• Banner

Përtej kufijve, Fabio Volo
  • Përtej kufijve, Fabio Volo

Përtej kufijve, Fabio Volo

Silvia dhe Gabrieli takohen në pranverë, atëherë kur rrobat janë të lehta dhe jeta nëpër rrugë lulëzon, entuziaste që iku edhe një dimër tjetër. Hera e parë që ai e pa, ishte marramendëse.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përtej kufijve
Origjinali: Quando tutto inizia
Gjinia: Roman
Autori: Fabio Volo
Shqipëroi: Anja Cura
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2019
Fq. 198
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-99943-0-532-2

Mbi librin

Silvia dhe Gabrieli takohen në pranverë, atëherë kur rrobat janë të lehta dhe jeta nëpër rrugë lulëzon, entuziaste që iku edhe një dimër tjetër. Hera e parë që ai e pa, ishte marramendëse.

Ajo nuk është një bukuri absolute, e papritur, verbuese; është bukuria sipas konceptit të tij mbi bukurinë. I mjaftuan vetëm pak fjalë për të humbur mendjen: të zbulosh se në botë ekziston dikush me të cilin kuptohesh fluturimthi, pa u sforcuar, është një mrekulli e vogël, ndihesh më pak i vetmuar.

Jashtë është bota me zhurmën dhe vështirësitë e saj, por kur ata janë së bashku në apartamentin e tij, ka vetëm magji: bëjnë dashuri, flasin, janë të sinqertë, heshtin për ta disiplinuar lumturinë e tyre. Deri kur flluska çahet dhe fillojnë të shfaqen dilemat.

A mundet vërtet dikush ta ndalojë jetën e tij për një pushim? Ndoshta njerëzit që takojmë na shërbejnë për të kuptuar se cilët duhet të bëhemi në të ardhmen dhe se gjërat e rëndësishme fillojnë atëherë kur gjithçka duket se ka marrë fund.

Ky libër rrëfen një histori dashurie, por edhe më tepër se kaq. Ndjenjat shpalosen në të gjitha nuancat dhe pengesat e tyre të vogla, me thjeshtësinë dhe saktësinë që e bëjnë Fabio Volo-n një autor unik dhe shumë të dashur jo vetëm për lexuesit italianë, por edhe më gjerë.

Në sfondin e një narrative që të mban pezull deri në faqen e fundit, qëndron dilema e zgjedhjes gjithmonë e më të vështirë, midis “ne” dhe “unë”, midis sakrificave që bëjmë për përmbushjen tonë personale dhe atyre që jemi gati të bëjmë për një njeri tjetër, për çiftin ose familjen. Dallimi midis përmasave të lumturisë vetjake dhe lumturisë së përbashkët.

Detajet e librit
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E gjitha jetë, Fabio Volo

Sekreti i marrëdhënies në çift nuk është thjesht mbajtja gjallë e dashurisë, por gjetja e ekuilibrit të duhur midis dy personave në të cilët ne shndërrohemi duke jetuar pranë njëri-tjetrit. Ishin aq mirë bashkë, por çfarë ngjau me jetën e tyre? Çfarë u ndodhi dy të mbyllurve në një dhomë hoteli me tabelën "MOS SHQETËSO!" në derë? Ku përfunduan pasioni,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpresa dhe gënjeshtra, Marian Keyes

Ana Uollsh pëson një aksident të rëndë automobilistik dhe një mëngjes gdhihet në divanin e sallonit të shtëpisë së prindërve në Dublin. Ç'u bë puna e saj si agjente e marrëdhënieve me publikun në Nju-Jork? Ku është burri i saj i dashur, Aidani, të cilit ajo i dërgon e-mail-e që mbeten pa përgjigje?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kthimi, Nicholas Sparks

Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet të ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Arka e Noes

Letra Milenës, Franz Kafka

Franz Kafka e takoi Milena Jesenskà-n në vitin 1920, kur ajo ishte duke përkthyer tregimet e tij të hershme në gjuhën çeke, dhe shumë shpejt marrëdhënia e tyre kaloi në një fazë më të ngushtë. Ndjenjat e Kafkës ndaj Milenës qenë aq të forta, saqë i rrëfeu asaj ditarët e tij dhe, duke vepruar kësisoj, i hapi asaj zemrën dhe i rrëfeu ndërgjegjjen e vet. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P21

Botuesi: Fan Noli

Dukesha, Danielle Steel

Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)