Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Kenga e Fundit, Nicholas Sparks
  • Kenga e Fundit, Nicholas Sparks

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

2525
Bota Shqiptare

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej vitesh.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kënga e Fundit
Origjinali: The last song
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Hasan Bregu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 472
Pesha: 0.643 kg
ISBN: 978-9928-00-052-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej vitesh. Është kjo arsyeja pse Roni e urren, deri në atë pikë sa nuk dëshiron më të ketë të bëjë fare me të. Kanë kaluar tre vjet nga hera e fundit që i ka folur me gojë dhe nuk do të kishte asnjë dëshirë të rifillonte t'i fliste pikërisht tani. Por nuk është ajo që e organizon jetën e saj, akoma jo. E ëma ka marrë një vendim të prerë: ta dërgojë bashkë me vëllain e vogël Xhonan në krahët e atij babai gati të panjohur, i cili është vetëmërguar në një vendth të humbur të bregut lindor. Ku zbavitja më e madhe është të peshkuarit dhe të ushtruarit e sërfit. Ronit i duket sikur ka përfunduar në një makth dhe tashmë është e bindur se ajo do të jetë vera më e mërzitshme e jetës së saj. E megjithatë... Stivi është gjithmonë i ati që i ka mësuar ta dojë muzikën dhe që ka shkruar për të këngët më të bukura. E megjithatë, njohja e Uillit, njeriu i fundit nga i cili besonte se mund të tërhiqej, do të thotë për Ronin ta shohë botën me të tjerë sy. Me Uillin, Roni jeton përvoja që në Nju Jork as që i kishte marrë me mend, si të ruajë gjatë gjithë natës një fole breshkash detare dhe të kundrojë në heshtje perëndimin e diellit në vijën e horizontit. Kështu, pothuajse pa e kuptuar, gjendet e dashuruar marrëzisht, për herë të parë në jetën e saj. Një grusht ditësh, dhe ajo verë e shkurtër bëhet më përvëluesja e stinëve. E paharrueshme, si dashuria e parë.

Mbi autorin


Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Ka shkruar romane të shumtë bestseller të përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe është një nga romancierët më të adhuruar në botë me mbi 80 milionë kopje librash të botuar. Nga librat e tij janë realizuar filma të njohur si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharruar", "I dashur Xhon", "Kënga e fundit" etj. Gjithmonë në majën e klasifikimeve ndërkombëtare, Nicholas Sparks ka treguar se është mjeshtër i pakundërshtueshëm i ndjenjave dhe librat e tij duhen e pëlqehen nga lexuesit e të gjithë botës. Jeton me të shoqen dhe pesë fëmijët në Karolinën e Veriut.  

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2525
9789928000521
9789928000521
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Unë nuk kam frikë, Niccolo Ammaniti

Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.
675 Lekë 750 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P29

Botuesi: Dituria

E fiksuar pas dyqaneve, Sophie Kinsella

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet!
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Muza

Dashuri me kusht, Lauren Asher

E zhgenjyer dhe e tradhtuar nga dashuria e kaluar, Zahra ecen ngadale e me hapa te sigurt ne marredhenien e re. Por sa me shume matet, aq me teper Roan kerkon prej saj dhe rruga drejt nje bashkimi te mundshem e te qendrueshem eshte e gjate.
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2455

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngadhënjimi i dashurisë, Nicholas Sparks

Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli... 
720 Lekë 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Ujëvara e vetmisë, Danielle Steel

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Duaj atë me të cilin je, Emily Giffin

Elena dhe Endi Graham gëzojnë një martesë të përkryer. Thellësia e devotshmërisë së tyre dhe natyrshmëria me të cilën nxjerrin në pah më të mirën e njëri – tjetrit, nuk mund të vihen në dyshim. Por, një pasdite fatale Elena ndesh Leon, njeriun që nxorri në dritë më të keqen te ajo. Njeriun që e pati braktisur dhjetë v
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje