Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Ditët e braktisjes, Elena Ferrante
  • Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej disa vitesh, rithithet mes fantazmave të fëminisë së saj napoletane, që ia pushtojnë të tashmen dhe e mbyllin në një perceptim të tjetërsuar dhe ndarës të vetvetes. Në këtë çast, nis një rënie shkatërrimtare që të merr frymën, një tregim që të mbërthen dhe të tërheq deri në fundin më të errët, më të dhimbshëm të përvojës femërore.

5,95 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditët e braktisjes
Origjinali: I giorni dell’abbandono
Gjinia: Roman
Autori: Elena Ferrante
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2007
Fq. 238
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99943-51-07-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994351077
ean13
9789994351077
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Kur prek lumturinë, Sveva Casati Modignani

Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. 
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU002007

Botuesi: Te tjere

Snobet, Julian Fellowes

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Luksi, Anna Godbersen

Vajza të bukura me fustane të bukur që festojnë deri në agim. Djem të parezistueshëm me buzëqeshje dinake dhe qëllime të rrezikshme. Gënjeshtra të bardha, sekrete të errët dhe situata skandaloze. Ky ishte Manhatani, 1899.
9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Rrëfimtarja, Jodi Picoult

Shumë zëra rrëfimtarë përfshihen brenda romanit të Jodi Picoult, duke lidhur fijet e kujtimeve të së kaluarës, me emocionet që trazojnë ujërat e të tashmes. Dhe çelësi për të kapërcyer situatën, qëndron edhe njëherë në forcën e rrëfimit.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej kufijve, Fabio Volo

Silvia dhe Gabrieli takohen në pranverë, atëherë kur rrobat janë të lehta dhe jeta nëpër rrugë lulëzon, entuziaste që iku edhe një dimër tjetër. Hera e parë që ai e pa, ishte marramendëse.
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Duke kërkuar Alaskën, John Green

Në qendër të romanit është Alaska, vajza e vitit të dytë në kolegj, që njeh pengesa e s'di të ndalet para asgjëje. E bukur, e veçantë, energjike, plot pasion dhe që vihet gjithnjë në qendër të vëmendjes. Ajo prin dhe është kudo e kurdoherë e pranishme.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P12

Botuesi: Bota Shqiptare

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.
8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001314

Botuesi: Bota Shqiptare

E burgosura e pasionit, Johanna Lindsey

Dhe i mrekullueshmi Uerrik d'Shavill është i zgjedhuri i përkryer për babain e fëmijës së saj, edhe pse kjo do të thotë burgosje për fisnikun e pashëm... dhe detyrim t'i bindet tekave të gruas që dashuron. Duke u zotuar t'i rezistojë, por i tradhtuar nga vetë burrëria e tij, fisniku Uerrik është i dehur nga sytë e magjishëm dhe bukuria epshndjellëse e...
9,91 CHF
More
In Stock

Botuesi: Bota Shqiptare

Më bëj të të dua, Johanna Lindsey

Autorja më e shitur nr. 1 sipas gazetës New York Times, Johanna Lindsey na ofron këtë romancë "të dorës së parë" (Daily News) përmes një rrëfimi vezullues dhe të pasionuar mbi vajzën e një konti që duhet t'i mbushë mendjen një viskonti misterioz të martohet me të dhe t'i japë fund hakmarrjes kundër të vëllait.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, Alessandro D'Avenia

Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë "një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht".
7,93 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...
9,91 CHF
More
In Stock