Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1
  • Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

2864
Plejad

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Elita shqiptare, Mid'hat Frashëri, vëllimi i parë
Origjinali: Elita shqiptare, Mid'hat Frashëri, vëllimi i parë
Gjinia: Shkenca politike
Përgatiti: Uran Butka
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2008
Fq. 580
Pesha: 0.71 kg
ISBN: 978-99956-658-1-6

Fragmente nga libri

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë, vetëm atëherë edhe çdo shqiptar, mund që të jetë i lëvduar dhe i nderuar si person; me një fjalë duhet që të marrë edhe vetë pjesën e këtij nderimi...

Shqiptarin e kanë kallëzuar si pakë tepër individualist: mbase kjo është një e metë e rrjedhur prej çukavet dhe maleve të Shqipërisë, si kotësija që zu ngoje më sipër. Individualizma e bën njerinë egoist, të ashpër, të pashkuar me shokun. Ky karakter na shpjegon pse shtëpitë tek ne janë lark njëra – tjatrës, në një mërgim plot çbesim, pa ate afërim dhe të grumbulluar që shquan katundet dhe qytetet në ata vise më të qytetëruar nga ne. Thonë se frika e egrësiravet, e kafshëvet të egra, e ka bërë njerinë të afrohet te njëri – tjatri dhe të formojë banime të mbledhur tok. Mjerisht, në Shqipëri ajo që malsori duket se trembet më tepër, është jo bisha, po vetë njeriu.

Për të zmbrapsur këtë të metë, duhet që të mësojmë njerëzinë në pjekje, të vijnë në takime me shoku – shokun. Këshillat e mësuesit do të jetën fort të dobishmë; po ka edhe një mjet veprimi tjatër: sportet, futbolli, bojskautizmi, lodrat me top, lodrat popullore, ekskursionet më këmbë, rendjet, mundjet etj. Këto lodra, këto ushtrime i japin njeriut jo vetëm shëndet dhe pregatitin një racë të shëndoshë, po e bëjnë edhe që të fitojë cilësi morale dhe shoqërore...

Koment nga Uran Butka

Mid'hat Frashëri ishte një parashikues gjenial. Ai ishte i bindur që çështja shqiptare e shtruar për zgjidhje për më se një shekull, do ta gjente më në fund atë, sepse nuk ishte vetëm një çështje e brendshme e Shqipërisë, por një problem kyç i Europës Juglindore dhe më gjerë. "Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkan vërteton mirë se ngjarjet në Shqipëri nuk janë aspak të brendshme, por janë pjesë e një të tëre me rëndësi botërore, që do të ketë efekte të mëdha ndërkombëtare në kohën e ardhme", thoshte ai. "Për mua ka vetëm një mënyrë që të normalizohet gjendja në Shqipëri: mbajtja e lidhjeve me lëvizjen demokratike".

Kjo profeci e thënë më se 100 vjet më parë, u vërtetua në vitin 1992 me zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe në vitin 1999 me ngjarjet në Kosovë, të cilat hapën një epokë të re jo vetëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por edhe për zhvillimet botërore, sepse ndërhyrja e NATO – s në Kosovë nuk u bë për motive pushtimi apo çlirimi, por për mbrojtjen e vlerave humane e demokratike.  

Detajet e librit
Plejad
2864
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Ballkanizimi i Europës, Sylo Taraku

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001301

Botuesi: Dituria

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2898

Botuesi: Tirana Times

Nje dhe e pandashme, Giorgio Napolitano

Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta, janë të kuptueshme dhe domethënëse dhe nuk mund të konsiderohen në kontrast me risjelljen e tyre drejt Bashkimit.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2867

Botuesi: Plejad

Oriental apo Okcidental, Krist Maloki

Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
550 Lekë
More
Ne gjendje