Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar

Çdo ditë nga dhjetë minuta, Chiara Gamberale

Toena

"Çdo ditë nga dhjetë minuta" është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.

7,93 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Çdo ditë nga dhjetë minuta
Origjinali: Per dieci minuti
Gjinia: Roman
Autori: Chiara Gamberale
Shqipëroi: Aurora Kenga
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 216
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-4291-4-8

Mbi librin

Botohet në shqip romani "Çdo ditë nga dhjetë minuta", bestseller-i i radhës i autores italiane Chiara Gamberale. Roman që është shitur në më shumë se 200.000 kopje deri më tani vetëm në Itali dhe në mbi 150.000 kopje në Argjentinë, Kili e vende të tjera të Amerikës Latine ku është botuar.

Madje, ai vazhdon të jetë në krye të klasifikimeve të librave më të shitur sipas gazetës Corriere della Sera duke u klasifikuar në listën e 100 librave më të lexuar të të gjitha kohërave sipas botuesit të tij, Feltrinelli.

"Çdo ditë nga dhjetë minuta" është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.

Dhe Kiara, personazhi kryesor i romanit, do të duhet të përjetojë, jashtë vullnetit të saj, historinë e ndarjes me shokun e jetës, i cili e braktis për një vajzë më të re. E për më keq, do të humbasë pas kësaj edhe vendin e saj të punës, apartamentin në të cilin kishte jetuar në çift dhe... kuptimin e jetës.

Këtu nis në të vërtetë historia e dhjetë minutave "ndryshe" në jetën e saj të përditshme. Për të dalë nga gjendja depresive, për t'i shpëtuar pakuptimësisë së ditëve të saj të zbrazëta dhe netëve të saj plot ankthe, ajo nis të frekuentojë një psikologe, e cila i jep "recetën" e rizbulimit të vetvetes dhe të harmonisë me botën që e rrethon.

Por, a do të mjaftojnë "10 minuta ndryshe" për 1 muaj rresht që ajo të risjellë gëzimin dhe ekuilibrin në jetën e saj? Ngelet për t'u zbuluar në faqet e këtij romani, që nënkuptohet, është edhe një histori personale.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P13

Botuesi: Fan Noli

Dashnorja, Danielle Steel

Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 
9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.
11,89 CHF
More
Në gjendje

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.
15,85 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000082

Botuesi: Botimet Dudaj

Bije prostitute, Kristine Gren

Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën.
5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Vajza të dashuruara, Jacqueline Wilson

Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.
5,95 CHF
More
Ne gjendje

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
7,93 CHF
More
In Stock

Botuesi: UEGEN

Ujëvara e vetmisë, Danielle Steel

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të...
9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Brenga e shpirtit, Nicholas Sparks

Tejlori , zjarrfikës në një qytezë të Karolinës së Veriut, është një burrë që nuk i trembet rrezikut. Megjithatë. kurajoja e tij është më e vogël, kur është në mes të rreziku së rënies në dashuri.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht, Jean-Jacques Fdida

Ato na ftojnë në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm, drejt një udhëtimi i cili ushqen shpirtin dhe na mëson t’i rikthehemi kohë pas kohe përrallave për të gjetur një këshillë të mençur apo një dritë për të na ndriçuar udhën tonë.
19,82 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.
7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.
11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
8,92 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.
9,91 CHF
More
Ne gjendje