Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha
  • Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha

Tharja e kënetës së Maliqit, Artan Hoxha

Onufri

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me dikotominë gjeografike midis Orientit dhe Oksidentit. Udhëheqja komuniste shqiptare e riprodhoi këtë përfytyrim manikeanist të botës.

20,82 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tharja e kënetës së Maliqit (kopertinë e trashë)

Origjinali: Tharja e kënetës së Maliqit 

Gjinia: Histori

Autori: Artan R. Hoxha

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2021

Fq. 320

Pesha: 0.760 kg

ISBN: 978-9928-354-05-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Tharja e kënetës së Maliqit ka shërbyer si një simbol i rëndësishëm i programit të modernizimit të Shqipërisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, projekti shërbeu si metaforë e bonifikimit të së shkuarës, e zhbërjes së trashëgimisë osmane dhe e orientimit të vendit kah modeleve perëndimore. Kundërvënia midis progresit dhe prapambetjes u shkri me dikotominë gjeografike midis Orientit dhe Oksidentit. Udhëheqja komuniste shqiptare e riprodhoi këtë përfytyrim manikeanist të botës. Tashmë, Bashkimi Sovjetik e zëvendësoi Europën si pikë referimi që mundësonte mbërrirjen në utopinë e shumëpritur të zhvillimit. Komunistët shqiptarë e integruan bonifikimin e Maliqit brenda rivalitetit të Luftës së Ftohtë dhe dikotomisë hapësinore të tij. Ndërsa sot, tharja e kënetës së Maliqit shërben si pjesë e asaj narrative që dënon të shkuarën komuniste dhe refuzon Lindjen. Kështu, polariteti Lindje-Perëndim rivitalizohet sërish dhe njëkohësisht rikonfirmon përkushtimin e qeverive post-socialiste ndaj modelit europiano-perëndimor. Projekti i Maliqit dhe mënyra se si ai kujtohet, vijon të qëndrojë brenda kësaj skeme kundërvënëse dhe pikërisht këtu merr edhe gjithë fuqinë e tij simbolike.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354051
ean13
9789928354051
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Sundimi pa pushtim, Luan Dode

Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, e vënë nën regjimin komunist, ishte përpara rrezikut të përfshirjes nga aletja – motër e atyre viteve, ish – Jugosllavia komuniste. Punimi që paraqitet merret me historinë e Shqipërisë për harkun kohor 1945 – 1948, gjatë të cilit zhvillimet në vned, pothuajse në të gjitha fushat, kanë qenë të...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Esse për diktaturën komuniste, Maks Velo

Titulli: Esse për diktaturën komunisteOrigjinali: Esse për diktaturën komunisteGjinia: Esse, publicistikëAutori: Maks VeloShtëpia botuese: 55Viti: 2003Fq. 240Pesha: 0.364 kgISBN: 978-99927-820-9-9
5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Vëllai i pengut, Reshat Agaj

Titulli: Vëllai i pengutOrigjinali: Vëllai i pengutGjinia: KujtimeAutori: Reshat AgajShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 264Pesha: 0.345 kgISBN: 978-9928-04-121-0
5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
16,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
16,66 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2196

Botuesi: Te tjere

Procesi i Tiranes, Vladimir Bregu

Përsa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol më.
7,29 
More
In Stock

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia dhe Kina, nje aleance e pabarabarte, Elez Biberaj

Gjatë 17 vjetëve (1962 – 1978), Shqipëria e përdori këtë aleancë si një strategji për të ndjekur dhe siguruar objektivat e saj kombëtare. Kjo marrëdhënie, e shqyrtuar këtu nga një këndvështrim shqiptar, u bë akoma edhe më unike nga një mospërputhje e thjeshtë interesash, nga largësia e madhe gjeografike, nga ndryshimet e thella historike dhe kulturore.
12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
21,86 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: 2140

Botuesi: Te tjere

Masakra e Tivarit, Uran Butka

Krimet me përmasa, implikime dhe pasoja ndërkombëtare, siç ishte edhe Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar e gjykuar drejtësisht dhe dënuar, të paktën, moralisht, që të mos mbeten si njollë e pashlyer, si plagë e hapur dhe si urrejtje vepruese.
10,41 
More
Ka mbaruar