Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • I ri
Prendimi i andrrimeve, Gasper Pali
  • Prendimi i andrrimeve, Gasper Pali

Prendimi i andrrimeve, Gasper Pali

Berk

Poezia e Palit përqendrohet te dialogu  me  vetveten,  dhe ndjeshmëritë e tij të larta, bashkë me elementet  më personale dhe intime. Vlerën e poezisë së Palit e shënjoi edhe periudha në të cilin ai shkroi, periudhë mjaft e rëndësishme në dialogun e letërsisë shqipe me poetikat bashkëkohore perëndimore.

8,19 GBP
7,37 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Prendimi i andrrimeve

Origjinal:Prendimi i andrrimeve

Kategoria:Roman

Autori:Gasper Pali

Përgatiti:Lisandri Kola

Botues:Berk

Viti: 2024

Fq.104

Pesha: 0.120 kg

ISBN:9789928368249

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Prendimi i andrrimeve”, përgatitur nga Lisandri Kola, është ribotim i përmbledhjes poetike të poetit Gasper Pali, pajisur me shënime të hollësishme nga Lisandri Kola, me fotografi, materiale faksimile dhe një intervistë.

Pali  i  takon  atij  grupi  autorësh  të viteve ‘30- ‘40 që  patën  fatin  e  keq të  kenë  një  jetë  të shkurtër, një poezi të pakët në vëllim, të botuar kryesisht në organet e shtypit, por me  vlera  të  vëna në  dukje që  në  botimin e parë. Ai shuhet nga tuberkulozi në moshën 27-vjeçare.

Gasper Pali është  ndër ata autorë  që  gjatë  gjysmës së dytë  të  shekullit të shkuar nuk u mohuan, por  që  si  pasojë  e  mungesës  së botimeve  dhe  pëfshirjes  në  antologjitë  shkollore,  mbetën  pak  të  njohur  nga lexuesi i gjerë. Poezia e Palit përqendrohet te dialogu  me  vetveten,  dhe ndjeshmëritë e tij të larta, bashkë me elementet  më personale dhe intime. Vlerën e poezisë së Palit e shënjoi edhe periudha në të cilin ai shkroi, periudhë mjaft e rëndësishme në dialogun e letërsisë shqipe me poetikat bashkëkohore perëndimore.

Detajet e librit
9789928368249
9789928368249
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Imgur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Në intimitet, Rita Petro

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Qyteti tjetër, Artur Balli

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatur
3,27 GBP 3,64 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu më vete e me tjerë, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
3,27 GBP 3,64 GBP
More
Ka mbaruar