Në modernitet humbëm..." dhe librit intervistë – ese "Jemi që pa ardhur deti".
Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski