Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Letër në nëntor, Elvana Zaimi - Tufa
  • Letër në nëntor, Elvana Zaimi - Tufa

Letër në nëntor, Elvana Zaimi - Tufa

M&B

Rimarrja dhe rishikimi i këtyre përkthimeve të kryera përgjatë shumë vitesh, ripërjetimi me tekstin dhe frymën e origjinalit më ka bërë shpesh ta harroj këtë botë, për njëfarë shkalle, dhe t’i besoj ndjeshmërisë sime gjuhësore, të krijoj një botë të re, e cila do të jetë e varur nga ajo tjetra, e mëparshmja, nga origjinali, sikundërse kujtesa e një dite varet nga po një ditë e mëparshme. 

13,88 GBP
12,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Letër në nëntor

Origjinali: Letër në nëntor

Gjinia: Antologji 

Autori: Elvana Zaimi - Tufa

Shtëpia botuese: M&B

Viti: 2024

Fq. 448

Pesha: 0.610 kg

ISBN: 978-9928-820-64-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Përkthimet e poezive të përfshira nën titullin “Letër në nëntor” përbëjnë një antologji personale të lirikës botërore, ku mbizotëron, kryesisht, me pak përjashtime, peizazhi modern i zërave dhe traditave poetike të shekujve XX-XXI. Ideja e antologjisë është përftuar relativisht vonë, me zgjerimin e repertorit të teksteve të përkthyera përgjatë 25 viteve, derisa në një moment (gjithmonë vjen një moment i tillë), m’u dha dhe ideja e një filli lidhës që t’i mbante bashkë këto poezi në një kornizë konceptuale. Dhe, nëse do t’i vija, pak a shumë, një përcaktim kësaj kornize, atëherë, sipas bindjes sime një përcaktim i përshtatshëm do të ishte “Lirika metafizike”, që është një shkrirje e vizioneve ndjesore e botëkuptimore.

Rimarrja dhe rishikimi i këtyre përkthimeve të kryera përgjatë shumë vitesh, ripërjetimi me tekstin dhe frymën e origjinalit më ka bërë shpesh ta harroj këtë botë, për njëfarë shkalle, dhe t’i besoj ndjeshmërisë sime gjuhësore, të krijoj një botë të re, e cila do të jetë e varur nga ajo tjetra, e mëparshmja, nga origjinali, sikundërse kujtesa e një dite varet nga po një ditë e mëparshme. Dhe për këtë kredhje, për këtë harrim të bukur nga gjuhët e mëdha në stihinë e shqipes, ndjej se më duhet ta falenderoj e t’i jem mirënjohëse gjuhës amtare.

Detajet e librit
M&B
9789928820648
9789928820648
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Shpirt / Soul, Emil Asdurian, Bujar Arizi

Një vepër nga një bashkëpunimi i ngushte midis miqsh profesioniste, midis dometheniesh dhe ndjenjash, mes dy zhanresh jo fare të ndryshem, poezise dhe piktures, qe nuk eshté hasur dhe aq shpesh në historine e shkruar te artit, por qe provon edhe një herë rëndesine parësore te mendimit, vjen ne këtë libër modest jo për te paraqitur, ose shpjeguar...
18,32 GBP 20,35 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

!, Gent Demi

Një fjalë goje kjo… po kush shtyhet tani të marrë dhe gjithë librin, për më tepër libër me poezi! E që ka për titull veç një shenjë pikësimi dhe një emër autori shenjuar zbehtë në kopertinë sa mezi të duket, zgjedhje e lutjeve të vetë autorit.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Camera Obscura, Stefan Çapaliku

Poezia e Çapalikut paraqitet si një sublimim i armës, si një vrasje e pandërgjegjshme, e butë, e përshtatshme për një kohë të trishtuar dhe plot ankth. Aiparaqitet tërësisht si një autor bashkëkohor që beson se përmbajtjet e reja e çojnë natyrshëm drejt estetikave të reja.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000769

Botuesi: Onufri

Litota, Sabri Hamiti

Titulli: LitotaPoezi të zgjedhuraAutori: Sabri HamitiShtëpia botuese: Onufri381 f.; 21 cmISBN 978-99943-32-31-1Pesha: 0.5 kgMbi librinI paepur në kërkim të një ideali poetik, Hamiti u drejtohet modeleve
7,49 GBP 8,33 GBP
More
Ka mbaruar

Kënga e turmës, Rita Petro

Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm Zoti është aq lart sa gjëkundi s'duket, Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,Dhe kur dalin, ata duan vetëm t'i dëgjosh.Ndaj ne jemi një turmë e madhe, e shtrënguar, jetime. Këndojmë të gjithë me qirinj të fikurFryu erë e fortë, s'ka kush të na i ndezë, Ne tribunë nuk duket këmbë njeriu Dhe kur vijnë,Nuk kanë me...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje