
Referenca: K1R2P11
Botuesi: Bota Shqiptare
Një shëtitje e paharrueshme, Nicholas Sparks
Një libër i jashtëzakonshëm,...prekës dhe shpeshherë rrëmbyes... Një libër që nuk do ta harroni shpejt.
Banner
Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër.
Titulli: I dashur Xhon
Origjinali: Dear John
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Ilirjan Isaraj
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 328
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-939-2-8
Ky libër është në gjuhën shqipe
Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër. Më pas, gjatë një liridalje takon vajzën e ëndrrave të tij. Savana Lin Kërtis studionte në një nga kolegjet e Karolinës së Veriut, punonte për "Sreha për Shpresë" dhe qe shumë e papërgatitur për tërheqjen pasionante që ndjeu për Xhon Tairin.
Tërheqja ishte e dyanshme dhe shumë shpejt ajo u bë një nga ato dashuritë që e detyroi Savanën të priste derisa Xhoni të mbaronte shërbimin ushtarak dhe ai të kuptonte se ishte gati të angazhohej me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.
Asgjë nuk e kishte parashikuar se 11 shtatori do të ndryshonte botën dhe do ta detyronte Xhonin të rrezikonte të gjitha ëndrrat dhe shpresat e tij. Si shumë femra dhe meshkuj krenarë, Xhoni do të zgjidhte midis dashurisë dhe detyrës ndaj vendit. Dhe pasi të gjitha këto të liheshin pas, Savana duhej të vendoste të priste apo të vazhdonte jetën e saj. Si të bëjnë zgjedhjen e duhur?
Si të përballojmë humbjen pa u dorëzuar në dashuri? Tani, kur më në fund u kthye në Karolinën e Veriut, Xhoni do të zbulonte se dashuria për Savanën do ta detyronte të bënte zgjedhjen më të vështirë në jetën e tij. Një histori e jashtëzakonshme, "I dashur Xhon" zbulon kompleksitetin e dashurisë, si i mbijeton ajo kohës dhe zemërthyerjes dhe si na ndryshon përgjithmonë.
Nicholas Sparks është një nga romancierët më të adhuruar në botë, një autor me mbi 50 milionë kopje librash të botuar në mbarë botën. Të gjithë librat e tij, duke përfshirë "Tre javë me vëllain tim", biografia e shkruar me vëllain e tij, Micah, janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. Disa nga librat e Nicholas Sparks si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharrueshme", "Ngadhënjimi i dashurisë", "Kënga e fundit" janë përshtatur si skenarë filmash. Ai jeton në Karolinën e Veriut me familjen e tij.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: K1R2P11
Botuesi: Bota Shqiptare
Një libër i jashtëzakonshëm,...prekës dhe shpeshherë rrëmbyes... Një libër që nuk do ta harroni shpejt.
Referenca: 2455
Botuesi: Bota Shqiptare
Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli...
Referenca: K1R2P7
Botuesi: Bota Shqiptare
Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
Referenca: K1R2P2
Botuesi: Bota Shqiptare
A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.
Referenca: K1R2P12
Botuesi: Bota Shqiptare
Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.
Referenca: K1R2P9
Botuesi: Bota Shqiptare
Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.
Referenca: 2525
Botuesi: Bota Shqiptare
Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...
Referenca: 2998
Botuesi: Bota Shqiptare
Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.
Referenca: K1R2P8
Botuesi: Bota Shqiptare
Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
Botuesi: Bota Shqiptare
Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.
Botuesi: Bota Shqiptare
Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.
Botuesi: Living
Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.
Referenca: 2982
Botuesi: Te tjere
Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.
Referenca: K1R1
Botuesi: Bota Shqiptare
Përzgjedhja nisi me 35 vajza. Tani, me grupin e tkurrur deri te Elita, gara për të fi tuar dashurinë e princit Makson është më e ashpër se kurrë. Sa më tepër i afrohet kurorës Amerika, aq më tepër përpiqet të kuptojë ku e çon zemra e vërtetë.
Botuesi: Bota Shqiptare
Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
Referenca: SKU000107
Botuesi: Botimet Dudaj
TitulliPushime në San TropeRomanAutoriDanielle SteelPërktheuEvis CergaShtëpia botueseDudaj, 2003f. 216Pesha: 0.23 Kg.
Referenca: 2412
Botuesi: Dituria
Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...
Botuesi: Bota Shqiptare
Xhunçou, Kinë, 1928. Ndoshta janë flokët e saj të kuqërremë, ose ndoshta jeta e saj tejet e vështirë. Çfarëdo qoftë, Lidja Ivanova ka një shpirt të egër. Nuk ka forcë që t'ia shuajë, as ujërat e ndotura të lumit Peiho.
Botuesi: Living
Jakobi dhe Dasha, dy zëra të humbur në partiturën e jetës, ngjiten në skenë për të luajtur "Koncertin dysh për violinë dhe violonçel" të Brahmsit, i cili, faqe pas faqeje, shndërrohet në sfondin ku ata ripërjetojnë hapat e historisë së tyre të dashurisë. Por jo gjithmonë dashuria është shpëtimtare, aq më pak kur brenda saj pulsojnë pa pushim plagë të vjetra.
Botuesi: Botimet Dudaj
Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten?
Referenca: SKU002049
Botuesi: OMSCA-1
Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...
Botuesi: Living
Libri Katër erërat na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, u parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrifica e së cilës shënjuan një brez të tërë.
Botuesi: Dituria
Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...
Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.
Botuesi: UEGEN
Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.
Botuesi: Bota Shqiptare
Xhjuna ka kaluar nëpër vështirësi që as një nënë nuk do t'i donte. 12 vjet më parë i vranë burrin dhe vajzën e vogël. Vazhdoi të jetonte vetëm për hir të fëmijës që mbante në bark. Por tani përballet me humbjen e vajzës së dytë. Klera ka një defekt në zemër dhe, po të mos gjendet një dhurues, do të vdesë.
Kur Savana Lin Kërtis hyri në jetën e tij, Xhon Tairi e ndjeu se ishte gati të kthente një faqe të re në jetën e tij. Ishte një rebel i inatosur kur u regjistrua në ushtri pasi kishte mbaruar kolegjin, sepse nuk dinte se çfarë të bënte tjetër.