Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda
  • Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

2468
LIRA

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Si ta kuptojmë Frojdin
Origjinali: Comprendre Freud
Gjinia: Psikologji
Autori: Zhak Seda
Shqipëroi: Marjeta Thomaj
Shtëpia botuese: LIRA
Viti: 2012
Fq. 256
Pesha: 0.286 kg.
ISBN: 978-99956-801-9-0

Mbi librin

"Vazhdimisht jam i bindur për gabueshmërinë time... A do të arrij të bëj diçka? Nuk e di." Qoftë Jungut në vitin 1906, qoftë Ferencit më 1911, Frojdi nuk ua fshehu çështjet që trajtoi në lidhje me atë që do të ishte zanafilla e një revolucioni të pashembullt: psikanaliza. Frojdi cilësohet para së gjithash si një "person intuitiv", që përdor një metodë empirike që nuk shkon mirë me teorinë, tek e cila ai vazhdimisht nuk ka besim.

A mund të arrihet kjo? Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri, që nga letërkëmbimi voluminoz dhe shkrimet e ndryshme që dëshmojnë për tërësinë e çështjeve dhe të intuitave të cilat shënuan lindjen e psikanalizës.

Ky rrugëtim përmes etapave të mëdha të mendimit frojdian synin të na kujtojë se përçapja e ndërmarrë nga Frojdi nuk është as e ngurtë, as dogmatike, sepse shumë shpejt ai u bind se kushti absolut për çdo pacient për të fituar vendin e tij të veçantë dhe të pavarur qëndron në një pozicion të analistit që përjashton çdo pretendim për pushtet apo njohje mbi tjetrin. Po kjo a mund të arrihet?

Mbi autorin

Zhak Seda është psikanalist. Ai ka botuar shumë artikuj dhe ka marrë pjesë në redaktimin e veprave të ndryshme. Është anëtar i Hapësirës Analitike dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Historisë dhe të Psikanalizës.

Detajet e librit
LIRA
2468
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Fuck Kritika, Dr. Denisa Hoxha

Së fundi, ky libër është një ftesë për të hyrë në një marrëdhënie më të thellë dhe më të dashur me veten tuaj. Ashtu si një ditë kur shikoni në pasqyrë dhe ndiheni të mahnitur nga reflektimi juaj, ky libër do t’ju ndihmojë të ndiheni të mahnitur dhe të lumtur me veten tuaj - jo vetëm për një moment, sepse fuqia e vetëreflektimit do lërë gjurmë të thella...
12,52 CHF 13,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shkenca e të jetuarit, Alfred Adler

Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001554

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është dashuria Art? Nëse po, ajo kërkon njohuri dhe përpjekje. Ose a është vallë dashuria një ndjenjë e këndshme, e cila për përvojën është një çështje fati, si diçka në të cilën dikush "bie brenda" nëse është me fat? Ky libërth bazohet në hipotezën e parë, ndërsa shumica e njerëzve sot besojnë pa dyshim në hipotezën e fundit.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

Libri dëshiron të bindë lexuesin se të gjitha përpjekjet e tij për dashuri janë të caktuara të dështojnë nëse ai nuk përpiqet të zhvillojë më aktivisht në mënyrë sa më të plotë personalitetin e tij, me qëllim që të arrijë një orientim produktiv; se kënaqësia në dashurinë individuale nuk mund të arrihet pa aftësinë për të dashuruar të afërmin, pa bindje të...
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001205

Botuesi: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar