Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kadare dhe regjimi komunist, Dashnor Kaloci
  • Kadare dhe regjimi komunist, Dashnor Kaloci

Kadare dhe regjimi komunist, Dashnor Kaloci

UET Press

Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.

13,64 GBP
12,28 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kadare dhe regjimi komunist, 101 dokumente nga aparati diktatorial shtetëror 1959 - 1991
Gjinia: Histori
Autori: Dashnor Kaloçi
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2018
Fq. 712
Pesha: 1.021 kg.
ISBN: 978-9928-190-94-9

Komente mbi librin

"Ky botim i zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. I gjithi është libër denoncimesh, raportesh të fshehta, përgjimesh. Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin. Hapja e dosjeve, një proces i vonuar. Unë kam vite dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.

Çdo diktaturë kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehë krimet. Ky është një obsesion, fiksim i saj, të fshehë krimet për të mos lënë gjurmë. Meqënëse ky libër ka në ballinën e tij emrin tim duket sikur, unë që flas, i bëj një publicitet...

Keqkuptimi që mund të ndodhë është ky: ky libër është për gjithë letërsinë shqipe. Nuk jam vetëm unë atje. Por, kur vihet një emër, vetvetiu mendja shkon sikur është ky kryesori. Pavarësisht se çfarë vendi zë unë në këtë, kjo ka qenë dramë e përbashkët e të gjithë shkrimtarëve shqiptarë që jetuan në komunizëm. Domethënë, përgjimi, pabesia ndaj tyre, ishte një dramë e përbashkët.

Atje ka dhjetëra emra shkrimtarësh, do t'i gjeni, plus që ka dokumente të tjera ende të pazbuluara, të pabotuara dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e tablosë së zymtë, të papërfytyrueshme për Europën e sotme, se si mund të ndodhë në shekullin e XX – të një dramë e tillë gjatë 40 viteve."

Ismail Kadare

"Përgjatë një shekulli të ekzistencës së shtetit shqiptar, ne kemi prodhuar demokraci parlamentare, monarki, diktaturë dhe një tranzicion të gjatë të riorientimit perëndimor, duke vënë shpesh në rrezik dhe fatin e Shqipërisë. Por në të njëjtën kohë, kemi po ashtu 82 vjet, që mbajmë si hajmali brenda vetes një ikonë perëndimore që dhe nëse dështojmë si komb europian dhe kemi pasur kokën gjithnjë nga Perëndimi."

Mero Baze

"Ismail Kadare përfaqëson fenomenin më të lartë kulturor të shoqërisë shqiptare të shekullit të XX – të. Jeta dhe krijimtaria e tij kryesore gjatë regjimit komunist është një nga faktet kryesore dhe më domethënëse në lidhje me raportin e artit me regjimin, letërsisë me diktaturën, e kështu me radhë. Këtë e kanë thënë dhe e thonë profesionistë e ekspertë në dhjetëra e dhjetëra libra dhe studime. Por roli ynë në këtë fushë është shumë më modest."

Henri Çili

"Në këtë libër ka pjesën e vet të dhunës, të së keqes jo vetëm politika, por edhe ana njerëzore. Lasgush Poradeci ka një varg: "Qëndroj në tmerr, zili e botës, se ti s'u ndale duke ndritur (Naimi)". Zilia e shkrimtarëve me shkrimtarët ka çuar te denoncimi.

Por edhe ndeshja e risisë, e modernitetit, cilësitë e larta dhe të panjohura më parë të artit të Kadaresë e kanë zënë në befasi peizazhin letrar të kohës. Jo më kot botimi i një libri si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" është shoqëruar për një vit në shtypin letrar të kohës nga kritika prej specialistëve më të mirë të kësaj fushe në atë kohë.

Edhe u xhelozua ky mjedis letrar, por dhe nuk kishte aparat konceptual që ta përthithte. Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e mbrapme, në anën e zezë të pasqyrës."

Prof. Dr. Sadik Bejko

Detajet e librit
UET Press
9789928190949
9789928190949
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001603

Botuesi: Plejad

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 
10,23 GBP 11,37 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Shoqëria periferike, Artan Fuga

Si u pasuruan shitësit, drejtorët e vegjël dhe sekretarët e partisë të ndërmarrjeve të kohës të komunizmit? Pse ligji për tokën e shkatërroi përgjithmonë ekonominë dhe shtetin shqiptar?
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia dhe Kina, nje aleance e pabarabarte, Elez Biberaj

Gjatë 17 vjetëve (1962 – 1978), Shqipëria e përdori këtë aleancë si një strategji për të ndjekur dhe siguruar objektivat e saj kombëtare. Kjo marrëdhënie, e shqyrtuar këtu nga një këndvështrim shqiptar, u bë akoma edhe më unike nga një mospërputhje e thjeshtë interesash, nga largësia e madhe gjeografike, nga ndryshimet e thella historike dhe kulturore.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2079

Botuesi: Princi

Për bashkëvuajtësit e mi nën komunizëm, Uran Kalakulla

Uran Kalakulla lindi në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
13,10 GBP 14,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Kisha Ortodokse nën komunizëm, Artan R. Hoxha

Qëllimi i këtij punimi është të kapërcejë dikotomitë e pranishme në literaturën akademike dhe eseistikën e deritanishme mbi historinë e periudhës komuniste në Shqipëri. Realiteti njerëzor, ashtu si edhe spektri i ngjyrave, nuk është dhe nuk do parë bardhë e zi.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...
17,19 GBP 19,10 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2618

Botuesi: Te tjere

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl...
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Kadare i denoncuar, Dashnor Kaloci

Dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH – së, të klasifikuara "Tepër sekret", me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, analiza, kritika, dëshmi, raporte, relacione, akuza e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të pa publikuara më parë...!
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kadare në 101 dokumente të Pallatit të ëndrrave, Dashnor Kaloçi

Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 32 vjet (1958 – 1990) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e...
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje