Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Antologjia e poezive më të bukura në botë
  • Antologjia e poezive më të bukura në botë

Antologjia e poezive më të bukura në botë

Mediaprint

Kam bindjen se ky libër përfaqëson disa nga arritjet më të mira të poezisë në botë, poezi e cila nuk kërkon të vetëspjegohet para kritikëve skeptikë dhe para lexuesve, përse është e tillë, një poezi që ka kurajon të vetëquhet poezi, ngase estetikisht përputhet me gjithë krijimtarinë poetike në tërësi, poezi që nderon përparësinë e komunikimit me lexuesin - sa kohë që jemi krijesa të gjuhës dhe që është pjesë e tërësishme e vlerave të shpirtit njerëzor!

12,84 CHF
11,56 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Antologjia e poezive më të bukura në botë

Gjinia: Poezi

Autori: Grup autorësh

Shqipëroi: Rudolf Marku

Shtëpia botuese: Mediaprint

Viti: 2024

Fq. 218

Pesha: 0.370 kg

ISBN: 9789928087447

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

QËLLIMI i kësaj përmbledhjeje është sjellja në një libër të vetëm e disa prej poezive që më kanë pëlqyer më tepër, gjatë leximit të poezisë botërore, përgjatë shumë viteve. Struktura e këtij libri nuk është as tematike, dhe as gjeografike. Është një përmbledhje e poezive që i kanë rezistuar dhe qëndruar kohës, falë kanoneve estetike.. Qëllimi im është t'u ofroj lexuesve kënaqësinë e leximit poetik, në kuptimin e thjeshtë dhe, njëherësh kompleks, të konceptit kënaqësi leximi.Libri është një katalog poetik që përfshin krijimet që nga fillimet e shkrimit, Mesopotami dhe Rigvedat e Tibetit, deri në kohërat tona. Poezia e shekullit të XX zë një vend të rëndësishëm në këtë vëllim.Në planin personal, ky libër është një ndalesë gjatë udhëtimit tim gjysmë shekullor në peizazhet e fushave e të vargmaleve, honeve dhe greminave të frikshme dhe, njëkohësisht, joshëse të Poezisë Botërore.

Një peizash, pjesë të rëndësishme të cilit kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj edhe poezinë e shkruar në gjuhën shqipe.Përmbledhja përfshin tetëdhjetë e dy poetë, dhjetë prej tyre Nobelistë dhe përmban njëqind e dyzet e pesë poezi. Kam bindjen se ky libër përfaqëson disa nga arritjet më të mira të poezisë në botë, poezi e cila nuk kërkon të vetëspjegohet para kritikëve skeptikë dhe para lexuesve, përse është e tillë, një poezi që ka kurajon të vetëquhet poezi, ngase estetikisht përputhet me gjithë krijimtarinë poetike në tërësi, poezi që nderon përparësinë e komunikimit me lexuesin - sa kohë që jemi krijesa të gjuhës dhe që është pjesë e tërësishme e vlerave të shpirtit njerëzor!

Detajet e librit
Mediaprint
9789928087447
9789928087447
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2571

Botuesi: Te tjere

Poezi, Federico Garcia Lorca

Çfarë të them për poezinë? Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia.
2,41 CHF 2,68 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Këngët e Maldororit, Isidore-Lucien Ducasse Lautreamont

Jeta e tij mbaron, ashtu si dhe vepra, mes një misteri të paanë. Ne dimë vetëm që u zhduk prej kësaj bote, ashtu si Maldororit, vëmë re se ky personazh legjendar e i çuditshëm erdhi midis nesh vetëm për të na thënë disa gjëra të caktuara, që veç ai mund t'i thoshte, dhe pastaj të sprapsej pa dashur të na japë llogari për ato çka tha.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Poezi, Oskar Milosz

Kur të vijë ajo – do të bëhet gri apo e blertë në sytë e saj,E blertë në lumë apo gri?Ora në këtë të ardhme kaq të lashtë do të jetë lajm,Lajm, por kaq pak i ri...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Vepra e plotë poetike, Vasko Popa

Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra.
12,04 CHF 13,38 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2846

Botuesi: Te tjere

Pese poete te medhenj amerikane

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.
28,89 CHF 32,10 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje