Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
frasheri ne historine e shqiperise, alfred e neki frasheri
  • frasheri ne historine e shqiperise, alfred e neki frasheri

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

SKU000475
Botimet Dudaj

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe

4,25 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Frashëri në historinë e Shqipërisë
Origjinali: Frashëri në historinë e Shqipërisë
Gjinia: Histori
Autori: Alfred Frashëri, Neki Frashëri
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 256
Pesha: 0.40 kg
ISBN: 978-99943-0-051-8

Mbi autorin

Alfred Irfan Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe kualifikimin e tyre pasuniversitar.

Kandidat i shkencave (1974), docent (1982), doktor i shkencave (1987) dhe profesor (1989). Pedagog në Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik për 46 vjet për lëndët "Elektrometria", "Metodat Gjeofizike të Kërkimit", "Fizika e Tokës" etj. ka botuar 11 tekste mësimore, midis të cilëve tekstin e parë të gjeofizikës në vend "Gjeofizika kantierale" (1964, 1971), "Elektrometria" (1985, me bashkautorë), "Gjeofizika inxhinierike dhe e mjedisit" (2005) etj.

Ka mbajtur leksione dhe në disa universitete europiane, në SHBA dhe në Kanada. Ka udhëhequr 8 disertantë. Ka eksperimentuar dhe zbatuar për herë të parë në Shqipëri metodat e reja gjeofizike, ka kontribuar në zgjerimin e fushave të zbatimit të gjeofizikës, si dhe rritjen e thellësisë së kërkimeve gjeofizike të naftës dhe të gazit në detin Adriatik, të informatizimit të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeofizike, të studimit të burimeve të energjisë gjeotermale.

Bashkautor i Atlasit Gjeotermal të Europës (1991) dhe i Atlasit të Burimeve Gjeotermale në Europë (2002). Ka kryer 64 studime dhe ka drejtuar 20 projekte, nga të cilët 5 ndërkombëtarë. Ka botuar 7 monografi, midis të cilave "A review of the application of geophysical methods for exploration of copper and chromite deposites in Albania" (2006), 48 artikuj në vend dhe 20 në periodikun shkencor ndërkombëtar, ka referuar në 50 kongrese e konferenca shkencore kombëtare dhe në 56 ndërkombëtare.

Alfred Frashëri është anëtar nderi i Bashkimit Europian të Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinierëve (EAGE) dhe i Shoqatës Gjeofizike të Ballkanit, anëtar i Shoqatës së Gjeofizikantëve Kërkues të USA (SEG) dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeotermisë (IGA). Është një nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës Gjeofzike të Shqipërisë dhe i Bashkimit Shqiptar të Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinierëve, të cilat i ka drejtuar për shumë vjet. Është dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit lll, Medaljen e Punës, si dhe më Medal of Honor Millenium 2000.

Detajet e librit
SKU000475
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.
8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2589

Botuesi: Te tjere

Liri e kercenuar, Fatos Lubonja

Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.
5,02 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000754

Botuesi: Onufri

Kohë barbare, Ismail Kadare

Bisedat e këtij libri janë regjistruar gjatë një periudhe prej tre vjetësh. Çdo takim me Ismail Kadarenë fillonte dhe mbaronte me arsyetime politike që, siç do ta vini re, shfaqen herë pas here në bisedat tona. 
5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shqiptarët me dy Hoxha, Ylli Polovina

Ylli Polovina është autor i mbi gjashtëdhjetë librave me tematikë ngjarjet më kryesore kombëtare të cenzuruara deri tani apo të keqshkruara qëllimisht prej pushtetit politik të radhës.Libri Serbi, armiku miku ynë është një ndër botimet e fundit të autorit gjatë vitit 2022.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.
15,30 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
8,50 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.
4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?
11,05 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...
6,80 GBP
More
Ka mbaruar